Ligjërata 4

Report
Jus Romanorum
JUS QUOD AD PERSONAS PERTINED
E DREJTA FAMILJARE
E DREJTA PERSONALE
STATUS FAMILIAE
I.
E drejta statutsore
I.
Edrejta martesore
II.
E drejta familjare
II.
E drejta atënore dhe prindore
III.
Tutoria dhe kujdestaria
E drejta familjare romake është një përmbledhje
rregullash juridike me të cilat rregulloheshin
marrëdhënjet brenda familjes romake:



marrëdhënjet e burrit me gruan
marrëdhënjet midis babait (pater familiasit)
dhe personave alieni juris
marrëdhënjet midis tutorit (tutores) dhe
kujdestarit (curatores) dhe pupilëve të tyre
(pupilli).




Marrëdhënjet midis personave alieni juris dhe personave
sui juris përfshijnë kryesisht tri grupe themelore të
çështjeve:
I - çështjet mbi marrëdhënjet midis gruas dhe burrit
(e drejta martesore)
II - çështjet mbi marrëdhënjet midis babait si titullar të
patriae potestatis dhe fëmijëve, (babait dhe fëmijëve) , personave nën patria potestas
(e drejta atënore)
III - çështjet e përplotësimit te zotësisë së veprimit të
personave sui juris, të cilët për shkak të mospjekurisë, për
shkak të seksit ose për shkak të të metave psikike, morale
dhe fizike, kishin zotësi të kufizuar veprimi
(e drejta tutoriste dhe kujdestare).


Që nga ligji XII tabelave, ndarja themelore e
qytetarëve romakë sipas status familiae ose
sipas pozitës juridike në familje ishte:
persona sui juris (persona të së drejtës së
tyre) dhe
persona alieni juris (persona të së drejtës së
huaj).
SUI JURIS
ALIENI JURIS
Si persona sui juris
merreshin të gjithë
personat e seksit
mashkull dhe atij
femër, të cilët kishin:
- status libertatis dhe
- status civitatis,
kur mbi ta nuk ishte
vendosur pushteti i atit
ose i burrit (patria
potestas, manus).
Persona alieni juris
konsideroheshin të gjithë
personat, pa marrë parasysh
seksin dhe moshën dhe pa
marrë parasysh që kanë
gëzuar edhe status libertatis
edhe status civitatis, kur mbi
ta ishte vendosur pushteti i
shefit të familjes, qoftë si
pushtet i burrit (manus),
qofte si pushtet i atit (patria
potestas).
Me krijimin e gjensit patriarkal (më vonë edhe
konzorciumit) femrat e humbën barabarsinë
me meshkujt — trajtoheshin si
persona që gjatë tërë jetës duhet të jetojnë
nën mbrojtjen dhe sipas urdhërave të
anëtarëve meshkuj të gjensit (edhe anëtarëve
meshkuj të konzorciumit).


Gjinia është lidhje gjaku e cila ekziston nga
vetë natyra midis personave me prejardhje të
përbashkët. Kjo lidhje ka rëndësi juridike,
sepse në bazë të gjinisë midis të afërmve,
lindin shumë të drejta dhe detyrime.
Por në të drejtën e lashtë romake gjinia nuk
merrej sipas gjakut dhe sipas prejardhjes, por
sipas faktit të jetës së përbashkët.
Kjo ishte gjinia e ashtuquajtur agnate.
Mënyra themelore e përcaktimit të gjinisë qe
ekzistonte në Romë gjatë kohës kur familja romake
përfaqësonte një bashkësi prodhuesish.
Të afërmit agnatë sipas dispozitave të së drejtës së
lashtë ishin të gjithë personat:



