Shkarko si PDF - Fvk

Report
LIBRI I RASTEVE NË VOLEJBOLL
Volejbolli është një lojë e madhe. Thjesht pyesni milionat e
njerëzve që e luajnë atë, e shikojnë atë, e analizojnë atë dhe e
gjykojnë atë.
Ajo është promovuar në mënyrë aktive vitet e fundit dhe është
zhvilluar
jashtëzakonsht, si një sport i nivelit të
lartë
konkurrues.
Rritja e eksitimit, shpejtësia, veprimet shpërthyese, një imazh i
pastër dhe i shëndetshëm dhe audienca e madhe televizive,
kanë krijuar impaktin për ta zhvilluar edhe më tej këtë lojë,
për ta bërë atë të thjeshtë dhe më tërheqëse, për një audiencë
edhe më të gjerë publiku sportdashës.
Ky është sfondi në zhvillimin e vazhdueshëm të tekstit të
Rregullores. Megjithatë, zbatimi korrekt dhe uniform i këtyre
rregullave në arenën botërore është gjithashtu shumë i
rëndësishëm për zhvillimin e mëtejshëm të lojës së volejbollit.
Këto rregulla kanë për qëllim përhapjen, qartësimin dhe
kuptimin e tyre, si dhe janë interpretime zyrtare, që do të
ndiqen gjatë gjithë marrjes së vendimeve dhe sanksioneve.
PARIMET TEORIKE TË APLIKIMIT
Gjyqtari është ai që vë rregullat në praktikë. Për
aplikimin korrekt të rregullave, gjyqtarët duhet t’i
njohin rregullat në mënyrë të përkryer dhe t'i zbatojnë
ato me vendosmëri dhe saktë brenda kontekstit të lojës.
Për këtë arësye, gjëja më e rëndësishme është që ata të
kuptojnë mirë parimet bazë të formulimit të rregullave.
Nëse jo, ata kurrë nuk mund të kenë kuptim të saktë e
të plotë të rregullave dhe natyrisht do të kenë vështirësi
të mëdha në aplikimin e tyre në mënyrën e duhur.
Veçënarisht kur një situatë ndodh dhe nuk është e
qartë në rregullat e lojës, gjyqtarët me korrektësi mund
të marrin vendime nën autoritetin e tyre, bazuar në
nenin 23.2.3 të Rregullores, që thotë: "gjyqtari ka fuqinë
të vendosë për çdo çështje që ndodh në lojë, duke
përfshirë edhe ato që nuk janë të parashikuara për atë
çështje në rregullore”.
Kjo mund të arrihet vetëm duke përvetësuar në mënyrë
të plotë parimet themelore të formulimit dhe aplikimit
të rregullave.
Me
qëllimin e zbatimit korrekt të
rregullave, gjyqtarët duhet të kenë njohuri të plota në
lidhje me funksionet themelore të mëposhtme dhe
parimet teorike në formulimin dhe zbatimin e tyre.
FUNKSIONI I RREGULLAVE:
Natyrisht, nëse ju doni të aplikoni rregullat si duhet, ju
duhet të dini se çfarë funksioni kanë ato. Në përgjithësi,
rregullat si një e tërë kanë funksionet e mëposhtme:
Karakteristikat e lojës:
Rregullat japin karakteristikat e lojës dhe dallojnë
volejbollin nga sportet e tjera.
Rregullat përcaktojnë kushtet, objektet dhe pajisjet e
lojës, sipërfaqen e fushës, matjet, rregulloren e rrjetës,
topat, etj.
Rregullat vendosin mbi numrin e pjesmarrësve, numrin e
lojtarëve në lojë, pozicionet e tyre, rregullin e
rrotullimit, etj.
Rregullat ndërtojnë metodat e lojës, na udhëzojnë mbi
mënyrën se si t’a mbajmë topin në lojë, na qartësojnë
hapësirën e lojës dhe vendosin mënyrën se si fitohet një
pikë, një set dhe një ndeshje.
