PROJEKT-1

Report
PROJEKT
Pse BE-ja e ka të vështirë të reformojë
politikat e saj? Zgjidhni dy fusha të
caktuara të politikave të BE-së si referencë
për përgjigjen tuaj.
Politikat e BE-se.
Elidor Kacoli
SHP201
Informacion I pergjithshem rreth BE
• Bashkimi Evropian është një bashkësi e disa
shteteve Evropiane e themeluar me qëllim të lirisë së
qarkullimit të mallrave. Në fillim të themelimit përbëhej nga
një numër i vogël shtetesh. Me rënien e Bashkimit Sovjetik,
u bë paraqitja e kërkesave për anëtarësim nga shtete ishkomuniste. Edhe pse si organizatë gjithë-Evropiane është
Këshilli i Sigurimit të Evropës, nga shumë vende të botës
edhe BE njihet si organizatë gjithë Evropiane.
• Guri i themelit për krijimin e Bashkimit Evropian u vendos
nga Ministri i Jashtëm Francez, Robert Schuman, në
deklaratën e tij të 9 majit të vitit 1950, në të cilën ai
parashtroi idenë e përpunuar më parë me Jean Monnet për
bashkimin e industrive evropiane të qymyrit dhe çelikut.
Sipas tij, kjo do të përbënte një nismë historike për
ndërtimin e një “Evrope të organizuar dhe vitale”, pa të
cilën paqja në botë do të ishte e pamundur. Plani Schuman
u bë realitet me nënshkrimin në Paris të Traktatit
Themelues të Komunitetit Evropian të Qymyrit dhe Çelikut
më 18 prill të vitit 1951
Etapat e procesit te berjes se
politikave te BE-se.
• Përcaktimi i axhendës -> Para se të bëhet një zgjedhje mbi
një politikë të caktuar (në çdo nivel), duhet të njihet ekzistenca
e problemit.
• Formulimi i Politikave -> Pasi një problem apo një nevojë
bëhet e njohur, ateherë duhet të formulohet një zgjidhje për të.
Kjo do të thotë që duhet të zhvillohet një plan ose një program
që të merret me këtë problem, i cili mund të përfshijë rënien
dakord mbi hartimin e ligjeve të reja apo alokimet të reja
buxhetore.
• Legjitimiteti -> Politikat nuk mund të funksionojnë nëse, në
minimum, ato nuk janë të bazuara në autoritetin ligjor dhe të
kenë fituar njohje publike.
• Implementimi -> Deklaratat mbi hartimin e politikave janë
vetëm fjalë derisa politikat implementohen dhe zbatohen. Kjo
zakonisht do të thotë të biesh dakord mbi ligjet e reja dhe
rregulloret, kalimi i udhëzimeve tek burokratët, dhe informimi i
njerëzve të ndikuar nga zbatimi i këtyre politikave.
• Vlerësimi -> Faza përfundimtare në ciklin e politikave është
për të përcaktuar nëse një ligj apo politikë ka funksionuar.
Cfare problemesh ka pergjate etapave
te berjes se politikave te BE-se?!
• Ne percaktimin e axhendes.
1) *Hasim nje ndryshim te rendesishem ne mes te
percaktimit te agjendes nga qeverite kombetare nga BEja. Ne nivelin kombetar perfshihen ceshtje ne axhenden
politike ne pergjigje te opinionit publik sepse perfaqesuesit
duan te rizgjidhen, ndersa ne BE te vetmit politikberes te
zgjedhur jane anetaret e Parlamentit Europian qe kane
ndikim te kufizuar ne procesin e pergjithshem politik.
2) Në nivel kombëtar është më e lehtë për të identifikuar
problemet dhe shkaqet e tyre dhe në mënyrë që ta
përfshijë këtë çështje në agjendën e politikës. Në nivelin e
BE-së, kompleksiteti i dukshëm dhe shumëllojshmëria e
nevojave dhe prioriteteve të shteteve anëtare e bën atë
shumë më të vështirë të jenë të sigurt në lidhje me
ekzistencën apo shkaqet e problemeve ose efektet e
mundshme të alternativave politike. Kjo e bën atë më të
vështirë për të vënë një çështje në rendin e ditës.
