Ligjërata 1 dhe 2

Report
Jus Romanorum
E DREJTA PERSONALE,
E DREJTA PRONËSORE DHE
E DREJTA KONTESTUESE


Jus quod ad personas pertinet apo e drejta që i
përket personit (e drejtë personale), është ndarë në
dy grupe themelore:
Në rregulla juridike që rregullojnë çështjet e
zotësisë juridike dhe të veprimit të subjekteve të
drejtësisë si pjesëmarrës në jetën publike dhe
private të Romës dhe që zhvillohet jashtë kuadrit të
familjes.
Në rregulla juridike që rregullojnë pozitën juridike
të personave të ndryshëm brenda familjes romake.
Nga ky aspekt edhe sot e drejta personale ndahet:


e drejta statusore
e drejta familjare
Zotësia juridike dhe e veprimit:
 CAPACITAS JURIDICA-zotësia për të qenë titullar i
të drejtave dhe detyrimeve
 CAPACITAS AGENDI-zotësia për t ndërmarrë
veprime
Status civitatis ftohej me:
 të lindur, (jus sanguinis) ose
 natyralizim, (naturalisatio)
Të drejtën e jetës dhe të statusit të qytetarit romak
e fitonin madje në çastin e lindjes fëmijët e
martesës së qytetarit romak me qytetaren romake,
fëmijët jolegjitimë të qytetares romake, si dhe
fëmijët e lindur të gruas, e cila në momentin e
lindjes gjendej në skllavëri, dhe që gjatë kohës sa
ishte shtatzanë gëzonte të drejtat qytetare bile pak
kohë, (favor libertatis).


Kishte raste të rradha kur fëmija i lidhur i qytetares
romake, që ishte e martuar me ndonjë pelegrin i
cili nuk gëzonte jus connubii, merrte pozitën e
peregrinit.
Zotësia juridike e fëmijës së lindur niste në
momentin e përfundimit të lindjës.
Personat që nuk lindnin si qytetarë të Romës, mund
ta fitonin statusin e qytetarit romak nëpërmjet të të
ashtuquajturit natyralizim.
Natyralizimi mund të ishte privat ose publik.
Natyraizimi privat, i personave të lindur pa
status qytetari i lejohej çdo pater familiasi
apo shefit të familjes romake me adoptim
(marrë fëmijën dhe e bëj djalë a vajzë në
shpirt) të personave alieni juris,ose nëpërmjet
të adrogimit të personave sui juris. Efekt të
natyralizirnit kishte lirimi nga skllavëria.


Natyralizimi publik/ me vendim të organeve
shtetërore (konsujve, pretorëve, drejtuesve të
provincave, princepsit dhe perandorit), mund të
ishte ose i rregullt ose i jashtëzakonshëm.
Natyralizimi i rregullt u lejohej personave që i
plotësonin kushtet e parashikuara, kushtet ishin
më të buta për personat në pozita latinësh, dhe
pak më të ashpra për personat në pozita
peregrinësh.
Natyralizimi i jashtëzakonshëm u lejohej ose
individëve që kishin merita të jashtëzakonshme për
Romën ose tërë qyteteve dhe disa popujve.



Marrë në përgjithësi, gjatë zhvillimit te shtetit
romak dolën një varg autorizimesh publikojuridike dhe private-juridike.
Jus conubi, ose e drejta për të lidhur martesë,
Jus commerci, ose drejta për përdorur institucionet
e të drejtës romake.
Jus suffragii, ose e drejta aktive e votës, si e drejtë
e veçantë e qytetarëve romakë.
Kjo konsiderohej edhe e drejta e të ashtuquajturës
trianomina.
Përveç kufizimeve të zotësisë juridike të shtresave,
ekzistonin edhe kufizimet e veçanta nëpërmjet të të
cilave brendia e të drejtës së qytetarit te kategorive
të caktuara të personave apo qytetarëve individualë,
bëhej edhe më e ngushtë.
Ekzistonin kufizimet e përgjithshme për gra, për
personat alieni juris dhe për paganë,për heretikë.
Gratë ishin përherë gati, pa asnjë të drejtë të
pjesëmarrëjs aktive në jetën politike.
Personat alieni juris, apo personat që jetonin nën
pushtetin e shefit të familjes, nëse ishin meshkuj
të rritur (puberes), gëzonin të gjitha të drejtat
politikë të rendit të tyre shoqëror, mirëpo gjatë
jetës së shefit të familjes, gjerë në të drejtën
klasike, nuk kishin jus commerci. Prej periodës
klasike e këndej ju njoh gradualisht edhe kjo e
drejtë por më kufizime.


