Misioni Statistikor i ZKBDK (UNODC) në Kosovë Statistikat Ndërkombëtare: Avantazhet dhe Problemet Funksioni i grupeve ndërkombëtare & grupeve të tjera Statistikat ndërkombëtare për krimin dhe.

Report
Misioni Statistikor i ZKBDK
(UNODC) në Kosovë
Statistikat Ndërkombëtare:
Avantazhet dhe Problemet
Funksioni i grupeve ndërkombëtare
& grupeve të tjera
Statistikat ndërkombëtare për krimin dhe drejtësinë
kanë 3 role kryesore:
1. Udhëzime për mbledhjen e statistikave & trajnimi i
ofruar gjatë prezantimit & përdorimit të tyre
2. Kërkesa për statistika për krimin dhe drejtësinë i
dërgohet një autoriteti qëndror
3. Mbledhja e statistikave krahasuese lidhur me
çështje të ndryshme për krimin dhe drejtësinë
Kam mendimin se nevojat dhe burimet e vendit tuaj
duhet të shfrytëzojnë statistikat ndërkombëtare por
ato nuk duhet të pengojnë progresin tuaj.
Rëndësia e të dhënave të
krahasueshme
• Për t’i treguar qeverive se ku duhet ti
përqëndrojnë përpjekjet e tyre
• Mund të japin ide për reforma ligjore
• Për t’i treguar popullit se ku janë problemet e
drejtësisë penale për atë vend
• Për të treguar se cfarë duhet zhvilluar në
infrastrukturën statistikore (duke përfshirë
dhe publikimet)
• Mund të krahasohen burimet që përdoren për
drejtësinë penale
Problemet
• Vendet kanë sisteme të ndryshme ligjore
• Kanë sisteme të ndryshme statistikore, me
prioritete dhe burime të ndryshme
• Rregulla të detajuara për numërim bëjnë
ndryshimin në numrin e krimeve, çështjeve,
autorëve, fluksin e migracionit: Anglia ka një
numër të madh të incidenteve të dhunës.
• Statistikat krahasuese janë vetëm fillimi i një
hetimi krahasues
• Studimet e duhura kanë nevojë për më
shumë kërkime dhe krahasime ligjore
Iniciativat Statistikore të ZKBDK
• ZKBDK është Zyra e Kombeve të Bashkuara për
Drogën dhe Krimet, në Vjenë të Austrisë.
• ZKBDK siguron analiza për tendencat, politikat dhe
publikon e shpërndan të dhëna dhe informacione për
skenën globale të drogës dhe krimit.
• Informacione analitike rreth problemeve globale të
drogës dhe krimit i mundësojnë komunitetit
ndërkombëtar për të identifikuar prioritetet e kontrollit
për drogën dhe krimin.
• Ajo ka një numër iniciativash statistikore që mund të
shikohen shkurtimisht në faqen e tyre të internetit:
http://www.unodc.org/unodc/en/data-andanalysis/index.html
Standartet dhe rekomandimet e ZKBDK
për statistikat për krimin
ZKBDK ka publikuar tre manuale për përmirësimin e statistikave
për krimin dhe drejtësinë:
1.
2.
3.
Manual për zhvillimin e një sistemi të statistikave për drejtësinë
penale
Manual për kryerjen e anketimeve për viktimat e krimit (së
bashku me UNECE)
Manual për matjen e treguesve për drejtësinë penale për të mitur
(së bashku me UNICEF)
Secili nga këto është rezultat i kontributeve nga statisticienë ekspert
nga shumë vende, që kanë ndërmjet tyre shumë vite përvojë pune në
mbledhjen e të dhënave për statistikat për krimin dhe drejtësinë. Në
këtë mënyrë, ata përfaqësojnë njohuritë më të mira të mundshme se
si të masim mirë atë që po ndodh në fushën e krimit dhe drejtësisë.
