Shkarko si PDF - Fvk

Report
GJYKIMI
NË NDESHJET E VOLEJBOLLIT
Udhëzimet e mëposhtme për gjyqtarët e volejbollit janë të
vlefshme për aktivitetet zyrtare të volejbollit, që zhvillohen
në të gjithë botën, të organizuara nga FIVB, Konfederatat dhe
Federatat Kombëtare.
Për arësye të rëndësisë së këtyre veprimtarive, të gjithë
gjyqtarët duhet të jenë të përgatitur për të plotësuar detyrat
e tyre në kushtet më të mira fizike dhe psikologjike.
Është shumë e rëndësishme që të gjithë gjyqtarët duhet të
kuptojnë veçorinë dhe rëndësinë e përgatitjes së tyre, për
vetë modernizimin që ka pësuar volejbolli këto vitet e fundit.
FIVB udhëzon të gjithë gjyqtarët aktivë në veprimtaritë zyrtare
kombëtare dhe ndërkombëtare, të thellojnë studimin e
rregullores Teknike të Volejbollit (rregullat zyrtare të Lojës,
FIVB), si dhe librin e rasteve, për të drejtuar një ndeshje
volejbolli me kompetencë dhe pa ndërprerje të panevojshme.
Për këtë arësye Federatat e Volejbollit duhet të kërkojnë nga
të gjithë gjyqtarët e saj aktivë njohjen shumë mirë të
rregullores Teknike të Volejbollit dhe aplikimin e saj në
mënyrë korrekte gjatë ndeshjeve dhe veprimtarive të
volejbollit, pa qënë nevoja e spiegimit në detaje të rregullave.
Më poshtë ju paraqesim disa konkluzione të përmbledhura
nga studimi i artit të gjykimit.
Është e pavërtetë që gjykimi konsiston në drejtimin e një
ndeshjeje, duke përdorur Rregullat e Lojës, si bazë për çdo
vendim, pasi gjykimi nuk mund të jetë vetëm një aplikim
mekanik i Rregullave të Lojës.
Në gjykimin e një ndeshje volejbolli, nga gjyqtarët
kërkohet kompetencë e madhe. Kjo kompetencë vjen nga
eksperienca individuale duke marrë pjesë në mënyrë të
vazhdueshme në ndeshje volejbolli, si dhe duke kuptuar
që elementi i gjykimit nuk është një pjesë “jashtë lojës”,
por pjesë integrale e saj.
Në këtë kontekst gjyqtari nuk duhet të kryejë detyrën e
tij vetëm duke parë për faullat teknike të skuadrave dhe
lojtarëve, si dhe duke aplikuar për to sanksionin
përkatës, pasi kjo do të ishte një mënyrë e gabuar
gjykimi.
Gjyqtari i ndeshjes së volejbollit duhet të jetë një person
serioz, korrekt dhe me personalitetin e mjaftueshëm për
të bashkëpunuar për mbarëvajtjen e lojës dhe lojtarëve
Vetëm në qoftë se është detyrimisht e nevojshme gjyqtari
duhet të marrë një vendim ndëshkues karshi lojtarit apo
skuadrës.
Gjyqtari asnjëherë nuk duhet t’a vendosë vehten e tij në rolin
e protagonistit kryesor të lojës.
Ai duhet t’a drejtojë atë nga një pozicion shumë i kujdesshëm,
duke ndërhyrë në lojë vetëm atëhere kur është e nevojshme.
Ky lloj raporti në sjellje apo qëndrim i gjyqtarit karshi
skuadrave është veçënarisht i nevojshëm në volejbollin e
sotëm.
Volejbolli modern, objektivat e FIVB, si dhe të çdo Federate
Volejbolli e kërkojnë volejbollin si një lojë spektakolare e cila
prodhon një shfaqje të shkëlqyer për spektatorët dhe
telespektatorët.
Pa dyshim që dirigjentë të këtij spektakli janë gjyqtarët, të cilët me
profesionalizmin e qëndrimin e tyre duhet të rritin nivelin e këtij
spektakli.
Sot, nivelet e larta të volejbollit nuk luhen vetëm për të kënaqur lojtarët
në sallën e lojës, ndonjëherë dhe pa spektatorë, por ato duhet të
transmetohen për një masë më të madhe teleshikuesish dhe
admiruesish të volejbollit.
