Shkarkoje ketu

Report
Kërkimi i Eshtrave të Dëshmorëve
të Pafajshëm të Pushkatuar nga i
Ashtuquajturi Gjyqi Special
Komunist
1
Duhet vënë në dukje se, para viteve 1990 as që mund të bëhej fjalë
për çvarim të këtyre eshtrave. Por, pas përmbysjes së
diktaturës të Enver Hoxhës në vitin 1991, dhe me ardhjen në
fuqi të pluralizmit politik në Shqipëri, u krijuan kushte të
favorëshme që familjarët e viktimave të diktaturës të kërkonin
dhe të shpresonin se do të mund të gjenin dhe të çvarosnin
eshtrat e familjarëve të tyre të pushkatuar.
Maratona e kërkimit të eshtrave për të pushkatuarit e të
ashtuquajturit Gjyqi Special, filloi në fund të vitit 1992
nëpërmjet Njoftimit nga Ministria e Rendit Publik, se janë gjetur
eshtrat dhe vënd varimi i personave që janë dënuar me vdekje
nga Gjyqi Special i Prillit të Vitit 1945:
2
Duhet vënë në dukje se, para viteve 1990 as që mund të bëhej fjalë
për çvarim të këtyre eshtrave. Por, pas përmbysjes së
diktaturës të Enver Hoxhës në vitin 1991, dhe me ardhjen në
fuqi të pluralizmit politik në Shqipëri, u krijuan kushte të
favorëshme që familjarët e viktimave të diktaturës të kërkonin
dhe të shpresonin se do të mund të gjenin dhe të çvarosnin
eshtrat e familjarëve të tyre të pushkatuar.
Maratona e kërkimit të eshtrave për të pushkatuarit e të
ashtuquajturit Gjyqi Special, filloi në fund të vitit 1992
nëpërmjet Njoftimit nga Ministria e Rendit Publik, se janë gjetur
eshtrat dhe vënd varimi i personave që janë dënuar me vdekje
nga Gjyqi Special i Prillit të Vitit 1945:
3
• Fejzi Alizoti, Terenc Toçi, Aqif Përmeti, Gustav Mirdashi,
Kostandin Kote, Reshit Merlika, Beqir Valteri, Javer Hurshiti,
Dik Cami, Ismail Golemi, Tasim Bishqemi, Daut Çarçani, Shyqri
Bishqemi, Hilmi Leka, Zef Kadare, Kol Tromara, dhe Bahri
Omari. Të interesuarit të paraqiten pranë Ministrisë së Rendit
Publik ( Drejtoria e Burgjeve ).
• Familjarët e tyre shpresuan për Zhvarimin e Eshtrat e 17 të
Pushkatuarve nga Gjyqi Special dhe Krijimi i një Vari për secilin
prej tyre.
• Në fakt nuk ishte i vertetë ky njoftim.
• Ndodhi që pak më vonë, që Parlamenti Pluralist vendosi
shfuqizimin e Ligjit Nr 41 të datës 23 Janar 1945, dhe aprovoi
Ligjin Nr. 7760, datë 4 Janar 1993 “ Për Disa Ndryshime në
Ligjin për Pafajsinë, Anmistinë dhe Rehabilitimin e Ish të
Dënuarve dhe të Përndjekurve Polotikë “. Nga ky ligj, edhe 17 të
dënuarit nga Gjyqi Special, për të ashtuquajturat KRIME LUFTE,
fituan PAFAJSINË.
4
• Në këto kushte mund të bëheshin përpjekje konkrete: 1) në
përcaktimin e vend varosjes, dhe 2) të mund të kryeshin
zhvarimi tyre, dhe 3) mandej të krijohej vari secilit të
pushkatuar.
• Për të hedhur dritë mbi fatin e eshtrave të këtyre patriotëve,
duhen vënë në dukje përpjekjet e mundimëshme të kryera më
vonë, si edhe ndonjë arritje konkrete e mundëshme për të
shpresuar se dicka do të realizohej.
• Nga kjo kohë, filluan përpjekjet për të çvarosur eshtrat e
familjarëve të tyre, të pushkatuar prej regjimit diktatorial
enverist. Vetë Z. Kullokshi si i ngarkuar i Ministrisë Rendit
Publik, filloi i pari të organizojë kërkimin e eshtrave, pikërisht e
të pushkatuarve të parë që me vendosjen e diktaturës, dhe që
ishin pikërisht 17 të pushkatuarit nga vendimi i të
Ashtuquajturit Gjyqi Special.
