Gazeta *ELITË* - Gjimnazi "18 Tetori"

Report
Lajme nga sporti
Cmimi : 60 lekë
“18 Tetori” –
Numri I kopjeve : 300 kopje
Shkolla mekanike.
Gazetar : Nxënësit e klasës XI -2
Ndeshja
Redaktor:Anxhela Kasapi,Sara Cela përfundon me
rezultatin 2-0. fq.5
Grafik/Dizajner:Anxhela Kasapi
Gazeta “ELITË”
“18 Tetori” Emri i shkollës sonë
“18 Tetori” emri
I shkollës
manifestohet me
organizime nga
nxënësit dhe
stafi pedagogjik I
mësuesve.
fq.1
Shkolla
mirëpret
veteranët e
qytetit. Fq.2
Financa
Informacion I
përmbledhur mbi
financat e
shkollës.fq.6
Senati vendos
Kryetarja
Xhina Kristo kl. XII
Nënkryetarja
Sara Cela kl. XI
Sekretarja
Stelina Sadiku kl. X
fq.3
Proverba nga e
gjithë bota.fq.8
Aktivitete
jashtëshkollore.fq.7.
Ilirjana Strumi,
fituesja e
“Miss Lushnja”
2014. fq.4
“18 Tetori” Emri i shkollës sonë
•
Gjimnazi “18 tetori” ndodhet në qendër të qytetit të Lushnjës, në një
pozicion gjeografik të preferuar për nxënësit, te cilët do të kalojnë aty
tre vite të jetës së tyre arsimore, teksa nuk i shpëton asnjëherë edhe
syrit të vizitorëve. Shkolla e mesme e qytetit të Lushnjës ka ndërtuar
një profil të vetin prej vitesh dhe ka nxjerë nga bankat e saj
intelektualë, gazetarë, njerëz të shquar të kulturës artit dhe sportit.
Drejtues të shkëlqyer ndër vite. Njerëz karriere në çdo kohë që kanë
dhuruar atmosferën e duhur për këtë gjimnaz ku të gjithë përzgjidhen
në çdo kohë, nxënës apo mësues. Emri i gjimnazit ka lidhje të
drejtpërdrejtë me betejat guerilase të luftës së dytë botërore. Largimi i
pushtuesve gjermanë nga Lushnja më 18 tetor të vitit 1944 quhet një
ngjarje e rëndësishme për vëndasit dhe kjo datë ka hyrë në kohën e
zymtë të diktaturës komuniste në këtë institucion të rëndësishëm
arsimor që nxjerr figura të çdo fushe të jetës dhe aspak luftëtarë.
Gjimnazi “18 Tetori” është ndërtuar në vitin 1967, pikërisht në fushën e
futbollit, ku luante ekipi i qytetit në aktivitetin kombëtar të futbollit që
atëherë quhej Kategoria e Parë. Si fillim ka qenë gjimnaz dhe shkollë 8vjeçare. Më pas mbeti vetëm gjimnaz. Shkolla është ndërtuar
trekatëshe që në fillim me arkitekt Koço Monen dhe Kliti Nushi.
Punoi: Alteo Alushi
Faqja 2
Lushnja feston 70 -vjetorin e Çlirimit
•
•
Qyteti I Lushnjës mirëpriti 70-vjetorin e
Çlirimit nga trupat nazifashiste më 18 tetor të
1944. Me ketë rast, Bashkia Lushnjë
organizoi disa aktivitete për të festuar këtë
ditë të shënuar për të gjithë qytetarët
lushnjarë.
Ditën e shtunë më 18 tetor 2014 Lushnja u
zgjua më shpejt se herët e tjera. Clirimi I
qytetit u kthye në një festë popullore. Në të
gdhirë qindra banorë të lagjeve,
veteran,pasardhës veteran, ushtarakë në
detyrë e të liruar, pensionistë , nxënës
shkollash, të rinj e të reja zbriten nga kodrat
përreth qytetit duke imituar formacionet
partizane ditën kur mbërriti liria.
Tingujt e këngëve partizane , jehona e fitore
mbi armiqtë barbare , thirrjet : “ Para
partizanë!” , të shtëna me fishekë mësimore
, fishekzjarret skuqen rrugët dhe rrugicat në
qendër te qytetit dhe më gjerë, I kthyen
sheshet në agimin e fitores mbreslënëse.
