File

Report
Dr.sc. Sylejman Berisha, Prof. Assist.Asist.
Email [email protected]
REZYME
Mësimdhënia
bashkëkohore dhe të
nxënit aktiv kërkon
organizim më fleksibil
të punës në shkollëFakultet.
Gjatë mësimdhënies së
“ Të mendosh në mënyrë
tillë tentohet që nxënësikritike” do të thotë “një
Studenti të jetë në
reflektim i arsyetuar”
qendër dhe të mendojnë
mendojmë për pohimet
në mënyrë kritike,
tona, vlerësimet,
mendimet që prodhojnë
informacion të ri duke u
bazuar në strategji të
reja të kërkimit,
zbulimit, zbatimit,
reflektimit etj.
Në realizimin e mësimdhënies
bashkëkohore në rend të parë
ndikon planifikimi i procesit
mësimor në të cilin punohet
me objektiva, me plane të reja
ditore ku në strukturën e
mësimit përfshihen;
EVOKIMI,
REALIZIMI I KUPTIMIT
REFLEKTIMI
HYRJE
Mësimdhënia bashkëkohore kërkon planifikim të mirëfilltë të materialit mësimor,
metodologjisë mësimore dhe teknikave që do të përdoren për të arritur
objektivat mësimor dhe synimet e shoqërisë.
Dihet se shkolla bashkëkohore dallohet shumë nga ajo tradicionale si në
pikëpamje të metodologjisë dhe të pjesëmarrjes aktive të nxënësve dhe të
arsimtarit ku në qendër kemi nxënësin.
Shkolla bashkëkohore niset nga përvoja e nxënësit duke i stimuluar ata për
aktivitete praktike (puna e tyre në kabinete te ndryshme; kimise, fizikës,
punëtorinë e shkollës etj.), ti zgjerojë dhe ti pasuroj ato aktivitete.
Vlen të theksohet progresisti i SHBA J. Dewey, i cili parasheh kultivimin e
individualitetit të nxënësit, të nxënit e tyre mos të jetë vetëm nga tekstet por
edhe nga përvoja.
(Unë do shtoja se studenti-nxënësi duhet të përfitoj edhe nga profesorët)
Dewey në punimet e tij duke iu përmbajtur parimit të nxënit nëpërmjet përvojës
vetanake paraqet disa probleme:
 Si të fitohen njohurit e organizuara nëpërmjet përvojës vetanake;
 Si të udhëhiqet përvoja e tillë dhe të inkorporohet në atë që është
akumuluar në kulturat e mëparshme e cila kishte me ndikuar që të kuptohet
drejtëpërdrejtë e sotmja si bazë për fitimin e kësaj përvoje.
Pra, përvoja vetanake e nxënësit-studentit është bazë e kësaj shkolle. Kjo teori bazohet
në të nxënit e bazuar në “nxënien gjatë punës” (learning by doing) dhe nëpërmjet
Versioni i Piazhieut mbi aktivitetin gjatë të nxënit ka rëndësi parësore:
të kuptosh diçka, do të thotë të zbulosh pavarësisht.
Për të formuar konceptin e duhur mbi aktivitetin e nxënësit--studentit gjatë të
nxënit duhet të theksohen tre elemente kyçe:
Përcaktohet komponenta kryesore e aktivitetit të nxënësit duke kaluar nëpër
proceset intelektuale të ngjashme me ato që i ka kaluar edhe shkenca për të
arritur deri te zbulimet duke i rekonstruar ato procese mendore.
Objekti i aktiviteteve intelektuale s’është vetëm përvoja e drejtpërdrejtë vetanake,
por edhe përmbajtjet mendore nga disiplinat e ndryshme shkencore.( leximiiiiiiii)
Qëllimi i të nxënit me metoda aktive janë:
 kuptimi i duhur i diturive shkencore, si dhe
 përvetesimi i shkathtësive mendore për aktivitete prodhuese dhe
kreative.