5
Kërkimi filloi në territorin në brendësinë e banesës të Z. Ylli
Bylykbashi, që ndodhet në Kodrën e Priftit në rrethinat e
Tiranës. Por, kërkimet e kufizuara në këtë trritor praktikisht nuk
mundësuan gjetjen e eshtrave të këtyre të pushkatuarve.
Kryegjyshata Bektashiane, duke përfituar nga ligji: ”Per Disa
Ndryshime ne Ligjin per Pafajsine, Amnistine dhe Rehabilitetin
e Ish te Perndjekurve Politike”ndërmori me inisiativën e vet
kërkimin e vndvarimit dhe çvarimin e dy klerikëve kryesorë të
saj, dhe i gjeti pikërisht në brendësi të territorit të Z.
Ylli Bylykbashi, i çvarosi dhe i varosi brenda territorit të Teqesë
Kryesore Bektashiane në Tiranë. Kryetar i këtyre veprimeve
ishte Z. Skënder Elezi.
6
Në këtë kohë, që veproi Z. Skënder Elezi dhe që u zbuluan me
sukses vetëm vetëm eshtrat e dy klerikëve Bektashianë që
ishin pushkatuar dhe varosur pikërisht po në atë territoror para
se të ndërtohej një banesë nga Z. Ylli Bylykbashi, filloi edhe
përpjekje për të çvarosur eshtrat e të dënuarve nga “Gjyqi
Special” edhe Z. Nestor Kote në vitin 1993 duke gërmuar në
bashtën e shtëpisë të Z. Bylykbashi. Por ai nuk mundi të
zbulojë eshtra të 17 të pushkatuarve nga Gjyqi Special. Ai vuri
në dukje vetëm se: “Në pjesën që gërmova, gjeta vetëm një
kockë gjymtyre, që mu duk si e një njeriu ! . . E lashë po atje, i
vendosa një tullë, dhe sipër e mbulova gropën e gërmuar“.
“Pra në pjesën që gërmova, gjeta vetëm një kockë gjymtyre, që
mu duk si e një njeriu dhe kaq! . . . Përfundimi ishte që
praktikisht nuk u gjet azgjë! . . .
7
Personalisht unë isha në proçesin fillestar për interesimin e
çvarimit të eshtrave të Kol Tromarës. Së pari vendosa të marr
deshminë e penalitetit në Ministrinë e Drejtësisë të Vendimit të
Pushkatimit të tij nga Gjyqi Special. Por atje konstatova diçka
monstruoze. Kol Tromara nuk kishte as emrin e babajt dhe as të
Nënës Tij. Me qënë se kisha me vehte dokumentin e tij familjar,
nga kjo drejtori, munda të marr edhe dokumentin e mëposhtëm:
DESHMI
Për të quajturin Kol Tromara, i biri i Thanasit dhe i Kostandinës,
lindur në vitin 1882. Me vendim te Nr. Sekr. Date 13.4.1945 të
Gjykatës është për KRIME LUFTE, sipas Nenit 14 – 15 – 18 të
Ligjit 41 të datës 23.1.1945.
8
Në këto rrethana munda të marr kontakt me Z. Fatos Omari i cili
interesohej për çvarimin e babajt të vet Bahri Omari. Me qënëse
uinteresoheshim për të njëjtin proces, vendosëm të
koordinojmë veprimet tona të përbashkëta. Kështu filluam
përpjekjet për të precizuar së pari territorin e varimin e tyre.
Por, gjendja në territor kishte ndryshuar aqë shumë sa praktikisht
Z. Fatos Omari nuk ishte në gjendje të përcaktonte vendin e
saktë se ku duhej të ndodheshin eshtrat. Qëlloj që në këto
çaste, një banor i cili kishte shërbyer në vorezën e “Varit të
Bamit” na skjaroi se voreza e 17 të pushkatuarve të Gjyqit
Special ndodhej pikërisht brenda territorit të banesës të Z. Ylli
Bylykbashi. Pra fillimisht ne përcaktuam se ishte pikërisht po ai
territor ku ishin gjetyr edhe dy kleriket Bektashianë.
9
• Në fakt, përpjekjet tona filluan nga e para për gjetjen e eshtrave
të të pushkatuarve nga “Gjyqi Special”, pëkërisht nëvitin 2004.
• Kësaj rradhe ne kërkuam ndihmën edhe të Nestor Kote i cili
kish bërë përpjekjet e para, por pa sukses! . . . Nestori nuk
mundi të zbulojë vecse nja dy eshtra që nuk kuptoheshin nëse
ishin njeriu a kafshe.
• Z. Skënder Elezi insistonte se në territorine shtëpisë të Z. Ylli
Bylykbashi u gjetën edhe dy klerikët Bektashij, prandaj aqi u
tregua i gatshëm të bashkohej me ne për të na ndihmuar.