Aktivitetet vazhduan në shkollën e mesme të
përgjithshme “18 Tetori”, që mban si emër
datën e Çlirimit të qytetit. Kryetari i Bashkisë
Lushnjë, z. FatosTushe, I shoqëruar nga
përfaqësues të tjerë të pushtetit vendor,
vizituan gjimnazin e mirënjohur për
•
rezultatet e larta të nxënësve në shkallë
Republike. Nxënësit e gjimnazit “18 Tetori”
kishin përgatitur koreografi me valle e këngë
dhe një ekspozitë me punime kushtuar 70vjetorit të çlirimit te Lushnjes.
Punuan: Antigoni Jano & Klea Koci
Grupet e mëdha te pjesmarrësve ne
këtë festë të vërtetë popullore të
inkuadruar në ndarje të vecanta iu
drejtuan varrezave të Dëshmorëve në
ritmet e bandës frymore dhe tingujve
të këngëve partizane.Të pranishmit I
përshëndetën dhe uruan gëzuar festën
e fitores së 70-vjetorit të çlirimit të
qytetit nga pushtuesit nazifashistë,
drejtues të organizatave të familjeve të
dëshmorëve , deputetë, përfaqësues të
nënprefekturës. Kryetari I Bashkisë
z.Fatos Tushe theksoi: “ Lushnjarët I
dhanë Lirisë ajkën e rinisë , pranverën e
përjetshme të paqes për të cilën ne u
jemi mirënjohës dhe brezat betimin e
tyre se luftën partizane do ta mbrojnë
si gjëne më të shenjtë përgjatë
rrugëtimit nëpër dekada e shekuj”.
Aktivitetet kushtuar Çlirimit të Lushnjës
u finalizuan në mbrëmje me një koncert
festiv në sheshin përpara Bashkisë, me
performancat e përgatitura nga Qendra
Kulturore e Fëmijëve, Gjimnazi “18
Tetori”, grupi I aerobisë e të tjerë
Faqja 3
VITI SHKOLLOR 2014-2015
PLANI VJETOR SHKOLLOR
Ky vit shkollor filloi në datën 16 shtator.
Në stafin pedagogjik rezultoi se nuk
kishte ndryshime. Zgjedhje të reja u
kryen në senatin e shkollës ku u
përzgjodh kryetarja nga klasat e XII-a,
nënkryetarja nga klasat e XI-a dhe
sekretarja nga klasat e X-a.Emrat e tre
anëtarëve që do te drejtojnë senatin
dhe do të përgatisin planin vjetor
organizativ të shkollës janë:
1-Xhina Kristo
2-Sara Çela
3-Stelina Sadiku
18 Tetori është një ditë e shënuar për të gjithë qytetarët e Lushnjës, por vecanërisht për
shkollën tonë, sepse vetë shkolla mban këtë emër. Nxënësit e gjimnazit “18 Tetori” kishin
përgatitur koreografi me valle e këngë dhe një ekspozitë me punime kushtuar clirimit të
Lushnjes. Një ndihmesë e madhe u dha prej mësueses së edukimit fizik, Rovena Dhima.