*Pra BE haset me probleme persa I perket percaktimit te
ceshtjeve qe duhen perzgjedhur ne axhenden politike.
3) Pavaresisht se institucionet e BE-së kanë qenë të
detyruar nga kufijtë e vendosur në kompetencat e tyre
dhe nga qeveritë kombëtare, shtetet anëtare kanë gjetur
veten (me dëshirë ose me dhunë) duke hequr dorë më
shumë nga sovraniteti, dhe kështu ata gjejnë agjendat e
tyre kombëtare të përcaktuara gjithnjë nga presionet
dhe nevojat e integrimit evropian.
*Ndaj ketu kemi nje perplasja te autoritetit te BE dhe
politikave te brendshme te secilit shtet.
4) Përcaktimi i axhendës në BE është I bazuar pjesërisht në
masën në të cilën qeveritë kombëtare janë të përgatitura
për të lejuar BE-në të ketë autoritet në fusha të
ndryshme, në masën në të cilën presionet ekonomike,
politike, ose teknike kërkojnë një përgjigje të BE-së, dhe
në arritjen e kompromiseve në procesin e zgjidhjes së
nevojave dhe kërkesave shpesh kontradiktore të
shteteve anëtare.
*Pikerisht keto nevoja dhe kerkesa kontradiktore midis
anetareve e bejne edhe me te veshtire procesin e
politkeberjes per Bashkimin Europian.
• Formulimi I politikave.
Persa I perket formulimit te politikave, Komisioni
Europian, I cili ka fuqi për të iniciuar legjislacionin e ri,
është përgjegjës për mbrojtjen e traktateve dhe duhet të
sigurojë që fryma e tyre të jetë e shprehur në ligje të
veçanta dhe në politikat europiane, si dhe është
ngarkuar me mbikëqyrjen e buxhetit të BE-së.
Komisioni eshte përshkruar si "burokracia e
adoleshentëve“në kuptimin që marrëdhënia e tij me
grupet e interesit është ende fluide, dhe ai tenton të jetë
më i hapur për inputet e tyre se sa janë burokracitë
kombëtare nacionale, por gjithashtu ky term mund të
përdoret për të përshkruar burimet e limituara të
politikbërjes dhe ndryshueshmërisë së kompetencave të
tij.
*Nga kjo kuptojme se Komsioni Europian shpesh
gjendet ne kushte te veshtira ne menyre qe gjate
formulimit te politikave te perpiqet ti pershtase ato edhe
me legjislacionet e shteteve anetare.
• Legjitimiteti.
Ndër mangësitë themelore të BE-së kanë qenë dhe janë
deficiti demokratik dhe ajo që mund të quhet “hendeku
legjitimues” (hendeku midis asaj që institucionet e BE-së
do të jenë në gjendje të bëjnë dhe çfarë qytetarët dhe
qeveritë e shteteve anëtare do t’i lejojnë ato të bëjnë).
Ky hendek është i madh, por dalëngadalë ka ardhur
duke u zvogëluar, i ndihmuar pjesërisht nga zgjedhjet në
Parlamentin Europian.
• Implementimi.
• Kufizimet në burimet e Komisionit dhe stafit do të thotë
se duhet të mbështeten në një farë mase në raportet me
shtetet anëtare, individët dhe grupet e interesit për të
ndihmuar dhe për të siguruar zbatimin. Gjykata e
Drejtësisë luan një rol vendimtar në sigurimin se ligjet
janë interpretuar uniforme dhe zbatohen, si dhe se
mosmarrëveshjet janë zgjidhur. Komisioni është
gjithashtu subjekt i shumë problemeve dhe grackave që
lidhen zakonisht me burokracinë, duke përfshirë
përgjegjësi të kufizuar dhe një prirje drejt vetjustifikimit.
• Vleresimet.
• Kjo është e vështirë te dihet nëse objektivat specifike
janë vendosur dhe nëse burokratët mund të besohen për
të raportuar me saktësi për qeverinë në rezultatet e
politikave. *Në shumë raste kjo është pothuajse e
pamundur të dihet se cilat veprime rezultuan në të cilat
pasojat ose nëse rezultatet janë raportuar me saktësi.