1) që jetonin në një konzorcium, ose në një familje
nën patria potestas ose manus të përbashkët;
2) që dikur jetonin në një konzorcium. ose nën patria
potestas apo manus të përbashkët në një familje,
mirëpo pushteti mbi ta kishte pushuar për shkak të
vdekjes së pater familiasit dhe
3) që kishin për të jetuar në një konzorcium ose në
një familje nën patria potestas apo manus të
përbashkët sikur ndonjëri nga pasardhësit e tyre të
mos kishte vdekur para se të vendosej ai pushtet.
Të gjithë të afërmit agnatë ndaheshin në grupin e
 agnatëve më të afërt, grupin e agnatëve më të
afërt ose agnatëve me të drejta më të mëdha e
përbënin personat që në momentin e caktuar
jetonin nën pushtetin e një pater familiasit. Këta
agnatë quheshin SUI.
 agnatëve më të largët, qe ishin agnatët më të
largët, nga personat
a) që dikur kishin jetuar dhe
b) që bile kanë mundur të jetonin nën patria
potestas të njëjtë.
Të afërmit kognatë, rrjedhnin edhe nga ana e
babait edhe nga ana e nënës.
Të afërmit e gjakut ndaheshin në:
a) të afërm në vijë të drejtë,
linea recta , paraardhesi i perbashket)
b) të afërm në vijë të tërthortë,
linea collateralis, (personat që rridhnin nga
një paraardhës i përbashkët, e jo njëri prej tjetrit
(vëllezërit, mo trat, dajat, mbesat, xhaxhallarët,
nipërit).
Ndarja e mëtejshme e të afërmve kognatë ishte:
Germani, të afërm prej babait dhe te aferm prej
nënës;
Consaguinei, në të afërm prej babait apo uterini
te nënës;
 Të afërmit prej babait dhe nënës ishin personat
që rridhnin nga paraardhësit e njëjtë meshkuj
dhe fëmra.
 Të afërmit prej babait apo nënës ishin personat
që rridhnin ose nga një baba dhe nga nëna të
ndryshme (consaguinei) ose nga një nënë dhe
etër të ndryshëm (uterini).
Ndarja tjetër me rëndësi e të afërmve kognatë
ishte ndarja në:

Të afërm martesorë (legitimi)

jolegjitimë (spurii, vulgo concepti).
Krushqia/ affinitas
Në të drejtën familjare njihej edhe gjinia e
krushqisë e cila krijohej në saje të martesës.
Lidhja midis burrit dhe të afërmve kognatë të
gruas, si dhe midis gruas dhe të afërmve
kognatë të burrit ishte afërsia e krushqisë
dhe llogaritej sipas afërsisë së gjinisë
kognate.
Gjatë historisë së Romës, pas shkatërrimit të
rregullimit shoqëror gjentil janë shfaqur dhe
zëvendësuar tri forma të familjes:



conzorciumi
familja patriarkale e agnatëve dhe
familja kognate.
Consortiumi ose kooperativa familjare e agnatëve i prin familjes patriarkale romake, dhe u
zhvillua menjëherë pas shpartallimit të gjensit,
kur u bë e mundur që pavarësisht të jetojnë dhe
veprojnë grupe prodhuesish më të vogla se sa
gjensi i mëparshëm.
Zakonisht ata ishin vëllezër me pasardhësit e
tyre. Për organizimin më të afërt dhe rolin
shoqëror të konzorciumit romak, nuk ka
shënime.
Në familjen e agnatëve, pater familias ishte personi personi i cili në
ekonominë shtëpiake ushtron pushtetin- patria potestas, qe perfshinte

1) manus, pushtetin e plotë dhe të përjetshëm mbi gruan e tij dhe
gratë e të gjithë bijve të martuar;

2) patria potestas në kuptim të ngushtë, pushtetin e plotë dhe të përjet
shëm mbi fëmijët e vet dhe të gjithë anëtarët e tjerë të lirë të domusit;

3) dominica potestas, pushtetin e plotë dhe të përjetshëm mbi
skllevërit që punonin në kuadrin e domusit;


4) pushtetin mbi personat e lirë të cilët përkohësisht gjendeshin në
domus në bazë të mancipiumit, skllavërisë debitore ose të
ndonjë pune tjetër juridike; dhe
5) dominium, propristas, prona, pushtetin e plotë mbi tokat, mbi
veglat e prodhimit, mbi prodhimet e punës dhe mbi pasurinë tjetër në
kuadrin e domusit.
Grupi i të afërmve të cilët rridhnin nga gjaku
i paraardhësit të përbashkët.
Kjo famije ishte dominuese ne kohen e sundimit te
Justinianit, dhe kishte:


Familje kognate ne kuptimin e ngushte (gruaja,
femijet dhe personat e adaptuar)
Familje kognate ne kuptimin e gjere (edhe anetare
te tjere qe rrjedhin nga gjaku i paaradhsesit te
perbashket)
Cognatio servilis,
marrëdhënjet familjare të skllevërve në të
drejtën romake nuk kishin kurrfarë rëndësie
gjer me fitoren e parimit të gjinisë kognate.
Fitorja e parimit të gjinisë kognate nxori
pranimin e kufizuar të bashkësive familjare
skllavërore (ndalimi i separatio dura).
Kuptimi i martesës:
Në të drejtën romake martesa ishte bashkësi monogame e
jetës, e rregulluar me dispozita juridike midis mashkullit
dhe femrës.