Axhenda kushtuar “18 Tetorit”, vijoi edhe në Varrezat e Dëshmorëve.Përpara na
paraprijnë dy data të rëndësishme, 28 dhe 29 nentori, festa kombëtare të Shqipërisë, të
cilat janë festuar gjithmonë në mënyra të vecanta dhe unike nga shkolla dhe tradita e
kërkon që organizimi të mos mungojë as këtë herë.Këtë vit në të gjitha shkollat e
Shqipërisë ka nisur një program i ri, i cili synon rritjen e aktivitetit fizik të nxënësve në
mjediset shkollore. Vetë shkolla ’18 Tetori’ do të kontribuojë në këtë inisiativë duke
organizuar edhe aktivitete si kampionati i volleyball-it midis shkollave te qytetit. Kjo
nismë do të bëhët me mbështetjen e mësuesve të edukimit fizik dhe drejtorit të shkollës,
zoti Ylli Myftiu. Festimet do të jenë të pranishme edhe gjatë muajit dhjetor, me rastin e
Krishtlindjeve dhe Vitit te Ri. Ide te vecanta do të hidhen nga senatorët dhe koordinatorja
e shkollës, mesuese Sofika. Nuk do të mungojnë as aktet e bamirësisë apo punet
vullnetare të nxënësve të shkollës sonë që mendohet të zhvillohen gjatë muajit shkurt. Të
tregojmë se dashuria nuk është vetëm midis dy personave , por ajo ka nje kuptim më të
gjerë. T’i ndihmojmë së bashku njerëzit në nevojë!Më tej, si në çdo 7 Mars, edhe këtë vit
do të festohet Dita e Mësuesit, një ngjarje me rëndësi kulturore në të gjitha trojet e
Shqipërisë. Aktivitete priten të organizohen, ku mësuesit do të marrin falenderimet dhe
mirenjohje për punën e palodhur dhe kontributin që kanë dhënë dhe vazhdojnë të japin
në edukimin e nxënësve. Dita e verës gjithashtu, më 14 mars, mund të shoqërohet me
ndonjë panair ushqimi me ballokume të përgatitura nga vetë nxënësit e shkollës sonë.
Edhe gjatë muajit maj do të organizohen aktivitete në lidhje me Ditën e Punëtorëve, në
datën 1 Maj dhe Ditën e Dëshmorëve te Atdheut, në datën 5 maj, ku do të përkujtohen
përmes manifestimeve dhe njëkohësisht të nderohen me respekt dhe përulje dëshmorët
te cilët për atdheun dhanë jetën.Data 20 qershor do të shënojë mbylljen e këtij viti
akademik ku si traditë kemi festimin e tij në ambientet e jashtme të shkollës .
Punoi :Pabiola Dushi
Faqja 4
“Miss Lushnja 2014” Ilirjana Strumi
•
•
•
Më datë 26 Tetor 2014,
në Teatrin e Estradës
“Vace Zela” , u zhvillua ,
falë sponsorizimit të
RTSH, konkursi i bukurisë
“Miss Lushnja 2014”,në
të cilën fituese u shpall
nr4, nxënëse e shkollës
“18 Tetori”, Ilirjana
Strumi.
Nën kujdesin e moderatorëve Kiara Tito, Zhaklin Bano dhe Erion
Korini, si dhe producentit Luan Manahasa dhe Dj Enio Manahasa
, konkursi ishte një shfaqje e mbushur me emocione të cilat të
mbërthenin deri në castin e fundit. Gjatë shfaqjes vajzat që
konkuronin sfiluan në kostume të ndryshme,sipas stilit “Blue
Jeans” , “Bikini”, por edhe me fustanet e bardha të linjës
“Geraldina Sposa”. Përvec kësaj konkursi u bë më i bukur në
castin e sfilatës së fëmijëve të vegjël , dhe ne perfarmancën e
muzikantëve me firzamonika.
U shpërndanë cmime të ndryshme si “Miss Fotozhenia” , “Miss
Bikini” apo “Miss Eleganca” . Por pika kulminante arriti në
momentin kur “Miss Bukuria” u shpall Ilirjana Strumi, e cila do të
përfaqësojë qytetin e Lushnjes në konkursin e madh të “Miss
Shqipëria 2014”.
Punoi: Hosermando Myzeqari
Faqja 5
Cfarë po ndodh me
edukimin fizik ?
Lajme nga sporti
18 Tetori – Shkolla mekanike.
Ndeshja perfundon me rezultatin 20. fq.5
•
Me një vendim të marrë nga Ministria e Arsimit dhe
Shkencës është vendosur që lënda e edukimit fizik të
zhvillohet tri herë në javë. Për disa nga ne ky ishte një lajm
shumë i mirë ,por për disa të tjere jo . Nxënësit që janë
dakort me këtë vendim të marrë nga ministria pohojnë se
aktiviteti fizik në këtë moshë është më se i nevojshëm nga
të gjithë këndvështrimet . Prindërit dhe mësuesit e të gjitha
lëndëve e kuptojnë rëndësinë e këtij aktiviteti ,prandaj në
momentin që lajmi mori “jehonën” , ishin të parët që
diskutuan për këtë. Ky brez duhet të rritet I shëndetshëm
dhe aktiviteti fizik i largon nxënësit nga të gjitha veset . Ç
’mendim kanë nxënësit e shkollës sonë për të këtë vendim?