Sipas Piazhieut aktiviteti i nxënësve paraqet “aktivitetin vetanak spontan”, ai
duke folur për parakushtet e reformës së suksesshme të nxënit, veçanërisht të
shkencave natyrore, ai thotë: “ së pari duhet të zbatohen metodat aktive, në të
cilat nxënësi është subjekt duke kërkuar që të vërtetat që duhet të mësohen
duhet përsëri të zbulohen nga nxënësit ose të rikonstruohen në vend që ti
servohen të gatshme” (Piaget, 1975).
Qëllimi kryesor i arsimimit qëndron në formimin e njerëzve krijues e jo
vetëm të përsëritin atë që kanë zbuluar brezat e mëparshme, por të jenë
edhe "Sudentet-nxenesit” shpikës dhe zbulues.
Qëllimi i dytë i arsimimit qëndron në formimin e mendjes që mendon në
mënyrë Kritike, i cili do ta verifikoj apo të pranojë atë që i servohet. (Piaget,
1975).
Në kuadër të metodave aktive roli i Profesorit-Arsimtarit është si inspirues
dhe krijues i situatave në të cilat nxënësi ballafaqohet me problemet, ku
sipas tij nxënësi është një mendimtar spontan dhe individual.
Këtu shkenca nuk merret si sistem i diturive të organizuara, por si burim i
problemeve, gjatë të cilës arsimtari e nxitë nxënësin që vetë të zbulojë.
Me fjalë tjera, të nxënit është një veprimtari mjaft e institucionalizuar, e cila
zhvillohet në institucione të specializuara – shkollat.
STRUKTURA PËR MËSIMDHËNIEN DHE TË NXËNIT AKTIV
Mësimdhënia bashkëkohore e bazuar në filozofinë e zhvillimit të
mendimit kritik bazohet në strukturën:
E (evokim),
R (realizim i kuptimit) dhe
R (reflektimi).
FAZAT E STRUKTURËS
E I EVOKIMI (diskutim para përmbajtjes)
1. Cila është tema?
2. Çfarë dini rreth saj? (radhiti në tabelë);
3. Çfarë prisni, dëshironi ose keni nevojë të mësoni rreth saj?
(radhiti në tabelë).
4. Çfarë doni të mësoni rreth saj?
R II. REALIZIMI I KUPTIMIT. Arrihet prej studentit-nxënësit,
në kohën kur kërkon informacion relativ për parashikimet.
R III. REFLEKTIMI (diskutimi pas përmbajtjes).
a. Çfarë mësuat?
b. Bëni pyetje me kundërpërgjigje për të nxjerrë informacionin e
përmendur në fazën e evokimit;
c. Pas përgjigjeve të pyetjeve mund të pyesni: “Pse mendoni kështu”
EVOKIMI
Në fazën e evokimit bëhet rikujtimi i njohurive paraprake të nxënësve rreth
një teme të caktuar.
Evokimi është faza e diskutimit para dhënies së përmbajtjes.
 arsimtari tregon se cila është tema e mësimit.
 pyet nxënësit çfarë dinë rreth saj (mendimet radhiten në tabelë).
 kërkon të dijë nga nxënësit çfarë presin, çfarë dëshirojnë ose kanë
nevojë të mësojnë rreth saj (idetë radhiten në tabelë).
Në fazën e parë zhvillohet diskutimi në grupe duke i plotësuar idetë me njëri
tjetrin.
Gjatë kësaj kohe nxirret çka është e rëndësishme rreth temës.
Duke e përdorë strukturën gjatë fazës së evokimit, studenteve-nxënësve iu
kërkohet të bëjnë një listë me anë të breinstorming-ut(Stuhi mendimesh)
për ate që ata dine në fillim.
Roli i arsimtarit qëndron në ruajtjen e procedurës nga biseda, të drejtojë atë
dhe të kuptojë mendimin dhe të dëgjojë me kujdes idetë e nxënësve.
Faza e Evokimit ka qëllim; të aktivizojë studentin-nxënësit, sepse të nxënit
është një veprimtari aktive e jo pasive !!!!!!!