Legalizimi i teknikave:
Shumë nga rregullat japin një përkufizim të qartë dhe bëjnë
një diferencim të dallueshëm të teknikave të duhura nga
teknikat e palejuara.
Këto rregulla, që futen në kategorinë e teknikave të elementëve
teknikë të lojës, janë rregullat që duhen studiuar me kujdes dhe
sqaruar shumë saktësisht nga ana e gjyqtarëve, për aplikimin e
tyre të saktë.
Luaj ndershmërisht:
Të gjitha rregullat, të lidhura me fushën, objektet, pajisjet,
teknikat apo edhe sjelljen janë të barabarta për të gjithë
lojtarët e dy ekipeve.
Kjo është "Drejtësia". Kjo është një pikë shumë kritike për
gjykimin. Nëse aplikimi i rregullave është i ndryshëm për ekipet
që luajnë, edhe nëse ajo nuk aplikohet me dashje nga ana e
gjyqtarit, ai do të jetë i padrejtë.
Pra, saktësia në kuptimin dhe aplikimin e rregullave është
elementi themelor i ndershmërisë dhe i drejtësisë.
Funksioni Edukativ:
Sjellja korrekte është një objektiv themelor i sportistëve në të gjitha
llojet e disiplinave sportive. Në kapitullin e shtatë, " Sjellja e
Pjesëmarrësve", flitet veçanërisht për këtë qëllim.
Të gjithë gjyqtarët duhet të vënë theksin e tyre në këtë funksion,
pasi ky është dhe thelbi i sportit.Qëllimi i sportit nuk është vetëm
për të garuar, por edhe për të krijuar një atmosferë miqësie,
korrektësie dhe drejtësie, si dhe për të zhvilluar mirëkuptimin dhe
miqësinë universale.
Faktorët që ndikojnë në formulimin e rregullave:
Rregullat duhet të jenë në përputhje me kërkesat e zhvillimit të
sportit. Pra, në formulimin dhe modifikimin e Rregullave, faktorët e
mëposhtëm duhet natyrisht të merren në konsideratë:
Zhvillimi tekniko - taktik:
Rregullat jo vetëm që duhet të përshtaten me kërkesat e zhvillimit
teknik dhe taktik, por edhe të marrin gjithashtu iniciativën në
drejtimin e zhvillimit të sportit.
Kërkesat spektakolare:
Promovimi i çdo ngjarje sportive, në një masë të konsiderueshme,
varet nga atraktiviteti i saj.
Atraktiviteti tregohet nga niveli i motivimit emocional i
pjesmarrësve. Ky është dhe komponenti spektakolar i krijuar nga
loja.
Kërkesat sociale të publikimit:
Zhvillimi i sportit modern varet shumë nga elementi
social, shoqëria. Publiciteti është mënyra më e
rëndësishme dhe efektive për të rritur interesin dhe
pranimin e publikut për këtë sport.
Ky është një nga faktorët thelbësore që duhet të
merren parasysh.
Kërkesat ekonomike:
Natyrisht, në promovimin e çdo lloj sporti është
absolutisht e nevojshme që të ketë një mbështetje
financiare. Konçesione apo marrëveshje të caktuara
duhet të bëhen për këtë faktor.
PARIMET THEMELORE TË
APLIKIMIT TË RREGULLAVE:
Parimet themelore të zbatimit të rregullave bazohen në dy faza: funksioni
i rregullave dhe faktorët që ndikojnë. Në bazë të kërkesave të dy fazave të
mësipërme, pikat e mëposhtme mund të njihen si parimet më të spikatura
për zbatimin e rregullave:
Kushtet e mira dhe e drejta për lojë:
Parimi më themelor është që t’i japë të gjithëve kushtet e mundshme dhe
shanset e duhura, për të lejuar lojtarët të luajnë në nivelin e tyre më të
lartë të performancës. Niveli i performancës tregon nivelin e sportit.