Për t’iu përgjigjur kësaj pyetje mjaftonte të pyesnim disa
nga nxënësit e shkollës.
Nxënësi 1 : Unë lëndën e edukimit fizik nuk e kam pëlqyer ndonjëherë pasi nuk kam pasur ndonjë
dhunti për ndonjë sport në vecanti dhe gjithëmon kam pasur frikën se mos do të bëj ndonjë lëvizje
të gabuar. Me shtimin e orëve të mësimit më ka lindur dëshira për të mësuar sportet e ndryshme
dhe nuk kam me frikë për lëvizjet e gabuara.
Nxënësi 2 : Mua më pëlqen fiskultura sidomos në orën kur luajmë voleiboll . Më pëlqen të luaj
volejboll ,por edhe kur e shikoj kënaqem jashtë mase , sepse më të vërtet është një nga ditët që
luhet bukur dhe loja të jep emocion. Unë jam dakort me këtë vendim.
Nxënësi 3 : Më vjen mirë që më në fund është menduar të krijohet një artikull I këtij lloji në
gazetën e shkollës sonë . Unë jam dakort që lënda e edukimit fizik të zhvillohet tri orë në javë , por
shkolla jone nuk i plotëson kushtet për zhvillimin e mësimit. Nxënësit nuk kanë dhome ku të
veshin rrobat e fikulturës dhe palestra nuk është në gjëngje të mirë . Më vjen mirë që ministria ka
menduar për orët edukimit fizik ,por duhet të mendojë edhe për kushtet e zhvillimit të saj .
Nxenesi 4 : Nuk jam dakort me vendimi e ministrisë së arsimit. Unë nuk dua që edukimi fizik të
zhvillohet tri herë në javë , madje do të më pëlqente që orët e edukimit fizik për shkollat e mesme
të reduktohej. Për mendimin tim nxënësit duhet të përqëndrohen më tepër të lendët shkencore dhe
shoqërore.
Pra ,sic e shihni ,pjesa më e madhe e nxënësve janë dakort më këtë vendim të ministrisë. Ne
shpresojme qe nëpërmjet këtij artikulli të ndërgjegjësojmë pjesën tjetër të bashkëmoshatarëve të
cilët nuk ia kanë kuptuar akoma rëndësin e kasaj lënde, duke ju kujtuar se “Sporti është shëndet
dhe shëndeti qëndron mbi gjithcka”.
Punoi:Eriolda Deda
Faqja 6
Investimet në shkollë dhe
projektet që e presin atë.
•
Shkolla “ 18 Tetori “ është një institucion
arsimor publik dhe si i tille ka nevojë për
një fond të vazhdueshëm. Për këtë vet
shkolla ka krijuar një fond të brendshëm i
cili mundëson plotësimin e nevojave dhe
kërkesave që ajo ka gjatë nje viti shkollor.
Ky fond realizohet nga shuma e parave që
mblidhen nga sekretaria e shkolles
nëpërmjet lëshimit të dëftesave apo
vërtetimeve të ndryshme që merren prej
saj .
Këto tre-katër vitet e fundit,në shkollë ka qenë një
periudhë rinovimi për të. Janë ndërmarrë disa
nisma,të nevojshme për godinën e shkollës të
zhvilluara e realizuara me sukses përgjate këtyre
viteve.Disa prej të nismave të përfunduara janë:
pajisja me të gjitha objektet dhe mjetet e
nevojshme në sallat e informatikës; zgjerimi i
hapësirave pushuese në ambjentet përreth
shkollës; rritja e sigurisë në shkollë përmes
rregullores strikte dhe investimeve në krijimin e
ambjenteve të qeta e të sigurta; më tepër investime
në mjediset e palestrës dhe sigurimi i mjeteve të
kërkuara për këtë hapësirë.