EVOKIMI
Kanë shkelqim
karakteristik
metalik,
farkueshmëri, etj.
Janë trupa të ngurtë
të në temperaturë
normale
METALET
Përdoren në të
gjitha degët
industriale
Dallojmë metale të
ngjyrosura dhe të
zeza
EVOKIMI
Fortesia
Plasticiteti
Vetit
Mekanike
Elasticiteti,
Qendrueshmeria,
Viskoziteti
EVOKIMI
Farkueshmeria
Tkurrja
Vetit
teknologjike
Rrjedhshmeria ne
gjendje te lenget
Aftesia per saldim,
Aftesia per kalitje
REALIZIMI I KUPTIMIT
Realizimi i kuptimit është faza e dytë e strukturës së mësimdhënies.
Gjatë kësaj faze lexuesi merr informacione të reja.
Kjo mund të arrihet duke e shfrytëzuar tekstin shkollor ose duke bërë një
eksperiment demonstrues. Kjo është fazë e të nxënit gjatë së cilës arsimtari
ka ndikim më të vogël te nxënësit.
Faza e realizimit të kuptimit është fazë kryesore në procesin e të nxënit, e cila
ka për detyrë që nxënësin ta mbajë të kyçur, të ruajë interesimin dhe ritmin
që e ka vendosur gjatë evokimit. Pasi të përcaktohen njohuritë nga ana e
nxënësve për të cilat kanë qenë të sigurt apo të pasigurt, ata bëhen gati për
realizimin e qëllimit.
Për këtë fazë ekzistojnë disa teknika:
 Procedura e të pyeturit ( sipas kësaj teknike, dy nxënës lexojnë tekstin
së bashku, ndalen në fund të çdo paragrafi dhe me radhë pyesin njëri
tjetrin)
 Mësimdhënia e ndërsjellë ( dihet se rruga më e mire është të mësosh
duke dhënë mësim). !!!!!
REFLEKTIMI
Faza e reflektimit është njëra nga fazat kryesore gjatë të cilës nxënësit përforcojnë të
nxënit e ri dhe në mënyrë aktive rindërtojnë skemën e tyre.
Gjatë reflektimit arrihen këto qëllime:
 Të shprehurit e nxënësve me fjalë vetanake për idetë dhe informacionet që
i
hasin gjatë reflektimit.
 Arsyetimi do të jetë i qëndrueshëm kur informacioni është i vendosur brenda një
strukture me përmbajtje
Nxitjatëe kuptueshme.
shkëmbimit të fuqishëm të ideve midis
.
nxënësve në lidhje me zgjerimin e fjalorit shprehës.
 Paraqitja e shumëfishtë dhe të shumëllojta të përfshirjes së informacionit, çon
drejt ndërtimeve më të ndryshueshme, të cilat mund të jenë të zbatueshme në
praktikë dhe të qëllimshme në të ardhmen.
Në fazën e REFLEKTIMIT si teknika më të përshtatshme për tu përdorur janë:
Ditari dypjesësh, shkrimi i lirë, mendo, puno në dyshe, shkëmbe, Pesëvargëshi,
ese, organizuesit grafik, diagrami i Venit, rrjeti i diskutimeve, gushëkuqi rrethor,
turi i galerisë, shqyrtimi kategorizues etj.
Në fazën e evokimit si teknika më të përshtatshme mund të përdoren:
brainstormingu, kllasteri, parashikimi me terma paraprake, tryeza rrethore etj.
Kurse gjatë realizimit të kuptimit mund të përdoren këto teknika: Inserti, Di /dua të di/
mësoj, Leximi i orientuar – DRTA, tabela e koncepteve, kubimi, mësimdhënie reciproke,
Të nxënit në bashkëpunim etj.
PËRGATITJA E Profesorit PËR ORGANIZIMIN E SUKSESSHËM TË
MËSIMDHËNIES
Përgatitja e orës mësimore përfshinë pjesën e përgjithshme dhe të veçantë.