Manual i ZKBDK për zhvillimin e një
sistemi të statistikave për drejtësinë
penale
Mund të shkarkohet në Anglisht (161 faqe) ose Frengjisht nga
http://unstats.un.org/unsd/publication/SeriesF/SeriesF_89E.pdf
Ai përmban seksione si:
•
Qëllimet dhe kërkesat e statistikave për drejtësinë penale
•
Modelet e Organizimit
•
Fusha e veprimit dhe përmbajtja
•
Mbledhja e të dhënave
•
Përpunimi i statistikave
•
Analizimi, vlerësimi dhe shpërndarja e statistikave
•
Funksioni i sondazheve për viktimizimin
•
Mbledhja e të dhënave ndërkombëtare/International collections
Ky është një dokument me vlerë si referencë dhe ofron shumë ide për një
praktikë të mirë. Megjithatë, nuk adreson probleme të rëndësishme se si
të zhvillojmë një sistem statistikor për krimet dhe drejtësinë në kushtet e
mungesës burimeve financiare
Manuali i ZKBDK për Sondazhet mbi
viktimizimin ndaj krimit
Versioni më i fundit (231 faqe) gjendet në Anglisht dhe Frengjisht në
http://www.unodc.org/documents/data-and-analysis/Crimestatistics/Manual_on_Victimization_surveys_2009_web.pdf
Përmban seksionet e mëposhtme:
1.
Hyrje për sondazhet/anketimet
2.
Planifikim i një sondazhi për viktimizimin ndaj krimit
3.
Çështje të Metodologjisë
4.
Numërimi i veprave penale dhe viktimave/të dëmtuarve
5.
Hartimi i Pyetësorit
6.
Intervista
7.
Përpunimi i të dhënave, vlerësimi dhe analizimi
8.
Çështje Etike
9.
Mbledhja e të dhënave dhe dokumentimi
10. Vlerësimi i sondazheve të përfunduara
Ai përmban gjithashtu sondazhe për biznesin dhe çështje të korrupsionit
Puna Statistikore e KB në
Rajone të Veçanta
• ZKBDK menaxhon nje program të CARDS-it për të
ndihmuar vendet në tranzicion në Evropën JL për të
përmirësuar statistikat e tyre mbi krimin dhe drejtësinë
• Programi mbulon vendet si Serbia, Kosova, Bosnia &
Hercegovina, Shqipëria, Mali i Zi
• Më shumë detaje mund të gjenden në faqen e Internetit
të ZOKBDK
http://www.unodc.org/southeasterneurope/en/cardsphase-1.html
• Së pari, u krye studimi se për çfarë kishte nevojë.
Pastaj u përgatitën udhëzimet. Së fundmi, po ofrohet
trajnimi në çdo vend nga specialistë të statistikës.
• ZKBDK drejton një program te quajtur “Të dhëna per
Afrikën” duke ofruar trajnime statistikore, grante për
sondazhe dhe udhëzime
Banka Botërore –
Përmbledhje e SPSHDH
1.
2.
3.
4.
5.
Që nga 2004 - 2010 Banka Boterore menaxhon një program për
vendet anglisht-folëse të Afrikës, i quajtur “Sistem i
përgjithshëm për shpërndarjen e të dhënave (SPSHDH), pjesë
e së cilësh janë krimet, drejtësia dhe siguria.
Ky program përfshinte workshope, vizita nga staticienë dhe
specialistë të informatikës, raporte për progresin dhe
rekomandime për të ardhmen.
Qëllimi ishte për të përmirësuar mbledhjen, prezantimin dhe
përdorimin e statistikave mbi krimin dhe drejtësinë.
Kenia, Mauritania, Seichelles dhe Tanzania
Një përmbledhje e konluzioneve përfundimtare te këtij
programi mund të gjenden në faqen e internetit:
http://siteresources.worldbank.org/SCBEXTERNAL/Resources/
REPORT_Justice_Security_Closing_workshop.pdf
Produktet e SPSHDH
•
•
SPSHDH faza II, prodhoi një numër të madh materialesh, që
përfshinin raporte për situatën statistikore në secilin vend:
Kenia, Mauritania, Seychelles dhe Tanzania, si dhe të
Namibisë, e cila e plotësoi pjesërisht programin.
Ka gjithashtu raporte të workshopeve dhe materiale të tjera
me vlerë per vendet që janë të interesuar për të zhvilluar
punën e tyre me statistikat për krimet dhe drejtsinë. Të gjitha
këto materiale mund të gjenden në faqen e BB si:
http://web.worldbank.org/wBSITE/EXTERNAL/DATAST
ATISTICS/SCBEXTERNAL/0,,contentMDK:21723005~pa
gePK:229544~piPK:229605~theSitePK:239427,00.html
Marrëveshjet Dypalëshe
• Këto përfshijnë ato marreveshje kur një vend ndihmon
një vend tjetër për të zhvilluar statistikat e tij
• MB është duke ndihmuar Abu Dabin, një vend shumë i
pasur i Gjirit, për të zhvilluar statistikat për krimin dhe
drejtësinë.
