Organizimi i paragrafëve dhe i nënqeshjeve

Report
Organizimi i paragrafëve dhe i nënqeshjeve
Rendësi te veçanet ne hartimin e Eses ka edhe organizimi i
paragrafëve dhe i nenqeshtjeve gjatë shkrimit.
Nëse ne temën qe zgjodhëm E ardhmja na paraqiten dy
paragraf negativ dhe vetëm një pozitiv atëherë kjo na tregon se
ju jeni mjaft pesimist për temën (për te ardhmen).

www.tvkosova.weebly.com
Përmbledhja e ideve te përgjithshme (skisëidesë)
Një skice e qartë e ideve do te ju lejonte te kontrolloni me
shpejtësi idetë dhe shembujt e organizuar me pare
.
Cfar duhet te mbajtur parasysh për skicën e ideve?
• Te shkruhet teza ne krye te skicës
• Skica duhet te mbaj patjetër hyrjen dhe përfundimin.
• Siguroni qe i gjithë materiali juaj ka lidhje me temën dhe
zhvillohet sipas një rendi logjik.
Përmbledhja e ideve te përgjithshme
• Kontrolloni nëse gjatë shkrimit hasen paragraf
te dobët ose te pashtjelluar . Mundohuni ti
mënjanoni ata , ose tu bashkëngjiteni atyre
me shume ide dhe shembuj .
• Ruani baraspeshën ndërmjet ideve dhe
shembujve
Përgatitja e kopjes se pare
Qëllimi I kopjes se pare është qe te shkruani një variant
fillestar , te eses qe ju është propozuar apo ju është
caktuar si detyre .
Deri ne këtë çast nuk është praktike qe te përpiqeni te
shkruani variantin përfundimtar te eses suaj , pasi
mund te ketë ende shume ndryshime për tu bere.
Kjo sepse:
• Deri ne fund te variantit te pare ju mund te
ndryshoni pikëpamjet tuaja për temën .
Përgatitja e kopjes se pare
• Ndoshta renditja e paragrafëve ende nuk
është caktuar përfundimisht
• Mund te dëshironi te shtoni ose te hiqni
shembujt e përdorur gjate punës .Kjo
ndihmon ne qartësimin e ideve dhe
mundëson një mbështetje te veçante për to.

www.tvkosova.weebly.com
Përgatitja e kopjes se pare
Pas përgatitjes se variantit fillestar te esesë , me pas
duke e rishikuar , redaktuar dhe kontrolluar atë ju do
te jeni ne gjendje te prodhoni një variant
përfundimtar , qe përmban mendime te qarta , është
I organizuar mire , I baraspeshuar , I kuptueshëm dhe
pa gabime.

www.tvkosova.weebly.com
Hyrja
• Teza shfaqet zakonisht ne fjalinë e pare te paragrafit te hyrjes
, për ti dhënë lexuesit mundësin te kuptoj menjëherë
kendeveshtrimin mbi temën .
• Nëse eseja është tri apo me shume faqe , atëherë duhet qe
ajo te filloj me një paragraf hyrës prej te paktën katër ose
pese fjalish . Fjalia e pare duhet te jetë teza , ndërsa fjalia 2,3
dhe 4te përmbajnë secilën nga nentemat.

www.tvkosova.weebly.com
Hyrja
• Edhe pse sot ekzistojnë disa teknologji te reja pozitive , ka
edhe shume teknologji te tjera te cilat shfaqin një shqetësim
mjaft serioz ne lidhje me mjedisin ne te ardhmen . Një fushe
pozitive dhe mjaft interesante është krijimi I robotëve , te cilët
do te ndikojnë ne bërjen e punëve te shtëpisë, ne përkujdesjen
e kafshëve shtëpiake , çlodhjen tone , agrikulturën , ushtrinë
dhe mjekësinë. Se fundi një tjetër problem I fillimit te këtij
mijëvjeçari mbetet ngrohja globale , si rezultat I rritjes se
besimit tek teknologjia.