Pjesa e përgjithshme e përgatitjes i përket mësimit të lëndës në tërësi, kurse
pjesa e veçantë i përket përgatitjes së çdo ore.
Përgatitja e përgjithshme përfshin njohjen e planit dhe programit, përpunimin e
tekstit, doracakut, përmbledhjen e detyrave dhe literaturën profesionale.
Përgatitja ditore konkretisht ndërlidhet me materialin mësimor, metodat dhe
mjetet për realizimin e mësimdhënies.
Duke e patur si kriter periodën kohore, përgatitja e arsimtarit për
mësimdhënie mund të jetë:

Përgatitja globale, vjetore për mësim.
Kjo përgatitje është e tërësishme, arsimtari në tërësi lexon
literaturën profesionale, hollësisht analizon realizimin e
programit mësimor të vitit të kaluar shkollor etj.
 Përgatitja ditore bëhet për çdo orë mësimi, qoftë zhvillim të
materialit mësimor, përforcim, përsëritje, ushtrime numerike, sistematizim.
Planifikimi i mësimit paraqet një aktivitet të arsimtarit me të cilin ai parasheh
qëllimet e mësimdhënies.
Pra, planifikimi paraqet një proces sistematik për të përcaktuar sa dhe si do
të nxënë nxënësit, përcakton OBJEKTIVAT të cilët duhet të realizohen,
mjetet që do të përdoren për realizimin e objektivave, parasheh strukturën e
orës së mësimit, teknikat dhe procedurat për realizimin e saj, ERR-së,
(Evokimit, Realizimit të kuptimit dhe Reflektimit.)
Mund të themi se plani ditor paraqet kushtin elementar për mësimdhënie të
suksesshme dhe nxënie cilësore.
Planifikimi i mësimit kushtëzohet nga katër elemente kryesore:
1.
2.
3.
4.
Përcaktimi i objektivave mësimore
Zgjedhja e procedurave mësimore
Përgatitja e të gjitha materialeve bazë dhe mjeteve ndihmëse.
Kontrollimi dhe vlerësimi i përparimit të nxënësve.!!
Objektivat mësimor përshkruajnë formimin ose përfundimin e të nxënit.
Njëri nga problemet më kryesore është formulimi i saktë i objektivave
mësimor. !!!
PLANI DITOR
Data: -------------------- Lënda: -------------------------------- Klasa : --------------------Njësia mësimore (tema): _______________________________________________
Tipi i orës (rretho): a) zhvillim, b) përsëritje, c) ushtrime, d) vlerësim, e) testim.
Mjetet mësimore:_______________________________________________________
OBJEKTIVAT:
1.__________________________________________________________________
2.__________________________________________________________________
3.__________________________________________________________________
FJALËT KYÇE: ________________________________________________________
Evokimi- E
Realizimi i Kuptimit -R
Reflektimi – R
VLERËSIMI I MENTORIT:
Vetëvlerësimi- Analiza e orës së mbajtur: a) plotësisht i kënaqur, b) i kënaqur, c) nuk jam i kënaqur.
Nëse nuk jeni të kënaqur, tregoni dy – tri arsye.
1._____________2._______________3._________________4. ___________________
Struktura e
Orës
Evokimi
Realizimi i
kuptimit
Reflektimi
Teknikat e mësimdhënies
E
R
R
Koha
Evokimi- E
Realizimi i Kuptimit -R
Reflektimi – R
EKSPERIMENTI LABORATORIK
Eksperimenti demonstrues është formë e mësimdhënies që realizohet në fizikë dhe në
shkencat tjera të natyrës. Por, çdo realizim i eksperimentit demonstrues nuk është mësimdhënie
e vërtetë aktive. Për shembull, nëse arsimtari e bën eksperimentin demonstrues dhe e komenton
atë, pa pjesëmarrjen aktive të nxënësve, ajo do të jetë mësimdhënie tradicionale. Kushtet që
duhet ti plotësojë eksperimenti demonstrues që të kemi nxënie aktive janë:
1.Pjesëmarrja aktive e nxënësit në eksperimentin demonstrues, pra dukuria demonstrohet, por
dukurinë e vërejtur duhet ta sqarojnë dhe interpretojnë vetë nxënësit. Aktivizimi i tyre kryhet duke
i mësuar që njërën faqe të fletës ta ndajnë në dy pjesë të barabarta, ku gjysma e saj paraqet
eksperimentet apo provat e vizatuara e gjysma tjetër shfrytëzohet për interpretime të dukurisë që
vërehet gjatë demonstrimit (Çka u vu re)..