• Abu Dabi ka një një infrastukturë moderne të IT por nuk
ka traditë në mbledhjen e statistikave ose në
përdorimin e tyre për politikë-bërje ose për operacione.
• Krimi është një veçori i një situate të pazakontë
demografike (85% e popullatës janë jo-shtetas)
• Projekti është i lokalizuar brenda një ambjenti trajnimi
të përgjithshëm për policinë.
Kërkesat për statistika për krimin nga
agjenci ndërkombëtare dhe të tjera
Organizatat kryesore që kërkojnë, herë pas here, të dhëna mbi
krimin dhe drejtësinë janë:
1.
2.
3.
4.
Sondazhi i KB për Tendencat e Krimit, i cili kryet çdo vit dhe
tani zhvillohet për të 11-tën herë.
Mbledhja e të Dhënave për mbi 40+ vende të Evropës nga ekipi
që prodhon Permbledhjen Dokumentare Statistikore
Evropiane për Krimin dhe Drejtësinë. Ky përgatitet çdo 3/4 vjet
dhe është tani në radhën e 4.
Mbledhja e të dhënave për viktimizimin nëpërmjet sondazheve
ndërkombëtare për Viktimizimin ndaj Krimit. Kjo është bërë 4
herë në periudha të ndryshme që nga 1990.
Eurostati mbledh të dhëna mbi statistikat e policisë për krimin
dhe statistikat për burgjet.
Në vijim do t’i trajtojmë sa më sipër me hollësi.
Sondazhi i KB per Tendencat e
Krimit
• Mbledh të dhëna për incidentet kriminale të raportuara
dhe funksionimin e drejtësisë penale
• Një pyetësorë në EXCEL i dërgohet secilit vend duke
kërkuar informacione për krimin, policinë,
prokurorinë, gjykatat, shërbimin e provës dhe burgjet.
• Kopje të pyetësorit për herën e 11 të sondazhit mund
të gjenden në : http://www.unodc.org/unodc/en/dataand-analysis/crime_survey_eleventh.html
• Pjesa themelore e pyetësorit gjendet në 11 fletë (7 për
policinë, 1 prokurorinë, 1 gjykatat, 2 burgjet)
• 4 fletë përsëriten çdo 3 vjet për Trafikimin,
korrupsionin dhe dënimin. Ka edhe një fletë për
trafikimin e veprave të kulturës.
Përmbledhje Dokumentare Evropiane
per Statistikat mbi Krimin e Drejtësinë
Penale
• Permbledhja përfshin të dhëna për krimin dhe
drejtësinë për 40-45 vende, duke përfshirë BE dhe
vendet e Evropës JL.
• Ai gjithashtu përmban shpjegime për përkufizimet dhe
procedurat statistikore të cilat qartësojnë statistikat e
përfshira në raport.
• Një pyetësor hartohet në Anglisht/Frengjisht dhe i
dërgohet një pike korresponduese në secilin vend
Evropian: zakonisht i lidhur me ministritë e drejtësisë
dhe jo me Zyrat Statistikore.
• Detajet për metodologjinë dhe mbledhjen e të dhënave
mund ti gjeni në: http://www.europeansourcebook.org/
Sondazhi Ndërkombëtar për
Viktimizimin ndaj Krimit (SNVK)
• SNVK është një sondazh për viktimizimin në vende të ndryshme.
Eshtë më pak formal se shumë sondazhe të tjera dhe duket se
kryhet nga një grup i specializuar në mbledhjen e të dhenave me
anketim kryesisht nga vendet e Evropës Veriore.
• Megjithatë, vende nga e gjithë bota kanë marrë pjesë në varësi të
burimeve të tyre.
• Hartohet një pyetësor që mund të përdoret nga të gjitha shtetet
pjesëmarrëse në sondazh: metodologjia përshkruhet, megjithëse
jo të gjitha vendet i përmbahen rigorozisht metodologjisë.
• Vendet kërkohen që të anketojnë relativisht një numër të vogël
viktimash potencialë, ndoshta 1,000+ për të treguar përvojën e
tyre mbi krimin gjatë 12 muajve të fundit.