Duke supozuar se rezultatet e politikave mund të
identifikohen dhe maten (në tërësi ose në pjesë), mund
të bëhen rregullime, ose mund të hiqet dorë prej
zbatimit të asaj politike apo atyre politikave.
Koordinimi ne nivel kombetar I
politikave te BE-se. Nje nga
problematikat kryesore.
• Koordinimi i politikave të BE i ballafaqon qeveritë kombëtare me
probleme të shumta dhe veçanërisht të vështira. Anëtarësimi në
BE, megjithëse, paraqet kërkesa edhe më të mëdha për qeveritë e
shteteve anëtare, po ashtu paraqet një gamë të kërkesave lidhur
me koherencën e politikave europiane.
• Shtetet anëtare janë të vetëdijshme rreth problemeve të
koordinimit;
• Mekanizma të ndryshëm janë krijuar për t'u marrë me këto
probleme;
• Efektiviteti i këtyre mekanizmave ndryshon gjerësisht në varësi të
shteteve anëtare dhe sipas nivelit (BE ose kombëtar), si dhe
çështjeve të përfshira;
• Efektiviteti nuk mund të shkëputet nga ambiciet dhe kufizimet që
ushtrojnë shtetet anëtare;
• Efektiviteti i politikave nuk rrjedh domosdoshmerisht nga
efektiviteti i koordinimit, si dhe dobësitë e koordinimit mund të
jenë shumë fuksionale.
• Grupi i parë i komplikimeve lidhet me literaturën që ekziston
për shpjegimin e këtij koordinimi. Gjithashtu, literatura nuk ofron
një strukturë, e cila lidh forma te ndryshme të koordinimit.
Shtetet anëtare posedojnë një bazë të gjërë aktivitetesh në
dispozicion për koordinimin e politikave, të cilat variojnë nga
njëri shtet anëtar në tjetrin, të cilat mund të aplikohen pa
vështirësi edhe në koordinimin në nivel të BE-së. është e
rëndësishme të theksohet që jo gjithmonë janë të qarta
rezultatet e përpjekjeve të koordinimit të politikave.
• Grupi i dytë i komplikimeve të bëjë me zinxhirin e politikave
të BE, i cili zgjat ndjeshëm kërkesat e koordinimit. Së pari, BEja është e ndryshme nga organizat e tjera ndërkombëtare, për
faktin që i përfshin shtetet në një proces të vazhdueshëm të
politikbërjes, njëkohësisht në mënyrë aktive dhe reaktive.
Zinxhirët e koordinimit shtrihen që nga ministria përkatëse në
një nivel ndërministror Së dyti, nivelet e ndryshme të
koordinimit mund të dallojnë teorikisht nga njëri tjetri, por që në
praktikë ato ndërveprojnë në mënyrë të vazhdueshme, duke
krijuar një mjedis shumë të paqëndrueshëm lidhur me politikat
e përbashkëta europiane.
• Grupi i tretë i komplikimeve rrjedh nga natyra e BE,
që përbën vështirësi të ndryshme për koordinuesit
kombëtarë. Kështu, menaxhimi i problemeve të
sektorializimit, fragmentarizimit dhe ndërvarësisë së
politikave nuk është karakteristikë e Brukselit, por
shtrirja dhe natyra e problemeve të këtij lloj në Bruksel
është e një natyre të ndryshëm nga ajo që mbizotëron
në shtetet anëtare.
2 shembuj të politikave të BE-së si
referencë e veshtiresive per reformimin e
politikave te saj.
• Politika Tregtare
• Sikundër përcaktohet në Traktatin e Romës ( të përfshirë në
Traktatin Kushtetues), Politika e Përbashkët Tregtare i jep
Bashkimit Evropian një kompetence ekskluzive në
marrëdhëniet tregtare me jashtë që kanë për qëllim të
“kontribuojnë në interesin e përbashkët , në zhvillimin
harmonik të tregtisë botërore, në heqjen dhe shfuqizimin
progresiv të kufizimeve e barrierave mbi tregtinë
ndërkombëtare si dhe në heqjen e pengesave doganore”.