2.Nxënësi qysh në fillim duhet të kuptojë se çfarë problemi do të zgjidhet me atë provë;
3.Të gjithë nxënësit që marrin pjesë në provë duhet të kuptojnë logjikën e përcjelljes së
veprimeve në të me të cilat zgjidhet problemi (arsimtari kohë pas kohe duhet të sqarojë
çka punohet dhe pse ka rëndësi ajo);
4.Arsimtari pas definimit të kushteve të punës, nxënësit duhet ti lejojë të punojnë në
mënyrë të pamvarur (edhe atëherë kur vëren se ata gabojnë, duhet të lejohen të
vazhdojnë, e pasi të shohin se veprimi i zbatuar nuk jep rezultate duhet me ta të
diskutohet gabimi);
5.Çdo gjë që punohet gjatë demonstrimit, në fund duhet sjellë në lidhje me problemin
fillestar, të diskutohet (nxënësit duhet të udhëheqin fjalën kryesore), të bëhet përmbledhja
dhe në formë të një shkrimi i ndahet të gjithë nxënësve.
VËRSHIMI I SHPEJTË I IDEVE (brainstorming)
Vërshimi i shpejtë i ideve (brainstorming) është një teknikë e thjeshtë dhe e
efektshme aftësi – krijuese për t’u përdorur, kur dëshirohet një nivel i lartë krijimtarie.
Kjo është teknikë e formimit të lirë të fjalëve dhe ideve. Është renditja e ideve pa
bërë diskutime mbi to gjatë shpjegimit. Nxënësve ju jepet një temë dhe atyre ju
kërkohet të shprehin reagimet e menjëhershme. Këto renditen në dërrasën e zezë
ose në një fletë letre. Rregullat për këtë teknikë janë:
 Pranohen dhe shkruhen të gjitha idetë.
 Nxënësit shprehin të gjitha idetë që u lindin edhe kur nuk janë të sigurt për to.
 Asnjërit nuk i lejohet të diskutojë për idenë e tjetrit.
 Ajo përfundon kur arsimtari e sheh se nuk ka më ide tjera.
Kjo teknikë përdoret për shumë qëllime dhe faza të ndryshme të orës së mësimit.
Kjo teknikë i jep të drejtë nxënësit të flasë, të vlerësohet, i jep besim, e bënë të
hapur, të zhvillojë imagjinatën, të zbatojë dhe të jetë krijues.
Kjo formë e punës në mësimdhënie mund të shfrytëzohet si hyrje në disa aktivitete
të caktuara, si një lloj i “thyerjes së akullit”.
Për shembull, duke filluar njësinë e re mësimore mbi Materialet, arsimtari i lëndës
hargjon (2-3) minuta për asocim të lirë mbi temën, duke i siguruar liri të plotë.
Teknika e breinstormingut ka rëndësi të madhe në formimin e ideve të reja.
Kjo teknikë është vetëm faze fillestare e formulimit të çfarëdo problemi. Pas saj vjen
analiza logjike dhe selektimi i zgjidhjeve të dhëna, zgjedhja e zgjidhjeve të
realizueshme etj. Të gjitha këto i kryejnë studenti-nxënësit.
