Slide 1

Report
NIVELI I EDUKIMIT EKONOMIK
NË KOSOVË
Safet Gërxhaliu
Prishtinë, 2013
Analiza e gjendjes në fushën e edukimit për biznes ka
indikuar që:
 programet mësimore në sistemin e rregullt të shkollimit nuk janë reformuar plotësisht
në harmoni me nevojat e ekonomisë së tregut;
 programet nuk sigurojnë krijimin e shkathtësive praktike (më tepër nocione e më pak
shkathtësi)
 teknikat dhe metodat e vjetruara të mësimit dhe teknologjia joadekuate
mungesa e programeve të trajnimit jashtë sistemit të rregullt shkollor
 moszhvillimi i iniciativës private në këtë fushë dhe mungesa e rrjetit të edukimit dhe
nxitjes së zhvillimit të NVM
 mungesa e bashkëpunimit ndërkombëtar dhe asistencës teknike;
Struktura formale kualifikuese e personelit dhe pronarëve e
menaxherëve në ndërmarrjet private mendohet të jetë :
 54 % e pronarëve e menaxherëve ka të kryer shkollen e lartë ose universitetin;
 26 % e personelit në ndërmarrëjet private ka shkollat e larta e fakultetet;
 60 % shkollat e mesme dhe
14% të tjerë.
Kualifikimi dhe njohuritë e tyre nuk u përgjigjen nevojave të ekonomisë së tregut.
Inovimi dhe rikonstruktimi i njohurive të tyre është i domosdoshëm.
Po të analizohet struktura e eknomisë private në Kosovë del se pjesa më e madhe i përket
biznesit familjar. Karakteristikë e këtyre ekonomive, e sidomos e atyre në fushën e
agrobiznesit, është se u mungojnë:
 njohuritë për afarizëm në kushtet e tregut,
 qasja me orientim kah tregu dhe
 menaxhmenti bashkëkohor i firmës.
Problem tjetër është edhe aktiviteti i ulët ekonomik i femrave. Format e veçanta të
edukimit dhe organizimit të femrave për biznes janë gjithashtu një nga fushat e
rëndësishme për aktivitetet e ardhshme.
Situata e përshkruar e bën imediate nevojën për ndryshimin e gjendjes nëpërmejet
veprimit kompleks në segmentet më të rëndësishme të edukimit për biznes dhe në
nivelet e ndryshme.
Zbatimi i një programi kompleks të përmirësimit të gjendjes lidhur me edukimin për
biznes, menaxhment dhe aftësimi i rrjetit dhe infratrukturës që duhet ta përcjell atë
duhet shikuar si njërën nga komponentët më të rëndësishme të tranzicionit në Kosovë
dhe të zhvillimit të filozofisë ndërmarrëse. Kjo paraqet faktor të rëndësishëm për krijimin
e parakushteve për zhvillimin e ndërmarrjeve ekzistuese private dhe gjenerimin e
ndërmarrjeve të reja, për zhvillimin e shkathtësive ndërmarrëse dhe frymës së
ndërmarrësisë, kulturën dhe etikën e biznesit si rrugë më efikase për forcimin e
komunitetit të biznesit në Kosovë.
MISIONI DHE SYNIMET
MISIONI : Zvogëlimi i diferencës midis kërkesave për ndërmarrës dhe menaxherë të
ekonomisë së tregut dhe realitetit – dijes dhe shkathtësive që ofron sistemi arsimor
dhe format e tjera të edukimit për biznes në Kosovë.
SYNIMI : Përmbushja e kërkesave te reja për dije nga fusha e ndërmarrësisë dhe
biznesit, e cila duhet të sigurojë edukimin që mundëson qasjen në rrethanat që
krijojnë "shansë për vetëpunësim" dhe që sigurojnë rritje ekonomike nëpërmjet
"krijimit të vendeve të punës".
Synim para se gjithash është që të zhvillohet fryma e ndërmarrësisë e cila
karakterizohet para së gjiithash me :
Identifikimin dhe njohjen e shansave në treg
Gjenerimin e ideve për biznes për të shfytëzuar ato shansa
Shfrytëzimin e resurseve dhe ballafaqimin me rrezikun për të shfrytëzuar ato
shansa
Krijimi dhe vënia në funksion e një biznesi
Krijimi i vendeve të lira të punës duhet të jetë në fokus të krijuesve të politikave dhe
strategjisë së zhvillimit të Kosovës. Krijimi i një rrethine tërheqëse për investimet është
mëse i nevojshëm me qëllim të zvoglimit të normës së lartë të papunësisë si dhe
krijimit të perspectives së punësimit për gjeneratat e reja që hyjnë në tregun e punës.
Përmirësime të mëtutjeshme në politikën e tatimeve (lehtësime për importin e
pajisjeve dhe inputeve për bujqësi dhe agroindustri)
Kushte më të mira për kredi për NVM-të dhe bizneset familjare
Eliminimi i pengesave në tregti me vendet fqinje
Lansimi i një programi atraktiv për tërheqjen e investimeve të jashtme
Ndryshimet në strukturën e popullsisë
Ky kontigjent i ri i popullsisë do të bëjë presion të vazhdueshëm në tregun e punës për
vende të reja pune duke pasur parasysh situatën ekzistuese të punësimit.
Njëkohësisht, popullata e re përbën një faktor shumë të rëndësishëm të zhvillimit, andaj
është i domosdoshëm një nivel i lartë i edukimit konform me zhvillimet e teknikës dhe
teknologjisë dhe kulturës së ndërmarrësisë. Duhet të potencohet se pjesëmarrja e
pensionerëve (popullatës mbi 65 vjet) është ende e vogël dhe nuk paraqet ndonjë
pengesë të madhe socio-ekonomike.
AKTIVITET EKONOMIKE TË POPULLSISË
Struktura e punesimit sipas sektoreve
ekonomik
Safet Gërxhaliu
Kryetar
Phone: +381 (0) 38 780 301
E-mail: [email protected]
Web: www.oek-kcc.org

similar documents