Loja dhe Rolet Gjinore

Report
Loja dhe Rolet Gjinore
Edona Berisha Kida
Dallimet gjinore ne loje
• Djemtë zënë më tepër hapësirë në fushën e lojës.
• Vajzat kanë tendencë të mblidhen në grupe në hapësira më
të vogla .
• Lojërat e fëmijëve në fushën e lojës janë më të ashpra dhe
përfshijnë më tepër vrapime
• Kur vajzat luajnë me bloqe ato kanë më tepër tendencë të
ndërtojnë struktura të ulta.
• Strulturat e djemve të ndërtuara me blloqe janë të larta dhe
kanë tendencyë të përmbysen .
Dallimet gjinore ne loje
• Djemtë duket se iu pëlqejnë më tepër tregimet
avantureske, por vajzat pëlqejnë tregimet që
orientohen drejt ndjenjave të personazheve .
•Shpeshherë vajzat dhe djemtë zgjedhin si
shokë fëmijët e të njejtës gjini.
• Vajzat janë më të afta në kominikim verbal
përderisa djemtë kanë më tepër aftësi në të
menduarin dhe perceptimin e hapësirës.
Si te evitohen stereotipet gjinore
• Vëzhgo sjelljen tënde si edukatore në shumë situate (Si
i menaxhon emocionet e tuaja në rastet kur fëmija
qan? A i trajtoni vajzat dhe djemtë në mënyrë të
njejtë?)
• Të njohësh aftësitë e secilit fëmijë pa marrë parasysh a
është vajzë apo djalë. Inkurajo vetë- efikasitetin e
fëmijëve pa marrë parasysh se për çfarë aktiviteti ata
janë zgjedhur ( a u është terhequr vëmendje si vajzave
ashtu edhe djemve që të qëndrojnë ulur në heshtje?) A
janë njohur sikurse vajzat ashtu edhe djemtë me lojërat
që kanë të bëjnë me mbajtjen e shtëpise, përgatitjen
në kuzhine etj?
• Promovo barazinë gjinore duke inkurajuar
djemtë dhe vajzat të kyqen në aktivitete të
përbashkëta. (Inkurajo të dyja gjinitë të
ndërtojnë me blloqe si dhe të angazhoghhen
me punën e dorës p.sh qepin)
• Shmang gjuhën e cila kufizon njërën gjini të
merr pjesë në ndonjë aktivitet. P.Sh mos
thuani” ky aktivitet i cili pëlqehet më shumë
nga vazjat…apo kjo lojë të cilën e luajnë vetëm
djemtë etj. Fëmijët mësojnë se çfarë pritet
prej tyre nga gjuha që e përdorin të tjerët.
• Kur zgjedh librat për fëmijë pëpiqu që gjinia e
personazheve të jetë në nivel balance. Zgjedh
tregimet me heronjë femra dhe meshkuj.
• Sfido supozimet e pasakta. Kur fëmijët thonë “
Ngjyra e kuqe është ngjyrë e vajzave” ose “ Vetëm
djemtë mund të luajnë basketboll” ata janë duke
përdorur vëzhgimet e tyre në përpjekje për të
kuptuar botën rreth tyre. Mund të përgjigjeni: “
Edhe vajzat luajnë basketboll: dhe “ “Edhe djemtë
vishen me të kuqe” dhe trego fakte të ndryshme
p.sh: foto të lojatereve të basketbollit, foto të
djemve të veshur me ngjyrë të kuqe etj.
• Involvo edhe vajzat në lojërat e ndryshme me top
të cilat poashtu ndihmojnë në zhvillimin motorik
të tyre.
• Ndonjëherë djemtë e zhurmshëm kanë tendencyë
të dominojnë me grupin prandaj ndihmo në
organizimin e grupeve ku vajzat janë udhëheqëse
• Përdor aparatin fotografik për të bërë fotografi të
fëmijëve gjatë aktiviteteve të tyre. Tregoju
fotografitë fëmijëve. Kjo i bën të ndihen mire për
të arriturat sidomos vajzat.