• Në fillim të vitit 2005, Z. Luan Omari ftoi përfaqësues nga të
gjithë familjarët e të pushkatuarve, në një konsultë për të
vendosur se çfarë duhet bërë lidhur me këtë çvarim eshtrash,
duke patur parasysh që edhe Instituti i Integrimit të të
Përndjekurve Politikë, do të vinte në dispozicion fondin e
nevojshëm për të kryer gërmime më konsistente për problemin
e eshtrave të të pushkatuarve nga “Gyqi Special”.
10
Këshilli i familjarëve ngarkoi përfaqësuesit e familjarëve e të 17 të
pushkatuarve: Z. Nestor Kote, Z. Fatos Omari dhe Z. Petraq
Vasil, të drejtojnë përpjekjet e nevojshme për çvarimin e
eshtrave.
Kryesore ishte që Z. Ylli Bylykbashi të lejonte një skuadër
gërmimesh në territorin e banesës së vet.
Na u desh të shkojmë disa herë para portës të kësaj shtëpie, edhe
me prezencën e Z. Tomor Aliko (Kryetar i të Përndjekurve
Politikë të Tiranës), edhe me Z. Skënder Elezi (Aktivist i
Organizatës të të Përndjekurve Politikë) që kishte marrë pjesë
në çvarimin e eshtrave të klerikëve Bektashianë në po atë
territor të banesës të Z. Ylli Bylykbashi). Por, të gjitha këto
përpjekje kishin pëfunduar pa hapjen e portës, për të biseduar
hyrjen në territorne shtëpisë tyre.
11
• Ky refuzim na shtyti të marrim të dhënaplotsuese me qënëse Z.
Ylli Bylykbashi insistonte se nuk ka eshtra në territorin e
shtëpisë tij.
• Ne muarëm kontakt me banues komshij shumë afër banesës
të Z. Bylykbashi. Për shëmbull ja se ç`farë na tregoi Z. Petrit
Cani:
• “Jam që në vitin 1952 banues në këtë territor, që ndodhet sot
komshi shumë afër edhe me banesën e Z. Ylli Bylykbashi. Në
territorin e shtëpisë të Z. Bylykbashi, ndodhej edhe Voreza e 17
të Pushkatuarve të Dënuar nga Gjyqi Special. Kemi ndigjuar që
ai e bleu për një vlerë 400 mijë Lek të vjetra.
• Z. Ylli e pat blerë truallin, nga një ish ushtarak që shërbente në
repartin ushtarak me territor ngjitur me shtëpinë e Z. Ylli.
• Ne e dijmë mirë se deri në vitet 1960, voreza ka qënë e pa
trazuar. Në vitin 1990 – 91 para se Z. Ulli Bylykbashi të fillonte
të ndërtonte banesën, voreza mund të konsiderohej praktikisht
e pa trazuar.
12
• Unë, “tregoi P.Cani”, e kisha rrethuar në një farë mënyre
vorezën, dhe përkujdesesha për të. Ndizja edhe qirij në varin e
tyre. Dheu mbulues i vareve ishte i shkrifët dhe dukej i ngritur
mbi sipërfaqen e tokës.
• Vendosja e vareve ishte në vijë të drejtë, me fytyrat në
perëndim, duke parë nga Lindja (Mali Dajtit). Kur Z. Ylli filloi të
ndërtojë në atë truall, unë i thashë të ketë kujdes vorezën!
• Me sa kam mundur të konstatoj nga jashtë banesës, formacioni
i varezës nuk ekzistoi më.
• Nuk dij që asnjë nga ne komshijtë të ketë parë të jenë hedhur
eshtra larg shtëpisë! Se ku janë groposur aktualisht eshtrat
nuk mund ti përcaktoj
• Kjo se tashmë teritori banesës është i rrethuar “.
13
Me insistim kemi vajtur edhe disa herë te tjera me Z. Tomor Aliko,
Z. Nestor Kote, Z. Fatos Omari, Z Petraq Vasili, para portës së
hekurt të familjes të Zotit Ylli Bylykbashi, me bindje se pikërisht
atje duhet te jene gjurmet e vorezes e të pushkatuarve.
Por, nuk mundem te marrim aprovimin e tij, për të filluar punimet
për ç`varosjen e eshtrave të 17 të pushkatuarve nga i
ashtuquajturi “ GJYQI SPECIAL “ i pranverës të vitit 1945, dhe
kjo me pretekstin se i shqetësojmë! . . . Sipas tij, ne nuk ishim
të sigurtë, që në truallin e shtëpisë tij ndodhen eshtrat që
kërkonim!?.... Ai pretendonte se nuk dinte azgjë!... se shtëpinë
e kanë blerë nga një pronar tjetrër pas vitit 1990.