Në të drejtën e lashtë gruaja pas martesës bëhej person
alieni juris, e cila u nënshtrohëj direkt urdhërave të pater
familiasit.
Në të drejtën klasike dhe postklasike humbi varësia e
drejtpërdrejtë e gruas ndaj pater familiasit të burrit.
Për këtë periodë vlente definicioni:
“martesa është lidhja midis burrit dhe gruas, që përbën
bashkësinë e pandarë të jetës”
Në çdo rnartesë ose me rastin e çdo lidhjeje të
martesës, lindnin dy çështje themelore:


I - çështja për kushtet nën të cilat gratë mund ta
braktisnin familjen e tyre të mëparshme dhe të bëhen
anëtare të famlijes së burrit.
Në kohën më të lashtë, kërkohej pëlqimi:
*eksluzivisht i kryetarëve të familjes, e më vonë
* pëlqimi i kryetarëve të familjes dhe bashkëshortëve
* pëlqimi i bashkëshortëve
II - çështja për pozitën juridike të gruas në familjen
e re.




Për martesë juridikisht të rregullt romake
duhej patjetër të realizoheshin - elemente
konstitutive (kryesore ose esenciale)
Jus cunubii,
Affectio maritalis,
Puberteti i bashkëshortëve dhe
Forma e parashikuar me ligj.
Jus conubii,
kishin ekskluzivisht qytetarët romakë dhe latinët e vjetër (latini veteres),
me kufizimet për plebejas gjer me lex Canuleia, për qytetarët libertinënë kohën e principatës, ndërsa për pjesëtarët e grupeve të lidhura me
profesione, në të drejtën postklasike.
Affectio maritalis,



martesën juridikisht të rregullt romake mund ta lidhnin vetëm
personat që kishin për qëllim të formonin bashkësinë martesore, affectio
maritalis ose qëllimi që të formonin bashkësinë martesore.
Në të drejtën e lashtë nuk ishte i domosdoshëm të ekzistonte te
bashkëshortët e ardhshëm, mjaftonte që këtë qëllim ta
shprehnin kryetarët e familjeve përkatëse.
Në të drejtën klasike u kërkua që të ekzistonte te bashkëshortët e
ardhshëm ashtu edhe te kryetarët e tyre të familjeve.
Në të drejtën postklasike mjaftonte që affectio maritalis të ekzistonte
ekskluzivisht te personat që lidhnin bashkësinë martesore.


Martesë juridikisht të rregullt romake mund të lidhnin
vetëm personat që ishin në pubertet:
femrat qe kishin mbushur moshën 12 vjecare,
meshkujt që kishin mbushur moshën 14 vjecare .
Martesa juridikisht e rregullt romake mund të lidhej vetëm
në format e parashikuara juridike. Format për lidhjen e
martesës romake ishin: confarreatio, coemptio dhe usus.
Në çdo rast kur vendosej ndonjë lidhje midis mashkullit
dhe femrës dhe kur nuk plotësohej ndonjëri nga kushtet e
përmendura konstitutive, konsiderohej se martesa nuk
ekziston dhe se lidhja ekzistuese nuk mund të ketë
pasoja të lidhura me institucionin e martesës.


APSOLUTE, pengesa që pamundësojnë lidhjen e martesës
në përgjithësi:
a) martesa ekzistuese, ishte njëra nga pengesat themelore
martesore, sepse Roma prej fillimit të krijimit të së drejtës
romake gjer me shkatërrimin e shtetit romak, dinte vetëm
për martesën monogamike. Lidhja e martesës përkunarejt
kësaj pengese, sillte infaminë.
b) sëmundja shpirtërore ishte poashtu pengesë
martesore, nëse dukej para se të vendosej lidhja martesore.
RELATIVE, pengesa që pamundësojnë lidhjen e martësës
me personin e caktuar
a) gjinija e gjakut në vijë të drejtë pa kufizime, ndërsa në
vijën e tërthortë gjer në shkallën ë katërt.
b) krushqia ishte pengesë martesore vetëm në vijë të
drejtë, ndërsa gjinia civile në po atë masë sikurse edhe
gjinia sipas gjakut.