Traktati fillestar autorizonte Komisionin të zhvillonte
marrëdhëniet e jashtme tregtare të Bashkimit
Evropian drejtimi i të cilave i nënshtrohej më pas Këshillit
(duke përdorur votimin me shumicë të cilësuar), një
marrëveshje që mbetet në thelb e pandryshuar, pavarësisht
reformave të mëpasshme që pësoi traktati. Gjithashtu traktati i
dha Bashkimit Evropian autoritetin për të përmbyllur
marrëveshje ndërkombëtare (mbi të cilat Këshilli gjithashtu do
të merrte vendim përmes një votimi me shumicë të cilësuar).
• Konteksti politik dhe politkëbërësit e
politikes tregtare.
• Shtetet anëtare kanë preferenca dhe orientime të
ndryshme mbi politikat tregtare. Disa janë njohur për
proteksionizmin e tyre, kurse britanikët dhe holandezët
janë mbështetës të flaktë të tregtisë së lirë. Shumica e
vendeve të tjera anëtare ndodhe në mesin e këtij spektri.
Mbi çështje të caktuara francezët janë më liberalë sesa
britanikët dhe holandezët; në të tjera çështje britanikët
dhe holandezët janë çuditërisht proteksionistë.
• Duke qenë se shtete e reja të Evropës Qendrore dhe
Lindore për pjesën më të madhe të periudhës së Luftës
së Dytë Botërore kanë qenë të ngërthyera në një sistem
merkantilist, të ndërtuar nga Bashkimi Sovjetik dhe për
përfitim të këtij të fundit, sot ato përgjithësisht shfaqen
në favor të një sistemi të hapur ndërkombëtar dhe janë
më të prirura sesa disa shtete anëtare të vjetra për të
arritur marrëveshje me Shtetet e Bashkuara mbi çështje
të kontestuara transatlantike tregtare.
• Ashtu si edhe në fusha të tjera politike, Këshilli i
Ministrave (dhe, ndonjëherë, Këshilli Evropian) përpiqet
të harmonizojë mes tyre interesat dhe
preferencat e forta kombëtare. Përveç çështjeve
sektoriale dhe rasteve specifike midis vendeve anëtare,
në zhvillimin e politikës tregtare të Bashkimit Evropian
kanë dominuar dy polemika ndër institucionale. Njëra
prej tyre i takon marrëdhënieve të përditshme midis
Komisionit dhe Këshillit, kurse të tjera çështjes së
kompetencës për politikën tregtare përballë shfaqjes së
çështjeve të reja dhe ndryshimit të vazhdueshëm të
agjendës së tregtisë ndërkombëtare. Të dyja mund të
konsiderohen raste klasike të përplasjes midis
ndërqeveritarizmit dhe mbinacionalizmit në sistemin e
Bashkimit Evropian.
• *Pra nga sa lexuam me lart arrijme ne perfundimin se
per sa I perket politikave tregtare BE ndodhet perballe
polemikave dhe perplasjeve te shumta, kjo per shkak te
interesave dhe preferencave mjaft te ndryshme nga
njeri-tjetri te shteteve anetare.
• Politika makroekonomike.
• Krijimi i Sistemit Europian Monetar (EMS) në vitin 1979
pajisi politikën financiare të Komunitetit me disa
struktura qëndrore dhe fuqi ndërmjet të cilave ishin: një
fond i përbashkët rezerve për të siguruar ndërhyrjen në
treg; Monedhën Europiane për të vepruar si një aset dhe
mjet rezervë, si dhe vendosjen e Mekanizmit të Kursit të
Këmbimit (ERM) në Sistemin Monetar Europian.
• Deri në fund të viteve 1980 politikat makroekonomike
dhe financiare kishin instrumenta relativisht të dobët të
këtyre politikave. Përpjekjet për fuqizuar këto
instrumenta, në mënyrë që të ndërtohej një strukturë
më efektive, hasën së paku katër pengesa kryesore.