14
Ai na isistonte se edhe në raste të tjera janë përpjekur
njerëz të interesuar, për të zbuluar në truallin e
shtëpisë së tyre eshtra, por nuk kanë gjetur gjë! .
Ndërsa ne insistonim, se pikërisht atje ndodhen
eshtrat. Nga dëshmitë e shumta që u përmëndën më
sipër, ne kishim bindje se pikërisht atje ishin
pushkatuar dhe aty duhet të ndodheshin edhe
eshtrat e të pushkatuarve.
Edhe, Z. Skënder Elezi pikërisht atje mundi të gjejë
eshtrat e dy prej figurave Bektashiane. Edhe shumë,
punonjës të varezave në afërsi të “Kodrës Priftit“,
na patën saktësuar pikërisht truallin e shtëpisë të Z.
Ylli Bylykbashi. Dëshmitë janë të shumta.
15
Z. Nestor Kote që i është përkushtuar tërësisht zbulimit të
eshtrave të xhaxhajt të tij ka po atë besim. Me qënëse veprimet
janë bërë me mjete të pa mjaftueshme, për shkak të mundësive
të kufizuara, ne sot, po ndihmohemi jo vetëm moralisht por
edhe materialisht nga Instituti i Integrimit të të Përndjekurve
Politikë, nën drejtimin e Z. Sokol Mirakaj, dhe sidomos nga
Shoqata e të Përndjekurve Politikë nëpërmjet Z. Tomor Aliko,
dhe mendojmë se me mirëkuptim të kryemë gërmime të
kufizuara vetëm në bashtën brenda territorit të shtëpisë.
Së fundi, familja e Z. Ylli Bylykbashi, pranoi dhe na krijoi kushte
për të filluar proçesin e kërkimit të eshtrave! . . . vetëm në
bashtën e tij.
16
Por, a do ti gjenim vallë eshtrat? ! .... Kësaj rradhe ne
ishim të vendosur të kryenim një kërkim maksimal
të mundëshëm, natyrisht brenda territorit të
shtëpisë dhe ku ishte i mundëshëm gërmimi, pa
prekur pjesët e ndërtuara të shtëpisë. Ne
falënderuam pronarin e shtëpisë Z. Ylli Bylykbashi
për xhestin e tij njerëzor dhe fisnik që lejoi punimet
për gërmimin në gjithë bashtën e shtëpisë tij.
17
Por cfarë rezultoi nga gëmimet kërkimore? Gjatë gërmimit u gjetën
disa eshtra të veçanta, si edhe mbetje të tjera, si psh proteza e
dhëmbëve prej floriri, një detal prange, etj. Mungesa e eshtrave,
kryesisht e kafkave, tregoi se në këtë vorezë, gjatë viteve të
fundit, në procesin e ndërtimeve të ndërtesës, janë kryer
vendosje të mëdha dherash nga parcela e vorrezës origjinale.
Duke u nisur nga fakti që u gjet çibuku, me të cilin pinte cigare Kol
Tromara, dhe që unë e njihja pa asnjë dyshim se e kisha parë
me dhjetra herë që e përdorte në shtëpinë tonë pothuaj çdo
mbrëmje kur kthehej nga puna edhe për të fjetur. Prandaj
mendoj se është plotësisht e mundëshme, të gjitha eshtrat
ndodhen atje, nën themelet e ndërtesës dhe nën oborin me
pllaka, për deri sa është e sigurtë, nga konfirmimet që i
deklaruan grupit ëe gërmimeve komshijë permanentë që
banojnë atje, para dhe pas ndërtimeve të ndërtesës, se nuk
patën konstatuar asnjë çvendosje dherash ! ? . .
18
Me qënëse ishte i pa mundur dhe të pa lejuara gërmimet jasht
territorit të bashtës Grupi i ngarkuar te gërmimeve propozoi ti
kërkojë përfaqësisë të familjeve të të pushkatuarve të kufizohet
me sendet e gjetura gjatë procesit gërmimeve dhe ti
grumbullojë në një arkë për të krijuar një vorezë të përbashkët.
Ky mendim u pranua nga familjaret e viktimave dhe u realizua,
duke vendosur një lapidar në Varrezat e Sharrës, për t’u dhënë
mundësi familjarëve të kryejnë ritet përkujtimore.
19
Lapidari 17 i të pushkatuarve Pafajshëm
nga Gjyqi Special 1945 në Vorrezën e Sharrës në Tiranë
20
Lapidari 17 i të pushkatuarve Pafajshëm
nga Gjyqi Special 1945 në Vorrezën e Sharrës në Tiranë
21

similar documents