Në kohën e Augustit ndalohej:
martesa ndërmjet qytetarit të lindur në liri dhe të liruarës
me sjellje të këqia;
martesa ndërmjet senatorit dhe të liruarve në përgjithësi;
Në kohërat e mëvonshme ndalohej:
martesa ndërmjet tutorit dhe pupiles;
martesa ndërmjet të krishterëve dhe paganëve;
martesa ndërmjet personave që ishin betuar se nuk do të
martohen;
martesa ndërmjet atyre qëkishin shkelur kurorën;
martesa e ushtarëve.
Pra martesat e lidhura përpos ekzistimit të ndonjërës nga
pengesat e përmendura, ishin: NUL ose PA PASOJA të
caktuara të lidhjeve të rregullta martesore.
Sponsalia
Dhënia dhe marrja reciproke e
premtime.
Në të drejtën e lashtë, sponsio
solemne ishte forma e lidhjes së
fejesës ndërmjet prindërve të
bashkëshortëve të ardhshëm, me
ç'rast pater familiasi i të fejuarit
zotohej se nusen do ta pranojë si
grua të të birit.
Presenca e bashkeshorteve nuk
kishte rëndësi juridike.



Në bazë të fejesës në të drejtën e lashtë
rezultonte detyrimi që të lidhet martesa e
kontraktuar.
Në bazë të fejesës mund të kërkohej vetëm
zhdëmtimi nga personi që kishte prishur fejesën
pa arësye. Kthimin e dhuratave mund ta kërkonte
anae pafajshme.
Në të drejtën klasike dhe postklasike fejesa
mund të lidhej edhe me marrëveshje joformale.
Kur prishej fejesa kontraktohej zhdëmtimi
i veçantë në formë kapari (arra sponsalicia)


Raptus mulierum, Grabitja, formë më e vjetër
ose si mënyrë më e vjetër e vendosjes se
lidhjeve juridikisht të rregullta martesore.
Coemptio, Blerja formale e gruas, pater familiasi i nuses me 5 dëshmitarë ja dorëzonte
nusen kryetarit të familjes së dhëndrrit apo
dhëndrrit vetë (nëse ishte sui juris), ndërsa
dhëndrri vetë ose kryetari i familjes i jepnin
kryetarit të familjes së nuses nummus unus
(mohedhë të vogël) në emër të çmimit
simbolik.
Forma më solemne që e përdornin shtresat e
patricëve të shoqërisë romake:

Prania e të fejuarve e domosdoshme.

Prania e së paku dhjetë qytetarë madhorë
romakë.
Të gjithë të pranishmit detyroheshin ta përcillnin
nusen gjer në shtëpinë e dhëndrrit.
Në dyert e shtëpisë, dhëndrri i jepte nuses zjarr
dhe ujë dhe i ofronte
bukë, ndërsa duke marrë bukën, zjarrin dhe ujin,
duhej të thoshte: Ubi tu Gaius, ibi ego Gaia
“Kudo që të jesh ti, do të jem edhe unë”.



Kjo formë për lidhjen e martesës u shfaq në qarqet e varfëra
të plebejasve dhe ishte një transferim i thjeshtë i nuses në
shtëpinë e dhëndrrit.
Për shkak. të thjeshtësisë ususi përdorej pothuajse si formë
e vetme për lidhjen e martesave në kohën e të drejtës klasike.
Mirëpo, atëherë, krahas me formën e ususit u zhvillua edhe
institucioni i njohur me emrin usurpatid trinoctii. Në të
vërtetë, mendohej se gruaja që është martuar sipas usus, pasi
kalonte një vit, nëse tërë kohën ishte në shtëpinë e burrit,
hyn nën manus të burrit apo të kryetarit të familjes së tij. Për
të mos ngjarë kjo, qe bërë zakon që gratë para kalimit të
afatit të parashikuar, t'i kalonin tri ditë jashtë shtëpisë
së burrit.