Personat in mancipio ,ishin personat alieni juris
të cilët patrer familias i shitnin nëpërmjet të
mancipimit, zakonisht gjatë kohës së një lustrimi
(koha prej 5 vjetësh), me kusht që prej
mancipatarit të cilit ja kishin shitur, të merrnin
kundërshpërblimin për punën që do të kryenin
personat in mancipio në shtëpinë e patronit të ri.
Auctorati (gladiatores) ishin personat që i
betoheshin organizatorit të lojrave publike se do
të luftojnë sipas urdhërit të tij dhe sipas të gjitha
rregullave të luftërave gladiatore.
Kufizime të pozitës juridike të atyre që ishin
nxjerrë nga robëria (ad hoste redempti). Këta e
paguanin shumë parash. Romaku i nxjerrë nga
robëria gjendej në pozitë shumë të ngjashme me
pozitën e personave in mancipio.
 Rastet tjera të humbjes së disa të drejtave- civile
parashikoheshin si sanksion për shkak të sjelljes
së disa personave e cila sipas vlerësimit të
opinionit publik ose sipas dispozitave kategorike
juridike shënohej e palejueshme dhe e
pandershme.

Personae intestabiles,
ata që kishin refuzuar të dëshmonin atë që kishin
dëgjuar, dhe jus commerci-in e kishin mjaft të kufizuar.

Nota censoria,
qytetarët të cilët me sjellje morale apo nga moskujdesi
ndaj pasurisë shtetërore shmangeshin nga pikëpamjet e
drejta të moralit dhe të detyrimeve.

Persona infamë,(të pandershëm)
konsideroheshin qytetarët që kishin bërë ndonjë punë të
pahijeshme në bazë të së cilës ipso jure, me vendimin e
gjyqit ishin njollosur, si të pa denjë për disa të drejta.


sipas infamia juris personat e pandershëm
humbisnin autorizimet publiko-juridike.
Ndahej në:
Infamia immediata ose pandershmëria direkte
bëhej ipso jure në raste të bankrotimit të rremë,
të bigamisë, të rimartesës së gruas para kalimit
të afatit, të parashikuar për zi etj.
Infamia mediata ose pandershmëria indirekte
ishte pasojë e vendimit për deliktet si dhe për
vendimet nga marrëdhënjet e tutorisë.
Statusi i qytetarit romak humbte për shkak të
vdekjes:


NATYRORE apo
CIVILE.
Vdekja natyrore, vinte kur shuheshin shenjat
e fundit të funksioneve fiziologjike të
organizmit të njeriut. Megjithatë, në rastet e
trashëgimit zotësia juridike e të vdekurit (de
cujusit) vazhdonte gjersa trashëgimtarët e
thirrur në rregull, të mos e pranonin,
trashëgimin.
Vdekja civile, apo humbja e të drejtave civile të
personit të caktuar mund të shkaktohej nga një
varg i tërë ngjarjesh a faktesh juridike relevante të
cilat në të drejtën romake u ndanë në dy grupe
themelore:
 Në fakte që sillnin capitis deminutio maxima ose
humbjen e statusit të qytetarit dhe lirinë, dhe
 Në fakte që sillnin capitis deminutio media ose
humbjen e statusit të qytetarit pa e humbur lirinë.

Capitis deminutio maxima bëhej kur qytetari romak
zihej rob nga ana e armikut, kur qytetari romak shitej në
skllavëri si dhe në rast të shqiptimit të dënimeve të
përjetshme me punë në xeherore ose me luftë me bisha.

Capitis deminutio media bëhej kur qytetari romak
transferohej në një komunë latine apo peregrine, kur
kalonte në anën e armikut etj.
Rikthimi i statusit të qytetarit, institucioni:
jus postlimini, lejohej ekskluzivisht me vendimin
e organeve kompetente shtetërore.


a) Latinët, të drejtën e qytetarit e fitonin kur
transferoheshin në Romë me kusht që në komunën
e tyre të lindnin bile një djalë. Ata kishin të drejtë
të përdornin vetëm jus commerci ose të drejtën që në
transaksionet pronësore të përdornin juris civilis.
b) Peregrinët, mënyra themelore që peregrinët të
fitonin statusin e qytetarit, ishte mëshira (beneficium)
e organeve shtetërore romake.
Njëra nga rregullat themelore të së drejtës romake
thoshte: servile caput nullum jus habet, skllevërit
nuk kanë kurrëfarë të drejtash. Skllevërit nuk
trajtoheshin si njerëz, por si RES apo si sende që
flasin. Si objekte të drejtësisë, skllevërit gjendeshin
nën pushtetin e pakufizuar të patronit.
Burimet e skllavërisë ishin:

robërit e luftës,

skllavërimi i vetë qytetarëve, (për mos për
mospërmbushje te detyrimeve ushtarake,shpallja e
personit që nuk i kishin kryer në mënyrë lojale dhe
me kohë detyrimet kontraktuese etj).