SNVK (Vazhdim)
Detajet për sondazhin e fundit, e cila ishte e pesta, mund ti gjeni në
http://english.wodc.nl/onderzoeksdatabase/icvs-2005survey.aspx?cp=45&cs=6796
Mbulohen viktimizimet e mëposhtme:
1. Çdo krim i zakonshëm
2. Krimet e lidhura me mjetet motorike
3. Vjedhje me thyerje dhe të tjera vjedhje
4. Krimet kundër personit (dhuna, dhuna seksuale, grabitja)
5. Krime jo-konvencionale
Tendencat dhe krahasimet me krimet e regjistruara mbulohen gjithashtu
siç mbulohen edhe çështjet te metodologjisë. Publikohet informacion
edhe për
1. Friken ndaj krimit
2. Masat e sigurisë
3. Qëndrimin e Publikut për zbatimin e ligjit
Mledhja e të dhënave nga
EuroStat-i
• Të dhëna të mbledhura nga specialistë të statistikës
të caktuar nga Drejtoritë e Statistikave Sociale
(kryesisht nga Zyrat Statistikore Kombëtare)
Mbulimi
• BE-27:
• Vendet Kandidate/potenciale:
– Shqipëria, Bosnja, ME, RS, XZ
• Zona Evropiane e Tregtise se Lire/ Zona Ekonomike
Evropiane (EFTA/EEA): Islanda, LI, Norvegjia, Zvicra
Australia, Kanadaja, Japonia, Zelanda e Re, Federata
Ruse, SHBA, Afrika e Jugut
Detaje të Mbledhjes
• Të dhënat kërkohen nga specialistët
kombëtarë çdo vit në nëntor
• Të dhënat mblidhen për vitin kalendarik
paraardhës
• Afati për dërgim - 1 muaj
• Të dhënat janë të disponueshme brenda
dy muajsh që mblidhen
• Raporti publikohet 2 muaj mbas afatit
Përkufizimet e EuroStat-it për
llojet e krimeve
•
•
•
•
Krime Totale: Shkelje të rënda të kodit penal. Vepra penale më të lehta
(kundravajtjet) zakonisht përjashtohen.
Vrasje: Vrasje me dashje e një personi, duke përfshirë vrasjen nga
pakujdesia, euthnazia dhe vrasja e foshnjeve. Vdekja si pasoje drejtimit
te pakujdesshëm te automjetit, si dhe abortet dhe dhënia ndihme për të
kryer vetvrasje përjashtohen. Vrasje e mbetur në tentativë përjashtohet
gjithashtu. Në ndryshim nga veprat e tjera penale, njësia matëse për
vrasjet është viktima.
Krime dhune/sulm fizike: dhunë kundër personit (dhunë fizike), vjedhje
me dhunë ose me kërcënim dhune) dhe veprat penale seksuale (duke
përfshirë përdhunimin dhe dhunën seksuale).
Vjedhje me dhunë: Vjedhja e një personi duke përdorur forcë ose me
kërcënim force, duke përfshirë rrëmbimin e çantave dhe vjedhje me
dhunë. Vjedhja e xhepave, dhe kërcënimi ose shantazhi për dorëzimin e
pasurisë përgjithësisht nuk janë të përfshira.
Përkufizimet e EuroStat-it për
llojet e krimeve II
• Vjedhje me thyerje: Hyrja në një banesë duke përdorur
forcë për të vjedhur sende.
• Vjedhja e mjeteve motorike: Përfshin të gjitha mjetet
tokësore me motor që punojnë në tokë dhe që
përdoren për të mbajtur njerëz (duke përfshirë
makinat, motoçikletat, autobuzët, kamionët, dhe
automjetet e ndërtimit dhe bujqësorë)
• Trafikimi i lëndëve narkotike: Posedim i paligjshëm,
kultivimi, prodhimi, furnizimi, transportimi, importimi,
eksportimi, financimi etj, i operacioneve për lëndët
narkotike, jo vetëm ato që lidhen me përdorim vetjak.
Të dhëna të tjera që mblidhen
nga Eurostat-i
• Numri i oficerëve të policisë: Të gjitha gradat e oficerëve të
policisë përfshirë policinë kriminale, të trafikut, të kufirit,
xhandarmarinë, policine me uniformë, rojet e qytetit, policine
bashkiake. Nuk përfshin personelin civil, punonjësit e doganës të
tatimeve, policinë ushtarake dhe policinë e shërbimit sekret,
oficerë me kohë të pjesshme, punonjës policie në rezervë për
detyra të veçanta, kadetët, dhe policine e gjykatave.
• Numri i të Burgosurve: Numri total i të burgosurve të rritur dhe të
mitur (duke përfshirë edhe ata në paraburgim) deri në 1 shtator.