martesë me manus, conventio in manum,
në martesën e lidhur me coemptio dhe
confarreatio, mbi gruan ushtronte pushtet ose
manus, kryetari i familjes së burriti apo i vetë
burrit, nëse ishte sui juris.
martesë pa manus, matrimonium sine manu,
në martesën e lidhur me usus nuk vëndosej
manusi as i burrit, as i kryetarit të familjes së tij.
Në këtë martesë, gratë ngelnin persona sui juris,
nëse kishin qenë ashtu para lidhjes së martesës,
gjegjësisht ngelnin nën pushtetin e pater
familiasit të tyre, nëse para lidhjes së martesës
ishin alieni juris.




Pater familjsi kishte të drejta te pakufizura deri ne
vdekje, “jus vitae ac necis” – e drejta e jetes deri ne
vdekje.
Marrëdhënjet e gruas në martesë me manus
nrregulloheshin me zakone dhe në mënyrë faktike.
E drejta themelore dhe e vetme që e fitonte gruaja në
martesë
me manus ishte e drejta e trashëgimit.
Me vone patria potestas ndaj grave in manu kishte
pushtet më e butë se sa ky pushtet ndaj anëtarëve
tjerë të familjes. Kështu tani prej kohërave më të
lashta ndalohej shitja e grave në skllavëri, ndërsa
vrasja e tyre lejohej vetëm në raste të veçanta: shkelja
e kurorës dhe alkoholizmi.







Tipike në zhvillimin klasik dhe postklasik të
shtetit romak.
martesa pa manus kishte pasoja të caktuara juridike që
rezultonin me:
burri dhe gruaja ishin të detyruar të respektonin dhe të
ndihmonin njëri-tjetrin;
Duhej të ishin besnikë ndaj njëri-tjetrit dhe të apstenonin nga
çdo veprim që' do të rezikonte ekzistimin e bashkësisë
martesore;
Nuk guxonin të ngrenin padi kundër njëri-tjetrit;
Gruaja fitonte pozitën shoqërore dhe domicilin e burrit, si dhe të
drejtën që prej burrit të kërkonte alimentacion/mbajte;
Burri mund të kërkonte nga gruaja të jetonte në ekonominë e tjji
shtëpiake dhe kishte të drejtë të administronte vlerat e pajës të
gruas gjersa e shfrytëzonte pajën.


Pasuria të cilën me rastin e lidhjes së
martesës ja dorëzonte gruaja burrit për
lehtësimin e jetës së përbashkët quhej
pajë (dos).
Paja e marrë ngelte pronë e burrit kur vdiste
gruaja bile edhe në rast shkurorëzimi, ne
kohen e lashte, ndersa ne postklasike
zbatohej rregulla: paja nuk bëhej më pronë e
burrit.



Zakoni që burri ta ndante një pjesë të
pasurisë sa kapte paja dhe t'ja dhuronte
gruas së ardhshme.
Megjithatë, donatio…edhe më tutje ishte ne
administrim të burrit dhe shërbente për të
njëjtat qëllime si paja.
Kur zgjidhej martesa për shkak të vdekjes së
burrit, donatio…i takonte fëmijëve, ndërsa
gruaja kishte të drejtë uzufrukti, kurse në
rast shkurorëzimi me fajin e burrit, donatio
ante nuptias kalonte në pronë të gruas.


ngjarrjeve natyrore ( me vdekje, humbjen e jus conubii dhe te drejten e
qytatarit romak)
veprimeve njerëzore (me shkurorezim)
Zgjidhja e martesës për shkak vdekjeje dhe për capitis deminutio.
Vdekja natyrore e burrit, e gruas apo e që të dy bashkëshortëve
shkaktonte zgjidhjen e martesës, ashtu si shkaktonte edhe humbjen e
përgjithshme të zotësisë juridike. Pas vdekjes së njërit nga
bashkëshortët, binte poshtë edhe pengesa martesore për shkak të
ekzistimit të lidhjes martesore.
Në atë rast burrat mund të lidhnin mënjëherë martesë të re, ndërsa për
gra ishte caktuar tempus lugendi.
Matrimonium justum zgjidhej edhe në të gjitha rastet kur ndonjë qytetar
romak pësonte capitis deminutio maxima dhe media, sepse që të dy
këto institucione lidheshin me humbjen e statusit të qytetarit, pra edhe
me humbjen e jus conubii.