Në një intervistë të shkurtër për gazetën e shkollës z.Ylli Myftiu,drejtori
i saj, është shprehur se ende ka projekte që synohen të realizohen në
shkollë nga stafi drejtues dhe pjesëmarrës të tjerë.Si projekte që priten
të realizohen në vazhdim janë: plotesimi dhe sistemimi i laboratorëve
të shkollës ;krijimi i kushteve dhe hapësirave të nevojshme për
zhvillimin e aktiviteteve dhe festave që organizon shkolla dhe një sërë
ndryshimesh të tjera që do të rishikohen dhe analizohen në ditët në
vazhdim. Më tej,ai ka pohuar se pjesë e këtyre projekteve nuk ka qenë
vetëm bordi drejtues e mbikëqyrës i shkollës por njëkohësisht ka pasur
një ndihmesë të madhe dhe bashkëpunim nga nxënësit dhe mësuesit
gjithashtu. “Kjo e ka bërë më të lehtë dhe dinjitoze punën tonë”-është
shprehur ai.
Punuan:Aurora Muca,Belisa Haxhiu & Pineda Arapi
Faqja 7
AKTIVITETE TË NDRYSHME
JASHTËSHKOLLORE
Vizitë në degën e policisë Lushnje
Shëtitje në kodrat e qytetit
Festa e Halloween-it
Proverbangaegjithëbota
•
•
•
•
•
•
•
•
•
•
•
•
•
•
•
•
•
•
•
•
•
•
•
•
•
•
•
•
•
•
•
•
•
•
•
Ngarkesen e nje elefanti mund ta mbaje vetem nje elefant. INDUSTANE
Dy meter dhe barazojne gjithkend. ITALIANE
Djalli qesh kur nje hajdut vjedh hajdutin tjeter. FRANCEZE
Dituria eshte bukuria e te shemtuarit. Durimi eshte bukuria e sakatit.
Zoti ti jep arrat por nuk ti thyen. GJERMANE
Kush bie ne det do te kapej edhe pas gjarprit. TURKE
Pak vlejne syte nese mendja eshte e verber. ARABE
Njeriu ka dy veshe e nje goje per te degjuar me shume e per te folur me pak. GJERMANE
Kafshata e madhe te ze fytin. K.K
Me mire nje zog ne dorese njeqinde ne qiell. K.K
Shtat e hije,mend asnje fije. K.K
Mendimet jane si diamante,aq sa eshte zot te gjenden aq zor te punohen. S.F
Mesuesi te hap porten por Brenda duhet te futesh vete. KINEZE
E keqja eshte nje koder. Secili hipen mbi te veten e flet keq per ato te te tjereve.
AFRIKANE
Ngrohe gjarprin e ngrire e prit kur te te kafshoje. ARMENE
Ndergjegja e paster ben te bute jastekun. GJERMANE
Po qe uji mbi krye pak rendesi ka nese eshte nje apo njeqind pellembe. PERSIANE
Shtepia eshte e shkaterruar me themel I zoti do te lyeje sallonin. PERSIANE
Fol sa te duash per mjaltin,nuk embelsohet goja. TURKE
Jo gjithcka qe ndrit eshte ar. ANGLEZE
Po fjete me qenin do zgjohesh me pleshta. GREKE
Fshesa e vjeter I njeh mire qoshet e shtepise. IRLANDEZE
Tasi plot duhet mbajtur drejt. SKOCEZE
Vere ne vend see gjen dhe ne terr. K.K
Kur te te thone ngordhi ujku,atehere ruaji gomeret. K.K
Nuk ka shurdh me te madh se ai qe s’do te degjoje. ANGLEZE
Zjarri kur s’mund ta djeg dicka,e nxin. S.F
Mos I rri kaut para,mushkes prapa,imoralit fare prane,as para as prapa. S.F
Gomarin e Jezusit edhe ne Meke po e dergove,prap gomar do te kthehet. PERSIANE
Bretkosa qe s’ka pare deti I duket pusi I paane. JAPONEZE
Pasi mbytet anija te gjithe e dine si mund te shpetohej. ITALIANE
Te jesh I keq me te keqinjte,I mire me te miret.
Te jesh lule per lulet e ferre per ferrat. PERSIANE
Po pyete te uriturin sa bejne dy plus 2 -te pergjigjet kater panine. INDUSTANE
Mos I poshteroni njerezit e medhenj per nje a dy faje te tyre,sepse diamanti sado I prere
shtrember eshte me I vlefshem se nje gure I zakonshem,I prere ne formen me te
persosur.
Faqja 8

similar documents