Spektatorët gjatë lojës, nuk duan të dëgjojnë fërshëllimën e bilbilit të
gjyqtarit sa herë që ai i fryn atij, por ata duan të shikojnë dhe të jetojnë
në një shfaqje të shkëlqyer atletiko - sportive të lojtarëve dhe
skuadrave.
Një gjyqtar i përgatitur profesionalisht ndihmon në këtë drejtim duke
qëndruar gjatë ndeshjes në një pozicion artificial “backgroundi”.
Ka raste kur një gjyqtar jo profesionist ndërhyn në këtë shfaqje, me
dëshirën e luajtjes së rolit kryesor në ndeshje, duke rënë në
kundërshtim me kërkesat e FIVB, si dhe duke ndikuar negativisht në
mbarëvajtjen e lojës.
Ai duhet të vlerësojë aksionet e bukura dhe spektakolare të lojtarëve dhe
skuadrave, në kuadrin e luftës së ndershme sportive dhe frymës së rregullave të
lojës.
Është esenciale që një gjyqtar të mbajë marrëdhënie të mira me lojtarët,
trajnerët, zyrtarët dhe sjellja e tij të jetë shembullore.
Gjatë ndeshjes gjyqtari duhet të jetë i aftë të dallojë një reagim normal njerëzor
nën kushtet e streseve që krijon loja, nga një sjellje të vërtetë të ndërgjegjshme
antisportive.
Ai asnjëherë nuk duhet të ndëshkojë ndonjë shprehje spontane, kur ndeshja
është duke u zhvilluar në një atmosferë të mirë; skuadra përgjegjëse për këtë
shprehje duhet të lejohet deri në përfundimin e aksionit ose për t’u inkurajuar
etj.
Gjithmonë, sjelljet e ndërgjegjshme negative antisportive apo xhestet jo
korrekte ndaj kundërshtarit apo protestat kundër vendimit të gjyqtarëve, duhet
të ndalohen dhe të dënohen.
Disa sqarime teknike për gjykimin në lojën me top
•
•
•
•
•
•
•
•
•
•
– Ndëryrja gjatë luajtjes së topit me gjyqtarët e vijave, gjyqtarit të dytë ose trajnerit në zonën
e lire:
– Në qoftë se topi takon gjyqtarin ose trajnerin, jepet shenja “jashtë” (rregulli 9.4.2).
– Në qoftë se lojtari ndihmohet nga gjyqtari ose trajneri për kontaktin me topin, është faull për
lojtarin dhe nuk jepet “përsëritje”.
Është e rëndësishme që vetëm faullat që konstatohen jepen.
Gjyqtari i parë duhet të shohë vetëm atë pjesë të trupit i cili bën kontaktin me topin.
Në gjykimin e tij ai nuk duhet të influencohet nga pozicioni i trupit të lojtarit, para ose mbas
kontaktit me topin.
FIVB insiston që gjyqtarët të lejojnë pasimin me gishta ose ndonjë kontakt tjetër, që është
konform rregullave të lojës.
Për të kuptuar mirë rregullin 10.2.2 (topi duhet të goditet, jo të kapet ose të hidhet. Ai mund të
kthehet në çdo drejtim): çfarë duhet të kuptojmë me termin “goditje”?
Goditja është drejtimi që merr topi nga pika e takimit, ndërsa “hedhja” e topit përmbledh dy
aksione njëherësh, e para “kapja – mbajtja” e topit dhe e dyta “hedhja” e topit.
Gjyqtarët duhet të tregohen të vëmëndshëm në dallimin e prekjes së topit, veçënarisht në
volejbollin e sotëm kur përdoret “ngecja”, dhe topi ndryshon drejtimin.
Vëmëndje duhet t’i kushtohet aksionit gjatë goditjes së topit për sulm, në të cilin “ngecja”, do të
lejohet vetëm në rast se topi nuk kapet-mbahet ose hidhet.
Ngecja nënkupton sulmin e topit (komplet mbi nivelin e rrjetës) ekzekutuar pastër, me gishtat e
njërës dorë.
Gjyqtari i parë duhet t’a shohë shumë me kujdes mënyrën e ekzekutimit të ngecjes. Në qoftë se
pas ngecjes topi nuk merr menjëherë drejtimin e tij, por është shoqëruar me dorë / ose hedhur,
kjo është faull dhe duhet të dënohet.
Leonard Tase

similar documents