TEKNIKA TË MËSIMDHËNIES DHE TË NXËNIT AKTIV
Në metodologjitë dhe strategjitë e reja të mësimdhënies të
bazuar në filozofinë e zhvillimit të mendimit kritik dhe të nxënit
ndërveprues ekzistojnë mbi 30 teknika bashkëkohore me të cilat
studenti- nxënësi del në qendër të mësimdhënies.
Ndër këto teknika veçojmë:
 Metoda INSERT (Interactive Noting Sistem for Effective
Reading and Thinking – Sistemi ndërveprues i shënimit
për të menduarit dhe për leximin e suksesshëm);
 Kllaster (angl. Cluster – grumbull);
 Pesëvargëshi;
 Kubimi;
 Di / Dua të di / Mësoj (know/want to know/Learn);
 Grupet e ekspertëve (teknika Xhigsou);
 Diagrami i Venit etj.
KLLASTERI
Nocioni KLLASTER vjen nga fjala CLUSTER., që do të thotë
grumbull.
Përdoret për të grupuar ide, mendime, objekte etj. Kllasteri është njëra
nga teknikat e MENDIMIT KRITIK dhe kjo ka kuptimin ;
“PEMË E MENDIMEVE”.
Kjo teknikë nxitë nxënësit të mendojnë lirshëm dhe hapur për problemet
e caktuara.
Ajo kërkon një strukturë të mjaftueshme për të nxitur të menduarit për
lidhjet ndërmjet ideve.
Kllasteri mund të përdoret në fazën e EVOKIMIT dhe të REFLEKTIMIT.
Hapat për përdorimin e kllasterit:
Shkruani një fjalë në qendër të copës së letrës;
a) Filloni të shkruani fjalët apo frazat që ju vijnë në mend rreth temës së
zgjedhur.
b) Kur iu kujtohen idetë dhe i shkruani ato, filloni të vizatoni lidhjet
ndërmjet ideve që i duken të përshtatshme;
c) Shkruani sa më shumë ide që iu kujtohen, deri sa koha e lejuar të
mbaroj apo të shterrojnë mendimet.
Grupet e nxënësve dhe arsimtari ndërtojnë kllasterin. Me te
tregohet se e marrin seriozisht detyrën dhe procesin.Pasi nxënësit
të kenë ndërtuar kllasterin ata mund të shkëmbejnë kllasterat e tyre.
Kllasteri mund të bëhet në mënyrë individuale dhe në grupe.
Uji
Era
Dielli
BURIMET E ENERGJISË
E. Potenciale
Thëngjilli
E. Kimike
E. Termike
E. Mekanike
Valët
LLOJET E ENERGJISË
E. Elektrike
E. Kinetike
PESËVARGËSHI
Pesëvargëshi është një temë që kërkon përmbledhjen e informacionit dhe të
materialeve në një shprehje të saktë e cila përshkruan dhe reflekton rreth temës.
Grupet e nxënësve angazhohen të bëjnë pesëvargësh.
Kjo është vështirë për ta në fillim.
Nxënësve iu ipet një temë që të formojnë pesëvargëshin duke shfrytëzuar kohën
prej 5 deri 7 minuta.
Mandej i kthehen partnerit të tyre të cilët shkruajnë nga një pesëvargësh për të cilën
gjë vendosin së bashku.
Pesëvargëshat e çiftëzuar, në ndërkohë mund të shkëmbehen në klasë –grup.
Për të shkruar pesëvargëshin duhet ti përmbahemi këtyre rregullave:
Rreshti i parë është përshkrimi me një fjalë i temës (zakonisht emër);
Rreshti i dytë është përshkrimi me dy fjalë i temës ( dy mbiemra)
Rreshti i tretë përmban tri fjalë që shprehin veprime të temës (tri folje),
 Rreshti i katërt është një fjali që shpreh qëndrimin, ndjenjën për temën (fjali)
Rreshti i fundit është një fjalë sinonime, që përcakton thelbin e temës
(sinonim).