b) Zgjidhja e martesës me shkurorëzim. — Në të
drejtën e lashtë lejohej zgjidhja e martesës me
shkurorëzim.
Të drejtë-që të zgjidhte martesën me
shkurorzim kishte ekskluzivisht burri dhe pater
familias I burrit.
Shkurorëzimi lejohej për shkak të shkeljes së
kurorës, përshkak të alkoolizmit, për shkak të
dështimit të fëmijës, dhe për çdo shkak tjetër që
e shtynte burrin të zgjidhte bashkësinë
ekzistuese martesore.
Sipas „dura lex" gruaja nuk e kishte këtë të
drejtë, sepse nuk ja lejonte pozita në familje si
person alieni juris.


Divortium cum damno, shkurorëzim i përcejllë
me pasoja të këqia.
Divortium sine damno, apo dhe shkurorëzim pa
pasoja të këqia dhe ndahej:
- divortium communi consensu, shkurorëzim me
marrëveshje reciproke
të bashkëshortëve dhe
- divortium bona gratia , shkurorëzim me
vullnetin e njërit nga bashkëshortët por për
shkaqe të arësyeshme, si janë: impotenca,
sëmurtdjet seksuale, tërheqja në kuvend etj





Stuprumi, ishte marrëdhënje e kohëpaskohshme
seksuale midis mashkullit të lirë dhe gruas së
pamartuar, gjer atëherë të ndershme;
Adulteriumi, ishte marrëdhënja seksuale midis
personave prej të cilëve bile njëri ishte i martuar;
Incestumi ishte marrëdhënja seksuale midis të
afërmve të cilëve u ndalohej lidhja e martesës.
Konkubinati , apo bashkëjetesa (martesa natyrore,
martesa e egër), ekzistonte në rastet e lidhjes së
përhershme midis mashkullit dhe femrës të cilët
ose nuk mund. të lidhnin ose nuk donin të lidhnin
martesë juridikisht të rregullt.
Contuberniumi ishte bashkësi e jetës midis skllavit
dhe skllaves. Gjer në periodën postklasike merrej si
marrëdhënje faktike dhe juridikisht irrelevante.
E drejta atënore dhe prindore


Rendi juridik romak nuk dinte për të drejtën
prindore si përmbledhje rregullash juridike sipas
të cilave edhe ati edhe nëna ishin
njëlloj të autorizuar dhe një lloj të detyruar që të
kujdeseshin për ngritjen dhe edukimin e fëmijëve
të tyre.
Përmbledhja e rregullave juridike që e siguronin
pushtetin e pater familiasit mbi personat
alieni juris përbënte të drejtën prindore romake.
Patria potestas mbi personat alieni jursi mund të konstituohej me:
me faktin lindjes, ose
me aktin e vullnetit të pater familiasit
Në kohën më të lashtë, për krijimin e patriae potestatis mbi
fëmijën e posalindur kërkoheshin dy kushte:
1) kërkohej që fëmija të ketë lindur nga gruaja e cila
ishte e martuar me pater familiasin ose
me ndonjë nga anëtarët meshkuj të domusit të tij
2) kërkohej që pater familiasi ta pranonte fëmijën e
lindur brenda domusit të tij anëtar të familjes së tij
agnate
Adoptio
përvetësimi i fëmijës:
1. Mancipimin e trefisht
per meshkuj
2. Mancipimin e njefisht
per femra.
Adoptio plena
personi i adoptuar ndërpriste
çdo lidhje me familjen e
vet.
Adoptio minus plena.
personi i fitonte të gjitha të
drejtat në familjen e
adoptuesit, mirëpo nuk
humbte të drejtat themelore
në familjen e vet natyrore.
Adrogatio
Legitimatio
•mënyra solemne e
përvetësimit të personave
meshkuj madhorë sui juris.
•adrogohenin edhe gratë
formë e konstituimit të
pushtetit atënor vetëm sa i
përket fëmijëve të lindur në
konkubinat.
Kushtet:
Kushtet per barazim me të
drejtat e fëmijëve të lindur në
martesën romake:
1. Kurorëzimi i mëvonshëm
midis prindërve
1. përvetësuesi -16 vjecar
2. të mos kishte fëmijë
natyrorë
3. të mos kishte as fëmijë
të adoptuar,
4. që të mos ishte më i
varfër se i adoptuari.
5. nëse ishte fjala për
personin e mitur, të
garantonte se nuk do ta
emancipojë.
2.
(subsequens matrimonium),
ose duke e dhënë
fëmijën të shërbente në
kuri (oblatio curiae)
3. ose me mëshirën e
prineepsit




