pps

Report
Slide 1

Personaliteti
Definicioni mbi Personalitetin
Personaliteti është një grup i tipareve
dhe mekanizmave psikologjik në idividin
të organizuar, të qëndrueshëm dhe që
ndikojnë në mënyrën se si individi
vepron me të tjerët, se si adaptohet me
ambientin (si ambientin intrapsikik, fizik
dhe atë social)


Slide 2

3 Nivele të Analizës mbi Personalitetin
Secili person është…
…si të tjerët

Niveli natyroro human

…si disa të tjerë

Niveli i dallimeve grupore/individuale

…si askush tjetër

Niveli individual/të qenit unik


Slide 3

Niveli natyroro human

Tiparet dhe mekanizmat e personalitetit
janë tipike për të gjitha speciet dhe i
posedojnë të gjithë apo përafërsisht të
gjithë


Slide 4

Niveli i ndryshimeve
individuale dhe
grupore
Mënyra se si një person është i njejtë me
një person tjetër

Risk marrësi

I Brengosuri


Slide 5

Niveli i individualitetit/
Secili individ ka kualitet e veta personale
dhe unike që nuk i ndane me askend
tjetër në botë


Slide 6

Teoritë e Personalitetit
• Teoria Psikodinamike: Frojdit, Jungut , Adlerit,
Karen Horney , Erik Erikson
• Teorite Humaniste: Rogers,
• Teoria e Tipareve
• Teoria e te mesuarit social


Slide 7

Teoria e Frojdit


Slide 8

Ceshtjet aktuale mbi
personalitetin
• Njësitë kryesore të personalitetit

- tiparet
- motivet
- njohja apo kognicioni


Slide 9

Studimi i personalitetit
• Nomotetike: shkenor, analitik,të
njësive të përbashkëta
vs.
• Idiografik: nivelin individual,
studimin e jetës së njëerzëve në
hollësi


Slide 10

6 fusha të njohurive mbi personalitetin
Intra-psikike
Dispozitat
Njohëse
Social –Kulturore
Biologjike
Përshtajtjes


Slide 11

Fusha intrapsikike
• Ka të bëjë me atë se mekanizmat mental
të perosnaliteti dhe mëyrën se si individi
vepron jashtë vetëdijës
• Kjo paraqet teorine e Frojdit duke
përfshire punen e tij me represionin,
mohimin, projeksionin, motivin per fuqi,
per lidhje afektive etc.


Slide 12

Fusha e dispozitave
• Katë bejë me atë se si një individ
dallon nga një individ tjetër në të
gjitha aspektet
• Fokusohet në thelbin e dispozitave
kryesore


Slide 13

Fusha Kognitive
• Fokusohet në njohjne dhe eksperiencen
subjektive te individit si: mendimet e
vetedijshme, bindjet, deshirat per te
tjeret dhe per veten
• Vetja dhe koncepti i vetes
• Qëllimet që i parashtrojne për t’i
arritur
• Përvojat emocionale


Slide 14

Fusha socio kulturore
• Supozon se personaliteti është i
ndikuar nga konteksti kulturor dhe
social


Slide 15

Fusha Biologjike
• Supozon se perosnaliteti është vetëm një
tërësi e sistemeve biologjike dhe këto
sisteme shërbejnë si bazë për ndërtimin e
sjelljes, ndjenjave dhe
• Bazën gjenetike
• Psikofiziologji
• Evoulcionin e personalitetin


Slide 16

Fusha e përshtatjes
• Personaliteti ka rëndësi të madhe në atë
se si ne ballafaqohemi me ambientin
• Personality është i lidhur më shumë
shperhi të shëndosha të jetës që ne i
zhvillojmë për tu ballafaquar


Slide 17

Temperamenti
Temperamenti është ai dimension i
personalitetit që paraqet anën
emocionale të personalitetit, pra
kryesisht ka të beje me:
• Shpejtësinë e shfaqjes së emocioneve
• Intensitetin e tyre’
• Tonin emocional I cili dominon


Slide 18

Hierarkia e Hipokratit
Hipokrati qe I pari I cili bëri klasifikim e tipave të temperamentit në bazë të
llojeve të lëngjeve të cilat rrjedhin neper trupin e individit dhe përzierjeve
midis këtyre lëngjeve dhe si rezultat I tyre kishim këto lloje
temperamentesh:
• Sanguinik – karakterizohet me reagime të shpejta, të lëvizshëm, me
emocione të fuqishme që nuk zgjasin shumë. Hidhërohet lehtë po I kalon
shpejt, janë shumë të hareshëm dhe të shoqërueshëm dhe e ndërrojnë
shpejt dipsonimin prej atij pozitiv në negative.
• Kolerik – ka ndjenja të fuqishme,të cilat shfaqen vrullshëm dhe zgjasin
shumë. Bien shpejt në gjendje afekti, janë të rende për shoqërinë, hidhërimi
u zgjatë dhe vështirë e tejkalojnë

• Melankolik – ka ndjejshmëri të madhe emocionale, ndjenjat janë të
fuqishme dhe zgjasin shumë po individi tenton të I fsheh. E shohin
gjithmonë erret jetën.
• Flegmatik – kanë reagime të rralla dhe të ngadalshme, të qetë dhe
indiferent.