ENERGJIA
e madhe
Lëvizë
e vogël
fitohet
hargjohet
Trupi që kryen punë posedon energji
JETË
Druri
I butë
Përdoret
I fortë
Punohet
rritet
Druri përdoret në ndërtimtari
Trungu
Kompjuteri
I ngadalshem
Ndizet
I shpejtë
Ristartohet
Prishet
Lehteson dhe shpejton punen e njeriur
Kompluterizmi
KUBIMI
Kubimi është një teknikë që ndihmon shqyrtimin e një teme nga këndvështrime të
ndryshme. Ai përfshin përdorimin e një kubi me lëvizje të shpejta për të menduarin, të
shkruarin në secilën faqe të kubit. Mund të ndërtohet duke mbuluar një kuti të vogël me
letër. Në secilën faqe të kubit shkruhen 6 kërkesa të shkurtëra:
PËRSHKRUAJË,
KRAHASOJË,
SHOQËROJË,
ANALIZOJË,
ZBATOJË,
ARGUMENTOJË (pro ose kundër).
Në fillim paraqitet tema. Më pas nxënësit udhëzohen të mendojnë për t’u dhënë
përgjigje pyetjeve të arsimtarit dhe ta përshkruajnë atë: (format, shenjat, përmasat,
ngjyrat etj.)

PËRSHKRUAJË: Format, shenjat, përmasat, ngjyrat;
 KRAHASOJË: Me kë gjason ? Nga se ndryshon?

SHOQËROJË: Çfarë iu bën të mendoni? Çfarë iu vjen në mendje?

ANALIZOJË: Si është ndërtuar? Nga se përbëhet?
 ZBATOJË: Ç’mund të bëni me të ? Si mund të përdoret?
 ARGUMENTOJË: Merrë një qëndrim pro ose kundër etj.
Duke vazhduar periudhën e shkrimit, nxënësit shkëmbejnë përgjigje për secilën faqe të
kubit. Veprimtaria mund të organizohet duke punuar në çifte, ose në grupe. Çdo partner
zgjedh 2-3 faqe të kubit. Më pas shkëmbejnë mendime e lexojnë shkrimet e tyre me
partnerin. Pasi lexon një partner, tjetri i përgjigjet duke e lavdëruar ose pyetur. Kjo teknikë
Krahasoje;
Shoqeroje;
Me kë gjason ?
Nga se dryshon?
Çfarë iu bën
të mendoni? Çfarë
iu vjen në mendje?
Zbatoje;
Per cfar
sherbejne
Pershkruaje;
Si duken, ngjyra,
forma, dimensionet
Argumentoje;
Merrë një
qëndrim pro ose
kundër etj
Analizoje;
Perse jane te ndertuara,
perdorimi
DIAGRAMI I VENIT
Diagrami i Venit është një teknikë me anën e të cilës evidentohen të
përbashkëtat dhe dallimet ndërmjet dy koncepteve, dukurive etj.
Diagrami i Venit ndërtohet mbi dy ose më shumë rrathë të mbivendosur, me
një hapësirë në mes. Ai mund të përdoret për të bërë ndryshimin e ideve
dhe tregon të përbashkëtat që ato kanë me njëra – tjetrën.
Ky diagram mund të përdoret për të bërë kontrastimin e ideve, duke treguar
njëkohësisht të përbashkëtat që ato kanë me njëra tjetrën.
Diagrami i Venit përdoret gjatë fazës së reflektimit.
Veprimtaria zgjatë 10 – 20 minuta varësisht nga specifikat e lëndës.
Veçoritë
Të përbashkëtat
NDËRTIMI I PYETJEVE
Rregulli bazë për bërjen e pyetjeve mund të formulohet kështu: bëj pyetjen, bëj një
pauzë, pastaj drejtohu një nxënësi. Sipas këtij rregulli, kur bëhet një pyetje e pasuar
nga një pauzë e shkurtër, të gjithë nxënësit “ do të marrin pjesë” në komunikim.