patria potestas ose jus vitae ac necis mbi personat
alieni juris ishte e përjetshme, fëmija nuk kishte asnjë
të drejtë.
Përmirsimi i pozitës së personave alieni juris bëhej
gradualisht.
Fëmijët kishin të drejtë të edukoheshin, të merrnin
pajë (donatio ante nuptias) kur lidhnin martesë, të
kërkonin shpalljen e atit batakçi kur ai rezikonte
ekzistencën e familjes, ta merrnin trashëgimin pas
vdekjes së atit .
Në të drejtën e Justinianit, me marrëdhënjet ndaj
fëmijëve mëma ishte pothuajse e barazuar me atin.



Ne Romen e lashte, pozita pronësore e personave
alieni jurisishte jashtëzakonisht e papërshtatshmenuk u njihej zotësia pronësore.
PECULIUM CASTRENSE,
kishin të drejtë ne gjërat e fituara në shërbimin
ushtarak (dhuratat e dhëna dhe te marra para dhe
pas ushtirse), te cilat lirisht i lidhnin punët juridike
inter vivos dhe mortis causa.
PECULIUM QUASICASTRENSE,
kishin të drejtë administrimi mbi të gjitha gjërat e
besuara nga ati (bona profesticia) dhe vetëm
pronën (bona adventicia), gjegjësisht mbi të gjitha
gjërat që i kishin fituar prej cilitdo person tjeter..




për shkak të vdekjes natyrore dhe civile të
pater familiasit ose të personave alieni juris;
për shkak të emancipimit- (leshimi nga
pushteti me vullnetin e pater familjas);
për shkak të pozitës të cilën e kishin
mbërrijtur personat alieni juris në shërbimin
publik;
për shkak se i ati nuk ishte i denjë.
Tutoria
Institucion me të cilin
plotësohej mungesa
ezotësisë së veprimit të
kategorive të tëra të
personave nuk ishin në
gjendje të dilnin vetë në
komunikimin juridik për
shkak të:
 moshës dhe
 seksit.
Kujdestaria
Iinstitucion me të ciin
plotësohej mungesa e
zotësise së veprimit të
personat të cilët nga vetë
natyra duhej të kishin
zotësi të plotë veprimi,
mirëpo nuk ishte ashtu
për shkak:
të metave personale:
personat e sëmurë psikikisht,
batakçinjtë,
personat me të meta fizike
Tuturia
Kujdestaria
Kujdestaria mbi të marrët
Kujdestaria mbi prishësit
Tutoria mbi të Kujdestaria mbi personat më të ri se 25
vjec
miturit
Tutoria mbi
gratë
Forma tjera:
•Cura ventris, mbi femijen e palindur
•Cura bonorum, kujd.per masat e ndryshme
te pasurise kur nuk kishte kujdes te
pronarit, personave qe mungonin, me
vendbanim te panjohur
•Cura debilium, kujd.e personave qe per
shkak e defekteve nuk kujedeseshin per
pasurine e tyre.

Vdekja, ishte ngjarje natyrore juridikisht relevante ë
cila e anulonte marrëdhënjen skllavërore.
Skllavëria mund të shuhej edhe me disa fakte të tjera relevante juridike:



Ikja e sllevërve nga territori Romak,
Lirimi i skllevërve, që:
- tregonin dhe zbulonin vrasësit e patronëve të tyre,
- lirimi i skllevërve të vjetër dhe të sëmurë dhe
- skllevërit që kishin merita të veçanta për Romën.
manumissio testamento , lirimi vullnetar i skllevërve:,
sipas dëshirës së fundit apo testamentit, dhe
manumissio censu, evidentimi i skllavit në regjistër si
obligues ushtarak dhe tatimor.

similar documents