www.tvkosova.weebly.com
Pjesa kryesore (Trungu)
• Çdo paragraf I trungut duhet te ketë një fjali kryesore dhe i
tere paragrafi duhet te shpreh qartë synimin e fjalisë kryesore.
• Zakonisht paragrafët e trungut kanë një strukture ideshembull; qe do te thotë se ata paraqesin një ide te shoqëruar
me shembuj te veçanet .
• Një paragraf fillon zakonisht me një fjali qe përmban
temën(një ide) mbi te cilën përqendrohet diskutimi dhe
shoqërohet me një shembull , e me pas me një koment mbi
këtë shembull, një tjetër shembull një tjetër koment e kështu
me radhe.
Pjesa kryesore (Trungu)
Teknologjia e robotëve shpërtheu ne vitet e 90-ta dhe qe atëherë
janë prodhuar shume gjera te çuditshme , si robot personal ,
mace robot, futbollist, vjelës , ushtar dhe kirurg robot . Me
1997, ne Tokio u prodhuan robot funksional me dy këmbë , te
cilët ecnin ,e gjenin vet rrugën dhe bënin pune te thjeshta .
Deri ne këtë pike disavantazhet e vetme qe mund te kenë këta
robot janë koha e kufizuar e baterive (15minuta) dhe kostoja e
shtrenjte (qindra mijëra dollar). Ndërsa robotët mace folëse ,
te quajtura Tama , u prodhuan ne Kine me 1998, për te
lehtësuar vetmin e te moshuarve qe jetojnë vetëm. Tama
komunikon me pronaret e saj dhe I përgjigjet pyetjeve te
thjeshta , duke përdorur një bagazh kujtese prej pesëdhjete
shprehjesh te ndryshme .
Përfundimi
Përfundimi nuk duhet ti ngjaj një pjese te shtuar ne fund .
Ne formën me tipike , paragrafi mbyllës fillon me një fjali qe
lidhet me temën apo tezen.
Pastaj ajo përmbledh qeshtjet kryesore , duke ju referuar dhe
ndarjeve te esesë.

www.tvkosova.weebly.com
Përfundimi
Ne një kuptim e ardhmja po shpaloset tani. Shume nga
ndryshimet e përmendura me lart janë ne proces e sipër .
Teknologjia e prodhimit te robotëve është mjaft pozitive dhe
premton për një jete me te këndshme , me me pak veshtersi ,
me pak te vetmuar dhe me te shëndetshme .për ta mbyllur
kemi edhe një përmbledhje te plote te mënyrës se si
teknologjia po ndikon tek ne dhe ne planetin tone. Ajo qe na
nevojitet është ti kushtojmë vëmendjen e duhur , pasi
mbijetesa jone varet prej saj.

www.tvkosova.weebly.com
Rishikimi dhe redaktimi
Rishikimi dhe redaktimi I asaj qe keni shkruar behet
pasi te keni shkruar variantin ne kopjen e pare dhe
para se te përgatitni variantin a kopjen
përfundimtare te eses.
Zakonisht rishikimi u referohet ndryshimeve te mëdha
si ne përmbajtje ashtu edhe ne organizim , ndërsa
redaktimi ka te beje me shume me fjalitë dhe tonin e
përdorur.
Korrigjimi a qortimi
• Korrigjimi ka te beje me ndreqjen e gabimeve drejtshkrimore
apo formave te pasakte gramatikore , vendosjen e shenjave te
pikësimit , përdorimin e shkronjave te mëdha ne fillim te
fjalisë apo ne shkrimin e emrave te perveqshem etj.
• Është mire qe përpara se te shkruani kopjen përfundimtare te
esesë , dikush tjetër ta lexoj dhe ta kontrolloi kopjen e
mëparshme , për te shënuar gabimet e bëra. Shpesh janë sytë
e te tjerëve ata qe mund te kapin diçka qe ka kaluar pa u vene
re .
Korrigjimi a qortimi
Leximi i një kopje te pa përfunduar ne variantin
shkrimor ne letër apo ne forme te printuar ,
nxjerr ne pah me mire gabimet e bëra, sesa
kur i lexon ne monitorin e kompjuterit.

www.tvkosova.weebly.com
Varianti kopja përfundimtare
Përpara se te shkruani variantin a kopjen
përfundimtare te esesë suaj , sigurohuni nëse
e keni plotësisht formatin qe ju nevojitet .

www.tvkosova.weebly.com

similar documents