Llojet e Firmave, Zenel HOXHA

Report
Fakulteti Ekonomik / Departamenti Ekonomiks
Lënda : E drejta në Biznes
Tema: Llojet e firmave
Punuar nga: ZENEL HOXHA
Firma është një njësi bazë që organizon dhe koordinon
faktorët e prodhimit,punën,tokën,kapalin,dhe aftësitë
spërmarrëse në procesin e prodhimit.
Firmat mund të ndahen në bazë të produktit që prodhojnë
dhe në bazë të kriterit ligjor të organizimit të tyre. Në bazë të
këtij kriteri ekzistojnë tri lloje firmash: firmat individuale,
firmat me ortakë dhe korporatat (shoqëritë aksionare).
FIRMË INDIVIDUALE është ajo pronë e një pronari të vetëm
dhe drejtohet vetëm prej tij. Kjo është forma më e thjeshtë e
firmave. Pronari i firmës është përgjegjës për mbarëvajtjen e
firmës dhe për detyrimet që ka ndaj të tjerëve.
Avantazhet e firmës individuale janë se pronari i firmës merr
vet të gjitha vendimet lidhur me llojin dhe sasinë e
produktit,teknologjinë,dhe veprimet e financimit.Pronari e
merr vet të gjithë fitimin e firmës,dhe e perdorë atë si të
dëshiroi.Kjo e drejtë mbi fitimin përbën nxitjen më të
fuqishme që ai të investoi paratë e tij në firmë.Avantazh tjetër
është edhe lehtësia për t`u futur dhe për të dalë nga
biznesi,në qoftë se nuk ka sukses në veprimtarinë e zgjedhur
Përveç Avantazheve,ky lloj i firmës ka edhe disavantazhe
Disavanazhi kyesorë është përgjegjësia e pakufizuar
financiare.
Në qoftëse firma nuk ka sukses në biznesin që e ka
zgjedhur , dhe për këtë arsyeje firma mund të
falimentoi,pronari i firmës duhet t`i shlyej të gjitha
detyrimet financiare që ka ndaj firmave të tjera ose
bankës.Në qoftëse nuk i shlyen të gjitha detyrimet,atij mund
t`i sekuestrohet e gjithë pasuria që zotron
FIRMAT ME ORTAK janë ato firma që formohen me dy ose
më shumë pronarë. Secili prej tyre bie dakord të kontribuojë
me një pjesë të punës dhe kapitalit të tij në firmë, të marrë
një pjesë të fitimit të saj dhe të ketë përgjegjësinë e vet në
humbjet apo detyrimet e firmës, madje një ortak mund të
mbaj përgjegjësi edhe për gabimet që mund të bëjnë ortakët
e tjerë.Firmat me ortak zakonisht formohen në profesione të
tilla si,Arkitekt,Kontabilist dhe Jurist,por ato zënë një vend të
rëndësishëm edhe në bujqsi,peshkim,ndertim,tregti me
pakicë,furnizimet me ushqime, etj.
Avantazhet e firmave me ortakë janë: posedon më shumë
kapital, ka një pozitë më të mirë kreditore, ka aftësi drejtuese
dhe organizuese më të lartë, etj.
Në kahasim me firmat individuale,firma me ortak ka
avantazh sepse i shtohen burimet financiare në dispozicon
Disavantazhet e firmave me ortakë janë: ka përgjegjësi të
pakufizuar financiare, duhet të kërkohet pëlqimi i të gjithë
ortakëve për një vendim, përmbajnë veprime ligjore të
ndërlikuara, kanë një jetë të kufizuar në biznes, etj.
KORPORATAT janë një formë e njohur e organizimit të
biznesit, kapitali i së cilës formohet nëpërmjet shitjes së
aksioneve, prandaj ato shpesh quhen shoqëri aksionare.
Shoqëritë e mëdha aksionare kanë një struktur më të
komplikuar.Organi më i lartë i një shoqërie të tillë është
mbledhja e përgjithshme e aksionistëve,e cila vendosë për
qështjet kresore të aktivitetit të saj.Nga kjo mbledhje zgjidhet
me shumicë votash bordi i drejtorëve.Bordi i drejtorëve zgjedh
presidentin.Nën bordin e drejtorëve janë drejtorët
ekzekutiv,të cilët janë përgjegjës dhe drejtoin sektore të tilla si
prodhimi , marketingu , financa , kërkim-zhvillimi ku punojnë
specialist të ndryshëm
Krahas avantazhit të përgjegjësisë së kufizuar që kan
aksionistët,ka edhe një avantazh tjetër që është vazhdimsia e
biznesit.Aksionistët nuk mund të tërheqin kapitalin që kan
investuar në shoqëri,por ata mund të shesin aksionet që kanë
blerë në bursë.Kjo shitje bëhet me çmimet e tregut dhe jo në
bazë të vlerës nominale të aksionit.Mbajësi i aksionit mund të
siguroi të ardhura shtesë në qoftëse e shet aksionin me çmim
më të lartë se vlera nominale e tij,ose mund të humbas në
qoftë se e shet me çmim më të ulët.Blerësit e rinjë të
aksioneve bëhen bashkpronarë të shoqësisë aksionare dhe
korporata vazhdon të mbijetoi në biznes

similar documents