Teknika e NDËRTIMIT nënkupton bërjen e një pyetjeje, bërjen e një pauze dhe pastaj
thirrjen e një nxënësi në mësim. Kjo teknikë bëhet e lehtë për t’u përdorur, pas një
praktikimi të vogël. Koha e pritjes është thelbësore për përgjigje të menduara nga
nxënësit. Ajo ndahet në dy pjesë:
Koha e pritjes 1. Ekzistojnë disa arsye për përdorimin e elementit të dytë në kufizimin e
pauzës. Kjo pauzë e quajtur koha e pritjes 1. i krijon nxënësit mundësi për të menduar
rreth përgjigjeve të pyetjes të nivelit të lartë.
Koha e pritjes 2. Është pauza që i lihet në disponim nxënësit të ngritur për të dhënë
përgjigje. Nëse arsimtari pret për pak kohë të japë përgjigje pas përgjigjes fillestare të
nxënësit, nxënësit do të vazhdojnë të përgjigjen pa pasur nevojë të nxiten.
Shumë arsimtar janë të padurueshëm me nxënësit, kur u bëjnë pyetje. Afati për thirrjen e
një nxënësi tjetër, përfshin deri disa sekonda; kjo varet nga lloji i pyetjes! Por, nëse
arsimtarët rrisin kohën e pritjes deri në tre sekonda, niveli i të menduarit do të rritet në
mënyrë të ndjeshme dhe numri i nxënësve, të cilët do të përgjigjen, do të rritet.
Shumë arsimtar janë të padurueshëm me nxënësit, kur u bëjnë pyetje.
Afati për thirrjen e një nxënësi tjetër, përfshin deri disa sekonda; kjo varet
nga lloji i pyetjes! Por, nëse arsimtarët rrisin kohën e pritjes deri në tre
sekonda, niveli i të menduarit do të rritet në mënyrë të ndjeshme dhe
numri i nxënësve, të cilët do të përgjigjen, do të rritet.
Më në fund, kur vetë arsimtarët përfshihen në pyetje shumë procesëshe,
është e rendësishme të nxiten të gjithë nxënësit për të marrë pjesë. Për
ta përmbushur këtë, arsimtarët duhet t’i shmangen thirrjes së nxënësve
me emër dhe të mbikëqyrin nxënësit që e ndiejnë se mund t’u përgjigjen
të gjitha pyetjeve.
Mjaftë nxënës nuk u përgjigjen lirshëm pyetjeve në klasë, për arsye se
ato janë më shumë vlerësuese (pyetje testimi, vetëm me një përgjigje të
saktë apo të gabuar), sesa pjesë të një bisede.
Arsimtari mund të përdor teknika nxitëse, kur përgjigjet e nxënësve janë
pjesërisht të sakta apo të deklaruara pjesërisht. Duhet të jeni të
durueshëm dhe të matur në reagimin ndaj përgjigjeve jo të sakta të
nxënësve.
Kur një nxënës jep një përgjigje të pasaktë, krijohet një situatë e
vështirë midis arsimtarit dhe nxënësit. Së pari, është e vështirë të
japësh një mbështetje pozitive ndaj një rasti të tillë.
Por komente të tilla si “jo”, “ti s’je kurrkund” ose “kjo s’është e
saktë” duhet të shmangen, sepse të gjitha veprojnë si përforcues
negativ duke zvogëluar dëshirën e nxënësit për të marrë pjesë në
komunikimin gojor në klasë.
Kur nxënësi jep përgjigje të pasaktë, duhet të përpiqemi që të kalojmë
në një teknikë nxitëse asnjanëse, se sa të japim përgjigjen “ jo, kjo
nuk është aspak e saktë”
Si do ta bëjmë këte?
Nëse bëjmë një pyetje të përgjithshme në fizikë dhe nxënësi jep një
përgjigje krejtësisht të pasaktë, atëherë mund të shprehemi:
“A mund të na tregoni si arritët në këtë përgjigje?” ose
“ A mund ta mendoni edhe një herë zgjidhjen dhe të përpiqeni
përsëri për të?”
Këto përgjigje janë asnjanëse, jo negative

similar documents