Duke përfshirë edhe autorët që mbahen në ambjentet e
Administratës së Burgjeve, ambjente të tjera, institucionet për të
mitur, institucione për personat me varësi ndaj drogës, dhe në
spitale psikitrike ose të tjera. Përjashtohen të burgosur jo
kriminalë që mbahen për qëllime administrative (p.sh. njerëz që
mbahen deri në përfundim të hetimit të statusit të tyre të
imigracionit).
Mbledhja e Statistikave të
krahasueshme ndërkombëtarisht
Një sërë pyetjesh vazhdimisht lidhen me se si duket një vend
i caktuar në krahasim me një vend tjetër në fushën e
drejtësisë dhe krimit:
1.
2.
3.
4.
5.
6.
Është numri i vrasjeve më i lartë?
Sa vjedhje me dhunë janë kryer?
Sa përdhunime kanë ndodhur?
Sa i shtrirë është korrupsioni?
A ka mfjaftueshëm punonjës policie në një vend të caktuar?
Sa njerëz ka në burgje?
Në vijim do të përmblidhen të dhënat që rregullisht janë në
përdorim të qeverive, biznesmenëve, dhe organizatave
ndërkombëtare.
Përmbledhje Botërore e Burgjeve
Përmbledhja Botërore e Burgjeve është iniciativa e një
institucioni
akademik, Qendra Ndërkombëtare për Studimin e Burgjeve, të
Universitetit të Londrës në Angli.
• Materiali mund të gjendet në faqen e internetit të
Përmbledhjes:
http://www.kcl.ac.uk/depsta/law/research/icps/worldbrief/
• Informacioni sigurohet për treguesit kryesorë të burgjeve
nga kontaktet, kryesisht nga shërbimet penitenciare të
vendeve.
• Të dhënat paraqiten në mënyrë të thjeshtë, kështu që
kuptohen lehtë. Rezultati tipik për një vend mund të
gjendet (për Tanzaninë) në:
http://www.kcl.ac.uk/depsta/law/research/icps/worldbrief/w
pb_country.php?country=48
• Materiali ka mbulim shumë të gjërë gjeografik ku pothuajse
çdo vend në botë i përgjigjet pyetjeve.
Sondazhi i KB për Tendencat e
Krimit
• Mbledhja e këtyre të dhënave u përmend në Faqet 16
dhe 17. Materiali publikohet në EXCEL për çdo herë
të sondazhit:
http://www.unodc.org/unodc/en/data-andanalysis/crimedata.html
• Jo të gjithë vendet i përgjigjen pyetësorit kështu që
rezultatet janë me përzgjedhje. Megjithatë, për ato
vende që përgjigjen të dhënat gjenden lehtë, ndërsa
vendet që nuk përgjigjen identifikohen.
• Përgatiten me raste raporte kërkimore në një format
më të lexueshëm p.sh., shiko Raportin Global mbi
Krimin dhe Drejtësinë në:
http://www.uncjin.org/Special/GlobalReport.html
Publikime të ZKBDK
Ka katër publikime seri të ZKBDK për statistikat dhe çështje të
lidhura me to:
1.
Seritë e sondazheve te viktimizimit ndaj krimit që janë kryer
për disa vende Afrikane. Mund të shkarkohen falas nga:
http://www.unodc.org/unodc/en/data-and-analysis/Data-forAfrica-publications.html
2.
Studime specifike për drogat dhe krimin të cilat mund të
shkarkohen falas nga http://www.unodc.org/unodc/en/dataand-analysis/Studies-on-Drugs-andCrime.html?ref=menuside
3.
Një bazë të dhënash e plotë për drogat e sekuestruara në
vendet raportuese që mund të shkarkohet falas nga:
http://www.unodc.org/unodc/en/data-and-analysis/ResearchDatabase.html?ref=menuside
4.
Studime mbi çështje globale të krimit: p.sh., raporti i fundit
mbi krimin e organizuar global që mund të shkarkohet falas
nga:
http://www.unodc.org/unodc/en/frontpage/2010/June/internati
onal-criminal-markets-have-become-major-centres-of-powerunodc-report-shows.html?ref=fs0
Publikimet e Eurostat-it
• Një buletin vjetor mbi Statistikat Evropiane të krimit
në:
http://epp.eurostat.ec.europa.eu/cache/ITY_OFFPUB/
KS-SF-08-019/EN/KS-SF-08-019-EN.PDF
Të dhënat për Vrasjet në
vendet e Evropës JL

similar documents