• Djemtë dujhet të mësohen të kontaktojnë
fizikisht njëri me tjetrin, jo nëpërmejt shtyrjeve
dhe goditjeve por në mënyrë më të butë dhe
shoqërore.
Loja dhe Diversiteti
• Cfare eshte diversiteti?
• Rendesia e diversitetit?
• Një mënyrë e përshtatshme në të cilin
paraqitet diversiteti kulturor në grup është
nëpërmjet imazheve që prezantohen çdo ditë.
• Kukullat dhe lodrat e tjera që u paraqiten
fëmijëve ose familjeve të tyre paraqesin “njerëz”
nga etni, gjini dhe mosha të ndryshme.
• Tablotë e vendosura për dekorim, festa ose si
pjesë e fushave të tjera kurrikulare mund të
përfshijnë variante nga tradita në mënyrë që të
demonstrohet një shkallë e gjerë zgjedhjesh.
• Leximet përzgjidhen për të reflektuar pasurinë
etnike dhe kulturore.
• Fëmijët dëgjojnë muzikë nga gjithë bota dhe
këndojnë këngë në gjuhë të ndryshme.
• Fëmijët mund të përdorin objekte, para ose lodra
që ju dhurohen nga të afërmit e tyre që
udhëtojnë në vende të ndryshme.
• Festa e pranverës, viti i ri kinez dhe festivale të
tjera kulturore mund të jenë pjesë e dijes së
fëmijëve. Nuk janë pushimet verore ose
dimërore vetëm një aspekt i përvojës
kulturore; mësuesit duhet të sigurojnë që
trajtimi shumëkulturor nuk ndodh në izolim,
por vazhdon gjatë gjithë vitit në kurrikulën e
shkencave sociale.
• Fëmijët edhpse nuk kuptojne ndryshimet mund
t’i pranojne dhe te jenë tolerantë ndaj tyre.
• Fëmijët nuk paragjykojnë dhe nuk e veçojnë njëritjetrin bazuar në ndryshimet që çdonjëri prej tyre
paraqet.
• Ata mbështesin dhe ndihmojnë pa kushte shokun
që ka nevojë dhe rrinë e luajnë së bashku
pavarësisht nëse mund të jenë të ndryshëm për
nga origjina, ngjyra e lëkurës, niveli i aftësive,
pamja fizike etj.
• Meqenëse fëmijët imitojnë sjelljet e të rriturve,
mësuesit duhet të jenë të kujdesshëm që të mos
ekspozojnë qëndrime diskriminuese ndaj
dallimeve midis individëve të grupit.
Edukimi dhe Stereotipet
• Stereotipet krijohen në mënyrë të natyrshme
tek fëmijët krahas zhvillimit të proceseve të
tyre të të menduarit.
• Stereotipet paraqesin një mënyrë e
kategorizimit apo tipizimit të njerëzve p.sh:
vajzat janë të paafta” apo “ fëmijëet e races jë
të bardhë nuk janë të mencur”
• Sipas teorisë kognitive të Piazhesë fëmijët e
moshës 3-7 gjenden në stadin
paraoperacional të të menduarit ku ata
kryesisht fokusohen në atë që e shohin.
• Në këtë mënyrë fëmijët e fazave te hereshme
te shkollimit kanë më tepër gjasë të krijojnë
stereotype në bazë të karakteristikave të
dukshme, materialeve që posedohen nga të
tjerët apo preferencat (p.sh i pëlqejnë, nuk i
pëlqejnë).
Ndihma e mesuesit
• Mësuesit mund ta zvogëlojnë diskriminimin në
disa mënyra.
• Ata mund të fillojnë nga vetëdija dhe vëzhgimi
për vetë sjelljen e tyre.
• Te mesuarit social-Bandura.
• Dhenia e pergjigjeve dhe kujdesi ne menyren e
dhenies se pergjigjeve.

similar documents