• Së treti, aspekte të
ndryshme të integrimit
• Së pari, kishte
ekonomik dhe monetar
mospajtim se cila nga
kishin pasoja të ndryshme
politikat –ekonomike apo
në shtetet anëtare, çka
financiare- kishte prioritet bëri që të shihen me
mbi tjetrën.
shkallë të ndryshme
entuziasmi.
• Së dyti, Komuniteti
trashëgoi një qasje
koordinuese në vend të
mekanizmit të politikbërjes sektoriale.
• Së katërti, mundësia e
cedimit nga pushteti
makroekonomik dhe
financiar ngriti pyetje
thelbësore ndaj
sovranitetit për shumë
shtete anëtare.
• Por, pavarësisht pengesave të shumta në rrugën e
zhvillimit të këtyre politikave, vazhdon te kerkohet
progres drejt Bashkimit Ekonomik dhe Monetar. Kjo
vazhdon edhe në ditët e sotme per dy arsye:
• -Arsye politike. Për shumë nga ata që kërkojnë një
Europë më të integruar, ndoshta një Europë plotësisht
federale, Bashkimi Ekonomik dhe Monetar është një
pjesë shumë e rëndësishme.
• -Arsye Ekonomike. Ekzistojnë disa avantazhe potenciale
ekonomike të Bashkimit Ekonomik dhe Monetar, duke
përfshirë transparencë më të madhe me çmimet, si dhe
eleminimin e kostove të shkëmbimit, por përftimi më i
madh ekonomik është konsiderurar heqja e kurseve të
paqëndrueshme të shkëmbimit ndërmjet shteteve.
• * Pra shohim se per shkak te pengesave qe jane
ndeshur prej problematikave dhe interesave te
ndryshme te shteteve anetare, akoma edhe ne ditet sot
vazhdojne perpjekjet per perfundimin me sukses te
politikes makroekonomike qe ka ndermarre BE qe prej
vitit 1979.
Konkluzione.
• Pra nga sa paraqitem ne materialin me lart
arritem te kuptojme se cilat jane arsyet e
veshtiresive per reformim te politikave te BE-se.
• Duke folur per secilen etape te krijimit te
politikave te Be-se dolen ne pah edhe problemet
dhe veshtiresite me te cilat ndeshet ky proces.
Nder me te rendesishmet mund te permendim
perplasjen e autoritetit te BE me politiken e
brendshme te secilit shtet. Pikerisht kerkesat
teper kontrdadiktore te secilit prej shteteve
anetare e bejne me te veshire arritjen e
kompromiseve.
• Pavaresisht perpjekjeve qe BE mund te beje per
te realizuar pershatjen e politikave te saj me
legjislacionet e shteteve anetare, duhet te marrim
parasysh dhe faktin se sa keto shtete dhe
qytetaret e tyre jane te gatshem te lejojne
depertimin e ketyre politikave dhe te pranojne
kufizimin e sovranitetit te tyre prej ketyre
nderhyrjeve.
• Nder problematikat me kryesore qe vlen per tu
permendur eshte edhe kordinimi ne nivel
kombetar I politikave te BE-se.
• Shtetet anëtare te cilat janë të vetëdijshme rreth
problemeve të koordinimit kane krijuar edhe
mekanizma të ndryshëm për t'u marrë me këto
probleme, e megjithate jo gjithmone keto
perpjekje japin rezultate e mbi te gjitha nivelet e
ndryshme te koordinimit me secilin shtet anetar
sjell nje mjedis te paqendrueshem per politikat e
perbashketa.
• Edhe nga shembujt e permendur me lart shohim
se shtete te ndryshme anetare mbajne qendrime
te ndryshme per sa I perket reformave qe BE
tenton te ndermarre. Si ne rastin e politikave
tregtare, po ashtu dhe te atyre makroekonomike
mund te veme re se interesat e tyre ndryshojne
nga njera-tjetra, ndaj dhe politikberja pritet ne
shkalle te ndryshme entuziazmi.
• Perballe ketyre fakteve cdo njeri nga ne mund ti
kuptoje veshtiresite me te cilat perballet ne menyre
te vazhdueshme BE per te reformuar politikat e saj.

similar documents