Lojtarët janë trajnuar për vite në mënyrë që të marrin pjesë në
kompeticione.
Pra, kompeticioni është një rrethanë e rëndësishme për lojtarët, për të
treguar dhe për të vlerësuar efektin e tyre trajnues dhe nivelin e vërtetë të
lojës së tyre.
Vlerësimi i drejtë i nivelit të sportistëve, apo rezultati i vërtetë i një
ndeshje apo kompeticioni, vjen vetëm nga puna e madhe e lojtarëve dhe
performanca e lartë tyre.
Për një gjyqtar, është e nevojshme të jetë i ndërgjegjshëm për faktin se çdo
gjykim i vetëm teknik do të ketë një ndikim të dukshëm psikologjik mbi
lojtarët.
Çdo ndikim psikologjik do të shkaktojë një efekt pozitiv apo negativ.
Prandaj, një nga kërkesat themelore për gjyqtarët është të japin shanset e
duhura për nivelin më të lartë të performancës së lojtarëve.
Nga ky këndvështrim, pikë shumë kritike në lidhje me gjykimin e gjyqtarit
është ekuilibri dhe qëndrueshmëria.
Baza materiale e ekuilibrit dhe qëndrueshmërisë së gjykimit është
saktësia, dhe baza mendore është drejtësia.
Një tjetër pikë për gjyqtarët për të lejuar një nivel të lartë të performancës
është të kontrollojë siç duhet ritmin e lojës. Ajo duhet të jetë as shumë e
shpejtë, as tepër e ngadaltë.
Inkurajimi i spektaklit:
Spektakli është një element shumë thelbësor në promovimin e sportit. Ai është
gjithashtu një faktor për të ngjallur entuziazmin e spektatorëve, i cili duhet të
konsiderohet shumë i rëndësishëm nga ana e gjyqtarit.
Për shembull, gjyqtari duhet të mendojë se si Ai do të zvogëlojë dhe
ndërprerjet, dhe si Ai do të veprojë për të evidentuar bukurinë e lojës.
shkurtojë
Gjyqtari nuk mund të marrë iniciativën për të motivuar spektatorët, por Ai asnjëherë
nuk duhet t’i dekurajojë ata dhe entuziazmin e tyre.Gjyqtari gjithashtu ka një
përgjegjësi për të promovuar sportin.
Bashkëpunimi i Gjyqtarëve (Zyrtarëve):
Baza administrative për punën më të mirë të gjyqtarit, për drejtimin e duhur të një
ndeshje, është bashkëpunimi brenda grupit të gjykimit.
Çdo anëtar i grupit të gjykimit ka autoritet të veçantë dhe përgjegjësi të përcaktuara në
rregullore.
Çdo anëtar i grupit të gjykimit ka një pozicion të veçantë në gjykim i caktuar në
mënyrë optimale për të kryer detyrën e caktuar.
Edhe pse ky pozicion mund të shkaktojë një kufizim për pamjen e plotë të lojës për atë
gjyqtar, ai është caktuar në këtë mënyrë për arësyen, që i gjithë grupi i gjykimit të
ketë një pamje më të mirë, të përgjithshme, të lojës.
Kështu, bashkëpunimi i plotë mes zyrtarëve është mënyra e vetme për të siguruar
gjykim korrekt dhe për të kryer saktësisht detyrat dhe përgjegjësitë e caktuara.
Në përfundim, duke sintetizuar të gjitha pikat e mësipërme, ne mund të kuptojmë se
gjyqtari nuk është vetëm një person i cili kryen detyrën e drejtimit të ndeshjes duke
aplikuar rregullat në mënyrë korrekte, por duhet të merret në konsideratë, që Ai është
nën influencën e ndikimeve psikologjike, sociale dhe faktorëve teknike të lojës.
Gjyqtari nuk është vetëm një organizator, as vetëm gjyqtar, por Ai është njëkohësisht
edhe mësues e një promotor i volejbollit.

similar documents