Slide 19

Tipologjia e Jungut
Tipologjia e Jungut- mendon se qeniet njerëzore mund të
ndahen në njerëz introvert ekstrovert dhe ai ambivert.
• Personaliteti ekstravert shfaq interesim të
vazhdueshëm për njerëz, dhe ngjarjet, është i qetë, ka
vetëbesim, ka dëshirë të flas, adaptohet lehtë, dhe lehtë
kërkon ndihëm
• Personaliteti introvert është i mbyllur në vete, i matur e
shikon botën subjektivisht, i tërhequr dhe nuk ka besim
te të tjerët.
• Personaliteti ambivert ka karakteristika të dy
personaliteteve


Slide 20

Tipologjia e Krecmerit
Tipologjia e Kreqmerit- ai e lidh personalitetin më konstitucionin
trupor dhe ekzistojnë tre tipa:
• Piknik që janë të trash, të shkurtër dhe bark-mëdhenj
• Atlet që kanë kraharor të gjerë, muskuj të zhvilluar dhe
eshtrat e gjera
• Leptosom që janë të gjate, të dobët, me kraharor të ngushtë.
Tipat psikologjik sipas Kreqmerit janë:
• Skizotim – të izoluar, që preferojnë veteminë, ngacmohet
lehtë, I ftohët, thumbues.( Leptosom dhe ai atlet tentojnë kah
skizotimi). Lidhet me Skizofrenin.
• Cikoltim- I hapur, qëndrim miqësor, I hareshëm, praktik ,
kureshtar i cili e do humorin. ( Tipi Piknik). Ka tendencë të
lidhet me Psikozën Maniak-Depresive.


Slide 21

Tipologjia e Sheldonit
Tipologjia e Sheldonit – ai e bazon tipologjinë e vet në
karakteristikat trupore apo komponentët trupore siç janë:
endomorfe, mezomorfe, ektomorfe.
• Individët te të cilët dominon komponentja endomorfe janë
të trashë, pjesa barkore dominon mbi gjoksin, trupin e
kanë të rrumbullaket dhe të butë, gjymtyrët e holla dhe
muskuj të pazhvilluar.
• Individët me dominim të komponentës mezomorfe i kanë
muskujt dhe eshtrat e zhvilluar, kraharorin e gjere, trupin
e fort dhe plot energji fizike
• Individi me dominim të komponentes ektomorfe dallohet
me muskuj të pazhvilluar, trup të dobët dhe delikat, sistem
nervor dhe shqisa të zhvilluara.


Slide 22

Ai gjithashtu flet edhe për disa komponente tjera dhe
dallon temperamentin:
• Viscerotronik- e karakterizon një stabiliteti i
përgjithshëm, qëndrim i butë ndaj njerëzve, adhurim i
theksuar ndaj ushqimit
• somatotonik, -e karakterizon një aktivitet i theksuar
muskulor, fizik, adhurim nda ushtrimeve fizike, dëshira
për gara, dhe agresivitet
• cerebrotronik.- shmangja nga aktivitetet, tërheqja dhe
izolimi, ikja nga shoqëria dhe zhurma, rigjiditet.


Slide 23

Karakteri
• Karakteri në psikologji përkufizohet në mënyra të ndryshme,
sipas një pikëpamjeje të psikologëve të Evropës përkufizohet
si një grumbull cilësish të vazhdueshme të cilat i takojnë një
individi.
• Sipas kësaj pikëpamjeje karakteri përkufizohet me
personalitetin.
• Sipas një pikëpamjeje tjetër karakteri përfshin ato cilësi të
personalitetit të cilat bazohen në anën morale të individit e
që shprehin edhe vullnetin e tij. Që bazohet në parime te
caktuara morale, por përfshin edhe vullnetin.
• Prandaj nëse këto dy komponentë janë prezent atëherë
themi se individi ka karakter te formësuar.


Slide 24

• Vlerësimi i karakterit behet në bazë të zgjedhjeve dhe
vendimeve që i merr individi në rastet kur vendimet e
tij ndikojnë në mirëqenien e të tjerëve.
• Një karakter i fort konsiderohet jo vetëm posedimi i
anës morale por edhe sa individi ashte energjik, i
kembngules, i vendosur dhe i qëndrueshëm në
vendimet e tij.


similar documents