Vdekja, ishte ngjarje natyrore juridikisht relevante ë
cila e anulonte marrëdhënjen skllavërore.
Skllavëria mund të shuhej edhe me disa fakte të tjera relevante juridike:



Ikja e sllevërve nga territori Romak,
Lirimi i skllevërve, që:
- tregonin dhe zbulonin vrasësit e patronëve të tyre,
- lirimi i skllevërve të vjetër dhe të sëmurë dhe
- skllevërit që kishin merita të veçanta për Romën.
manumissio testamento , lirimi vullnetar i skllevërve:,
sipas dëshirës së fundit apo testamentit, dhe
manumissio censu, evidentimi i skllavit në regjistër si
obligues ushtarak dhe tatimor.
Çdo person fizik të cilit i njihej zotësia juridike
(capacitas juridica) nuk kishte edhe zotësinë e veprimit
(capacitas agendi) apo zotësinë që në emër të tij dhe
për llogari të tij të lidhte punë juridike e që
personalisht të përgjigjej për veprimet e bëra
antiligjore (deliktet).
Mungesa e zotësisë së veprimit zëvendësohej me:
 Institucionin e TUTORISE, te ata persona të cilët
natyrisht as që mund të ishin të zot të vepronin (të
miturit dhe gratë) dhe me,
 Insitucionin e KUJDESTARISE te personat të cilët duhej
kishin zotësi veprimi, mirëpo këtë cilësi e kishin humbur
për shkak të metave personale (personat të çrregulluar
psikikisht, batakçinjtë, personat me të meta serioze fizike
etj).


Si të mitur ose impuberes trajtoheshin të gjithë
personat meshkuj dhe femëra që nuk kishin
mbërrijtur shkallën e pubertetit apo të pjekurisë
seksuale.
Pjekurinë seksuale apo pubertetin e çdo personi
mashkull duhej vërtetuar individualisht, ndërsa për
femra ekzistonte supozimi juridik se piqen në
pikëpamje seksuale kur mbushin moshën 12
vjecare dhe që në atë moment bëhen të afta për
martesë. (nubiles, viri potentes).


infantes , gjer në 7 vjet. Në kohën e infancias nuk
kishin fare zotësi veprimi.
impuberes infantia majores, pas 7 vjetëve të jetës,
të miturit përbënin grupin e personave të quajtur
(personat e mitur të dalë prej fëminisë).
Zotësia, juridike e impuberes infantia majores
ishte e kufizuar:
të drejtë të lidhnin punë juridike me të cilat përmirësonin
pozitën e tyre ekonomike ndërsa nuk kishin zotësi
veprimi për punët juridike me të cilat do ta keqësonin
pozitën e tyre. Në pikëpamje penalo-juridike dhe
deliktore nuk përgjigjeshin infantes dhe të miturit
e vegjël.
FEMRAT SUI JURIS, pas plotësimit të moshës
dymbëdhjetëvjeçare liroheshin hga tutoria mbi të
miturit. Kjo nuk dotë thoshte se në atë
moment fitonin zotësirnë e plotë të veprimit.
Femrat ngelnin me zotësi të kufizuar veprimi dhe
hynin nën pushtetin e tutorit mbi gratë madhore
tutor mulierum. Kjo zgjidhje e së drejtës romake
ishte fryt i pikëpamjes primitive se gratë janë të
paafta për ta kuptuar rëndësinë e veprimeve të
veta, mirpo ne perodën postklasike gratë u
barazuan me meshkujt.
Personat fizikë të ngelur mbrapa në zhvillimin
psikik për aq sa nuk mund të kuptonin rëndësinë e
veprimeve të tyre, nëse kjo gjendje e tyre përcillej
me shenja të dukshme të:
marrëzisë , dementia, amentia, ose të
molisjes, furor,
zhvisheshin nga zotësia e vëprimit gjatë kohës së
sëmundjes. Kur çrregullimet e këtyre perlonave
shfaqeshin kohë pas kohe, në kohën e qetësimit
(lucida intervalla) kishin zotësi të plotë veprimi.



Meshkujt mund të fitonin zotësinë e plotë të
veprimit kur mbushnin 20 vjeçare.
Femrat (gratë), kufiri i poshtëm ishte në raste
të rralla mosha 18 vjeçare.
Batakçinjtë, zotësi të kufizuar veprimi kishin
të ashtuquajturit batakçinjtë ose prodigjitë, apo
personat që pa arsye shkapërderdhnin trashëgimin
e gjyshit dhe kështu rezikonin ekzistimin e
familjes.
Personat juridikë sipas drejtës romake:

bashkësitë e njerëzve

masat e sendeve
të cilëve u njihej statusi që të ishin titullarë të të
drejtave dhe detyrimeve (zotësia juridike,
subjektiviteti juridik) dhe që me ndihmën e
organeve të tyre të shprehnin vullnetin duke hyrë
në marrëdhëniet juridike midis tyre dhe me
personat juridikë (zotësia e veprimit).
Teoria e personave juridikë nuk ishte përpunuar
në të drejtën romake që nga koha e lashtë, as në
kohën klasike, dhe as në kohën postklasike.

similar documents